Ministri grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti.
Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.
“Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t’ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale.
Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t’i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta.
Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të marrim vendime në dobi të vendeve tona, integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve, jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë.
Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët.
Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit, diskutuam edhe për urën. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet”, tha Dendias.
LIGJI I LUFTËS 80 VJET
Grekët në një të ardhme do ta heqin
Loja e krekve integrimi i shqipris ne europ por europes i intereson qe shqipria trohet te coptohe kjo esht europa edhe greqia loje pa fund kundra shqipris.
Ligji i luftes jo vetem nuk duhet hequr me beqirat turkoshqipfoles por duhet te ndertohet edhe nje tel me gjemba…….
kur merr premtimin e grekut dmth qe ta ka bere gropen te biesh brenda???
greket do fusin shqiperine ne BE? ata rrezik te nxjerrin per vete!!!
Ka nje shprehje bota anglo-saksone:
Beware of Greeks bearing gifts
(ki kujdes nga greke qe sjellin dhurata).