Dendias në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë, ndalohet drejtuesi i Vetëvendosje

20 Tetor 2020, 11:31Politika TEMA

Situata paraqitet e tensionuar në ambientet e Ministrisë së Jashtme, teksa pritet të vijë ministri grek Nikos Dendias.

Protestuesit po përplasen me policinë, ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi.

Po ashtu kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU janë rrethuar nga forcat policore.

”Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek.

Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det.

Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni.

Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem.

Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

Dendias pritet të mbërrijë në MEPJ rreth orës 11:30. Në ora 12:15 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në ora 12:45 do të dalin në një deklaratë për median.

8 komente në “Dendias në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë, ndalohet drejtuesi i Vetëvendosje”

  1. PO ÇËSHTJET SHQIPTARE - JO SHANTAZHIT GREK says:

    Shqiperia dhe Shqiptaret kane dhjetera probleme te tjera shume te akumuluara, shume te rendesishme per tu zgjidhur prej kohesh me Greqine, por pushtat pushtetare qe mendojne çdo moment vetem per pushtetin e interesat e veta, as qe mendojne t’i hapin, as qe guxojne t’i shtrojne seriozisht, vetem bejne batuta facebooku dhe qytetari dixhital per t’i hedhur hi syve Popullit Shqiptar, ndersa ne realitet zbatojne me perpikmeri prej 30 vjetesh Axhenten e Planifikuar te Shovinizmit Grek.

  2. Papi says:

    Tani keta do paraqiten si ekstremista dhe nuk duhet te kene te ardhme politike ne shqiperi cdo parti e re duhet te crrenjoset qe ne embrion duke i blere ose etiketuar si ekstrem
    Si rrjedhoje te pranueshem per greqine do jene vetem ps,pd,lsi sepse keta per zgjidhen e problemeve me greqine kenaqen me dy fraza ne periudhe fushate ne kembim te mbeshtetjes nga ana e greqise
    Dhe shqiperia vazhdon te behet bace me lule nga sukseset e njepasnjeshme te ketyre tre partive

    1. SkenderbeDrangoi says:

      Analize te mire ke bere.

      Vetem se ka 1 gje qe duhet ta sqarosh ne mendjen tende.

      Nuk ka rendesi cfare mendon Greqia se nuk e pyet kush.

      Shqiperia eshte nen kontrollin e Ambasades Amerikane dhe ata e kane vendos kete status quo te partive kriminale Shqiptare.

      Atyre u intereson kjo status quo dhe mos fuqizim i Shqiperise.

      Greqia maksimumi vetem mund ta shrytezoje kete gje .

  3. Roberto says:

    Camet i respektoj per te gjitha te drejtat e tyre qe Greqia duhet ti pranoje dhe ti zgjidhe urgjentisht por c’do partia kurve e Albin Kurtit qe ha mut dhe fut hundet ne kete mesele?? Vetvendosja duhet zhdukur nga Shqiperia. Le te haje andej sa te doje ketu tek ne nuk ka pune.

    1. Aliu says:

      E shoh o Ridhjerjes qe problemin e ke tek Vetvedosja dhe jo tek fakti qe Ridhjerja ka bere 0 per te zgjidhur ceshtjen Came dhe ka bere 0 per ti vene kufitin tek Thana Greqise qe ende nuk ka hequr me parliament ligjin e luftes se 1940.

      Te mos flasim per minoritetin Ortodoks Shqiptar ne Epir.

      Ato qe duhen zhduk jane kane 3 partite e medha terroriste ne Shqiperi, perfshi ate nga merr rrogen ti.

  4. Roberto says:

    Ali efendi as me thua se kush ka bere me shume dhe kush ka ngritur zerin per ceshtjen Came?? Mos u merzit se Greqia e ka dhe do ta kete kufirin te thana padiskutim. Vetvendosja e Albin Kurteve duhet zhdukur dhe nuk ka pune te fuse hundet ne Shqiperi ashtu sic beri me protestat e studenteve. A e pe Vetvendosjen tende sa ndenji ne pushtet?? As nje muaj nuk e gezoi kingu Kurti postin. Ufo njeri qe nuk ka haber nga asgje. Bryl komplet.Une sa per dijeni nuk marr asnje rroge nga asnje parti por jam aq i afte te dalloj se kush eshte llumi i ketij vendi. Pyll pa derra nuk ka dhe normal qe ka shume gabime qe duhen ndrequr por ti shiko te pergjithshmen,shiko hapat perpara me gjithe veshtiresite dhe fatkeqesite qe ndodhen ne Shqiperi. Shiko prestigjin ne rritje te Shqiperise ne arenen nderkombetare,takimet,bisedat,deklaratat e udheheqesve me te rendesishem boterore per Shqiperine qe nga Italia,Franca,Gjermania e deri USA. Mos fol si ata brylat e Vetvendosjes qe i genjen mendja se jane ata qe do “clirojne” popullin nga e keqja. Eshte e vertete qe te treja partite jane ato qe e kane bere kete vend corap por midis tyre ju duhet te jeni aq te llogjikshem qe te kuptoni dhe te ndani shapin nga sheqeri. Une e kuptoj deshiren e madhe qe ti ke dhe te mirekuptoj por edhe sikur te treja partite e medha te dalin jashte loje, Ti dhe Vetvendosja jote e importuar nga Kosova nuk do kete asnje te ardhme dhe do zhduket vetvetiu bashke me plehrat e rruges qe na sillen verdalle neper kembe.??

    1. Aliu says:

      Nuk jam i vetvendosjes une o i Ridhjerjes jo.

      Je munduar te thuash qe je dakord me mua qe te 3 partite duhen heq nga qarkullimi por do apo nuk do e tregon qe je komentues i Ridhjerjes.

      Cfare ceshtje came ka hapur kjo qeveri?

      Cfare prestigji paska marr Shqiperia kur me ekonomine eshte berrnut, emigrim masiv, korrupsion masiv, shkaterrim i familjes dhe moralit tone dhe asnje investim ne ushtri.

      Nuk mbulohet muti me shurr o Ridhjeres.

      1. Roberto says:

        Ali mos e humb torruan si Presidenti. Ai flet me kete gjuhe. Mua me mbajne krahet e mia dhe nuk kam nevoje per asnje levdate ashtu sic kujtin ti. Duhet te jesh miop nga trute qe nuk arrin te dallosh pale pastaj te kuptosh se cila eshte e mira por une e di qe sado te flasesh me ty ti ashtu e kupton dhe per kete nuk te ve faj. Kur fola per tre partite e medha nuk tu referova ty sepse une ketu jetoj dhe i kam pare gjerat bile mund te them se di ca gjera me shume se ty. Nese edhe ti i ndjek problemet me qetesi dhe dashuri si Meta them se do dallosh qe ka ndryshuar shume Shqiperia. Une nuk te ndihmoj dot ty apo disa si ty qe nuk kane kuptuar asgje por vazhdojme akoma me ato mendime te cilave ju ka ikur koha. Po ti mos pret gje valle te te njoftojne ty se c’eshte bere per kufirin detar apo ceshtjen Came qe.pastaj ti te flasesh ndryshe?? Ne politike ka fjali qe ndoshta shume nuk i kuptojne midis te tjerve edhe une por kur gjerat flasin qartazi dhe ti nuk ke sy ti shohesh apo nuk ke mendje te analizosh ky nuk eshte faji im. Ne vendin tend une do rrija e do degjoja por jo t’ja fusja si kau- lopes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje