Gazetari: Gati të dëshmoj në SPAK për skandalin e Ilir Metës, kërcënimi ndaj meje mesazh për gazetarët

20 Tetor 2020, 13:44Politika TEMA

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se është gati të bashkëpunojë dhe të dëshmojë në SPAK për skandali i Presidentit Ilir Meta, me dhënien e nënshtetësive. “Shkelja është flagrante. Është dhunuar Kushtetuta, ligji për shtetësinë dhe është injoruar siguria kombëtare. Nuk e kuptoj se çfarë provash te tjera prek SPAK për ta nisur hetimet.

Jam gati te dëshmoj për SPAK për skandalin e Ilir Metës për shtetësinë. Nuk mund të kalojmë më skandale të tilla si më parë. Ka arsye të forta pse ka shkelur ligjin: E ka bërë për qoka, ndere klienteliste, pazare financiare, e ka bërë për vota apo për t’u dukur hero, kjo mbetet për t’u parë”, tha gazetari.

Doçi paralajmëroi publikimin e fakteve të tjera reja që rëndojnë pozitat e Presidentit. “Në vijim do të publikoj fakte të reja që komprometojnë rëndë pozitat e Ilir Metës dhe sipas mendimit tim e veshin me përgjegjësi penale. Do sjellim praktikën se si kanë vepruar Presidentët e tjerë me dhënien e nënshtetësive. Nëse ata kanë vepruar si Meta, Meta është i justifikuar. Nëse ata kanë zbatuar ligjin, që do të thotë se shtetësitë e veçanta i kanë dhënë me propozim të institucioneve shtetërore, Meta duhet të japë llogari për shkeljen e ligjit”, tha ai.

Gazetari komentoi edhe kërcënimet e Presidentit Meta, i cili ka thënë se do ta fusë në burg dhe do hakmerret. “Mesazhi kërcënues, duke u marrë më familjarë të tim, nuk ishte për mua. Mesazhi ishte për çdo gazetar në Shqipëri, që të mos guxojë të investigojë veprimtarinë e Ilir Metës si President”.

Gazetari shpjegoi procedurën e fitimit të nënshtetësisë shqiptare dhe shkeljen e Presidenti.

“Shtetësia shqiptare fitohet në dy mënyra:

1. Kur plotëson kushtet që janë; të kesh banuar jo më pak 5 vite në Shqipëri, të kesh banesë, të mos jesh dënuar dhe të mos përbësh rrezik për sigurinë kombëtare. Të kesh njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe. Bëhet aplikimi në polici. Ministria e Brendshme përgatit dosjen për 6 muaj, bën verifikime. Ky afat mund të shtohet. Ia çon Presidentit, i cili ka 3 muaj kohë. Më pas merret vendimi. Procedura normale zgjat një vit.

2. Në raste shumë të veçanta. Kur je personalitet dhe Shqipëria ka interes madhor në fushën e kulturës, shkencës, ekonomisë etj. Por, edhe në këta rast duhet plotësuar kushti i sigurisë kombëtare, që do të thotë se duhet të kryhen verifikime nga institucionet që kanë kapacitetet e duhura. Rastet e veçanta parashikohen në pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë.

Nisa një investigim bazuar në disa dyshime. Së pari ishin fshirë dekretet për dhënien e nënshtetësisë në faqen e Presidencës. Së dyti, në tetor u botuar në Fletoren Zyrtare një dekret për dhënien e nënshtetësisë futbollistit afrikan Kubina. Ky person e ka marrë nënshtetësinë brenda disa orëve, akt i paprecedentë dhe skandaloz.

Në emër të interesit kombëtar u ka dhenë shtetësinë 419 si përjashtim nga ligji. Nga Ministria e Brendshme ka një sinjalizim se janë mbi 817. Ne kemi dokumentuar 429 raste.

Në listën e gjatë të emrave që Ilir Meta i ka pajisur me nënshtetësi në bazë të pikës 7 të nenit 9 të ligjit, ka disa personalitete shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia që e meritojnë nënshtetësinë dhe justifikohet zbatimi i kësaj pike.

90 % janë, këngëtarë tallavaje, vrasës, njerëz të botës së krimit dhe korrupsionit, manipulues votash, vrojtues shpendësh, sekretare pushtetarësh, gjyqtarë dhe njerëz anonimë. Këta janë pajisur me nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, si familjarë dëshmorësh dhe të shquar”.

Doçi tha se Meta bllokoi sa mundi ligjin e ri, për të vijuar qokat me nënshtetësinë.

“Bllokoi sa mundi ligjin e ri, duke me kthyer me dekret, pasi kishte hallin e pikës 7. Ligji i ri parashikon që në rastet të veçanta kërkuesit e nënshtetësisë do verifikohen nga një strukturë e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Meta nuk e do verifikimin nga ministria”.(Shqiptarja.com)

32 komente në “Gazetari: Gati të dëshmoj në SPAK për skandalin e Ilir Metës, kërcënimi ndaj meje mesazh për gazetarët”

  1. asd says:

    Spak duhet pushuar nga puna dhe i gjithe zinxhiri te rreshtohen per veting per verifikim te figures profesionale.

  2. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    ADRIATIK DOÇI èshtè SUPER GAZETAR !! RESPEKTE pa fund pèr INVESTIGIMIN dhe PUNÈN e palodhur qè bèn i NDERUARI ADRIATIK DOÇI . TÈ FALENDEROJ pa fund ADRIATIK dhe MOS JU NDAJ Like HAJDUTIT , KUSARIT dhe KILLERIT nga Çepani i HAJDUTÈVE dhe PLAÇKITÈSVE

  3. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    ADRIATIK DOÇI èshtè SUPER GAZETAR !! RESPEKTE pa fund pèr INVESTIGIMIN dhe PUNÈN e palodhur qè bèn i NDERUARI ADRIATIK DOÇI . TÈ FALENDEROJ pa fund ADRIATIK dhe MOS JU NDAJ Like HAJDUTIT , KUSARIT dhe KILLERIT nga Çepani i HAJDUTÈVE dhe PLAÇKITÈSVE . ⚖⚖⚖⚖???

  4. Like Floriri says:

    Mos e rruni per te,po cdo gje e denonconi me ze figure shkrim,se ky moster nuk eshte aq trim sa duket,se nuk ka as paraqitje per trim dhe se njeh njeri per trim,po per maskaralleqe dh pabesi,ku heroi i kushtetutes,eshte njeriu me me damke ne kete vend,ky ben si trim dhe kujton se frikson kend,se sic duket dosja e tij per krime dhe korrupsion do jete nder te parat dhe hakrrimi qe i ben ambasadorve,nga ky shkak eshte

  5. Agim says:

    Kete lloj kafshe qe ka terbuar do ta shikojm po te drejtesi ka per tu mbytur vet nga zinxhirat qe po ngatarrohen.

  6. qazim says:

    Respekte gazetar,eshte kohe e keqe por e drejta te nderon.

  7. Ela says:

    Zoti Doci respekte jemi me ty, besoj se 80% e shqipetareve jane me ty

  8. ttt says:

    Nuk e kuptoj pse ende nuk po vepron ky SPAKU apo ende nuk ka dal nga veza apo mos o zot edhe ky eshte sozi e sistemitv te vje3ter te drejtesise
    Shqiperia nuk eshte Afrike
    Nese themi qe po bejme reforme ne drejtesi duhet te kish filluar me kohe goditja e krimit perndryshe ………….DALLENDYSHE-KTHEHU ATY KU ISHE…………………….

  9. Daja says:

    Gazetar Doci ne Te lumte zoti bekofte qytetar.

  10. MJERIMI says:

    Nuk e kuptoj a egziston SPAKU apo akoma eshte ne veze
    Shqiptaret jane popull europian qe ndonese jane te neperkembur e pa krahe por per budallenj nuk i ka njohur kurre historia.
    Egziston nje fare frike se mos o zot-edhe SPAKU ecen ne gjurmet e drejtesise se vjeter te superkorruptuar. Atehere me mire te fillojme ate kengen–DALLENDYSHE KTHEHU KU ISHJE……….
    Amerika e Gjermani duhet ta dijne se SPAKU NUK DO TE FUNKSIONOJE KURRE NESE FORMOHET ME GJYQTARE SHQIPTARE. sepse edhe ato qe kaluan vetingun te njejten corbe kane ngrene si ata qe u perjashtuan.Mos beni sikur nuk e dini sepse ju jeni autoret e formimit te SPAKU-t por PATJETER duhet te jeni dhe egzekutoret e tij.Perndryshe ne shqipot i themi-ME KA DERGUAR NENA ME LA GOJEN………….

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte hajdut I thekur por qeverrise dhe shtetit u kane rene breket..

  12. kujdes says:

    Lapidar i shqiptarise , Adriatiku kalter ! Shpetoni Shqiperine se ne ca ikem me kembe dhe e lame vetem ate vend; na mbyti krimi mostrual i Sali Berishes dhe Ilir Metes. SPAK TI PERGJIGJET URGJENCES KOMBTARE PER SHPETIM KA KATRHURA E iLIR METES QE KA ZEVENDESUAR SALI BERISHEN sHQIPTARET JANE GJALLE.

  13. kastro says:

    Ai zagar te ka perfolur mbiemrin ne kuptimin pezhorativ,gje qe e nxjerr dhe nje here si person halabak,si turpi i Kombit!Nje njeri i degraduar,qe ka dale jashte rruge dhe do te terheqe dhe fatet e vendit,pas tij.I je futur nje beteje,qe me mbeshtetjen publike do ta fitosh.Por nuk le shije te mire mungesa e gazetareve,ne mbeshtetjen tende,per kercenimet e qoftelargut me 11.5 WC.

  14. drita says:

    RESPEKTE PER KURAJON E KETIJ GAZETARI,BRAVOOO!

  15. Baca-Bajram says:

    O Doc ty te lumt tyta e pushkes por kujt po ja thua, se s’te shtanat e tua nuk i shkojn per shtat politikarve, dhe ka shume qe s’duan me i ndigjue.Atyre s’u leverdis me i hap keto pune se u dalin te palarat dhe atyre. Por per hajr qoft, se po ra i pari, do bien dhe te tjeret njeri pas tjetrit.

  16. Sadedini says:

    Me pare duhet futur ne burg SPAK, qe s’ja ndjen fare se presidenti po e shkel dhe e ka kethyer presidencen si gjendje civile. Nuk e kupton dot kerkush qendrimin qe mban SPAK, gjoja do ishte e pa kompromentuar dhe e drejte ne zbatim te ligjit. Qytetaret tani me, po shikojne se si presidenti, po shkel me dy kembet ligjet e ketij vendi dhe kerkush nuk prononcohet pervec popullit qe kerkon drejtesi. Ju kam dhjere ne SPAK.

  17. shqipe-free says:

    Ne Greqi Shqipetaret kane 30-te Vite dhe nuk kane Akoma Leje Qendrimi..ne “Shqiperine e Likes”…per 36-te Ore Merre Pasaporte, dhe C´dokush per 5-vite merre Nenshtetesine..Hajde Shtet te dhjefsha Shtetin dhe te dhjefsha Ligjevenesit Injorante qe vetem dine te Ngrene doren dhe bejne “Amin” per c´do Propozim…
    Nuk merret Shtetesia per 5-se vite ne asnje Vende Europjane::::::::::::::::::SKANDAL..Ligji duhet te RISHIKOHET…

  18. ssss says:

    me ne fund djalli i percau politikanet – kujdes kur zihen elefantet ..

  19. BËNI KUJDES NJEREZ. says:

    O milet, edhe ENVER HOXHA ndertoi rruge ,fabrika kombinate ,hidrocentrale, rruge, shkolla , kopshte spitale, por dihet per ate qe vlerson lirine kuptohet se si jetoi populli nen rregjimin e tij.
    Habitem nese nuk jane te gjithe komentuesit e Meros komuniste te rregjimit sesi nje i ri sot me dy klase shkolle mund te shprehet ” po ketyre u duket puna ” .
    Po skeni faj se edhe Kryerilindasi me ate meter e mati tek Opinion , “JA SI ISHTE NGA PD-ja ,JA SI DO E BEJME ,NE PS-ja me mua ne krye”.
    Çrendesi ka kush e qysh e tek e pse e si e sa??!!.
    Karlliku po behet me keq se Korona ,
    Beni kujdes Njerez..

  20. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nje bravo te madhe Adriatik.
    Hapi i dyte i radhes eshte denoncimi ne SPAK
    Me avokat dhe numer ptotokolli,qe neser pasneser mos te pretendojne
    qe nuk kemi mare gje.
    Hapi i dyte nje leter te hapur ambasadores Amerikane.
    Hapi i trete nje leter te hapur ambasadorit te BE-se
    Hapi i katert leter te hapur keshillit te gazetareve,apo si dreqin
    quhet ai forumi i gazetareve me Krietar Cipen,
    sepse ata duhej ne rastin me te paket ta kishin denuar kercenimin presidencial,
    dhe ne rastin normal ta kishin percjelle te nderkombetaret.
    Nuk je vetem,ke mbeshtetjen morale te gjithe shqipetareve te ndershem.?

  21. Vlesh says:

    Forca gazetar! Forca djemte dhe vajzat, nena dhe motra gazetar te Shqiperise! Ta zhdukim kete far te ndyre politikanesh qe flasin ne emer te popullit dhe ju duket se popullin e kane ne xhep! Abondononi edhe gazetar te tille qe tallen me popullin ne tv. Nje kolegu juaj bythmut i tha nje politikani ” “Aman mos me thuaj se do beshe aleance me popullin!” Turp! Fyerje per popullin! Gazetar legen! Per etik formale kjo nuk thuhet!

  22. Shqiptar says:

    Rrespekt Adriatik Doçi.

    Hajduti i presidencès, bashkè me tè shoqen gojèpèrdalè, mendojnè se do mund ta vrasin, jo vetèm denoncuesin e krimit (shih Belegu, Prifti) por edhe dinjitetin e shqiptarit por shpejt do ta kuptojnè se shqiptarèt, nuk i kanè mundur dot as taboret e sulltanève dhe as gojoret e mjekèrrcjepèrve priftèrinj grekè.
    Ilir Meta, èshtè simbol i hajdutèrisè shqipfolèse.
    Shqiptarèt kèrkojnè shtyp tè lirè, gazetarè hulumtues dhe me dinjitet qytetarie.
    Adriatik Doçi, èshtè njè i tillè.

  23. tironsi says:

    president i k… it. e shikon se po ja shterngojne lakun dhe nuk di cfare te bej, fuck you ,, nje jete te tere nje hajdut ka qen tani do behet i ndershem ky ,, se harrova ka popullin me vete ky k… i lales ..

  24. Po says:

    Jemi me ty Adriatik. Kurajo!

  25. Albani says:

    SPAK me i dyshueri ne sistemin e drejyesise.
    Duhet te shkojne para vetingut dhe te bejne rivleresim se keshu nuk vazhdohet me Polpulli eshte i zhgenjyere totalishte.

  26. brumi says:

    Ky mund te jete nje rast fantastik per ta kapur gafil nje politikan super te korruptuar si Meta. Faktet qe ka nxjerre gazetari i kam pare me kujdes dhe shumica e njerezve aty ne listat e MEtes jane te dyshimte. Drejtesia e re mund ta hetoje kete rast dhe te shpetojme njehere e mire nga ky kokelope

  27. Nuk rri dot pa vjedhur fshatari i Cepanit. Turp per ne qe kemi nje gomar si ky . Kudo ku ka shkelur kemba e tij arka e shtetit eshte bosh dhe xhepat e Likes plot. Edhe ligji 7051 nga vjerri e pasuroj. Me nje vend tjeter do ta kishin ngrene me gjithe lecka. Bejme mire te mblidhemi tek prokuroria dhe te kerkojme ndalimin e tij. Sa me shume pjesmarrje aq me e mundshme venia perpara ligjit.

  28. Bentirona says:

    Te rujt zoti or çun! Keto te vrasin, dhe te shpallin edhe hero pastaj!

  29. Ilir Muti says:

    Na turperoi fshatin kokevareja..
    Ne Cepan vec me kale mund te veshe , se as rruge nuk beri hajvani.

  30. S- New York says:

    Kam lexuar disa artikuj nga ju z.Adratik,bravo ,shume kurajoz dhe realist.
    Je I vetmi gazetar me kurajo gjgande ndaj ketyre plehrave qe na drejtojn dhe na ropen perzghadhi.
    Kam punuar ne Burrel rreth 5 vjet,nga viti 1967-1972.Ruaj konsideratat me te mira per Burrelsit.Njerz puntor,mikprites te beses dhe burreror.Dhe ju e perfaqesoni denjesisht rreth tuaj. Sukses te metejshme.

  31. Tahyp says:

    Ne habitemi,perse nuk shkarkohet ky njeri i ka kaluar kompetencat,turp per kete,presidenti ma i keq qe ka njohur historia,mbi te gjitha na hiqet edhe si nacionalist?

  32. Boston1 says:

    Bravo Adriatik Doci, Kukesi krenohet me ty o trim. Ky njeri I peshtire di vetem te shantazhoje njerezit qe thone te verteten. ky kryemafioz dhe gruaja e tij qe s’ka buke per te ngrene duan te qendrojne ne politike qe t’i shpetojne burgut, prandaj hidhen dege me dege. KETA FELLIQESIRA KANE PALLATE DHE VILA, AS KETU NE AMERIKE POLITIKANET NUK JANE AQ TE PASUR SA JU O KOKEBOSH qe dini te flisni vetem shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje