“Gjoba për maskën, shantazh”, Rama i përgjigjet Metës: Vetëm president nuk është, karshillëk sikur je në pyll. Për të rëndësi ka si të helmojë popullin për SHPK-në e tij

20 Tetor 2020, 11:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot Presidentit Ilir Meta i cili një ditë më parë reagoi për gjobën në faturën e dritave për mosmbajtje të maskës e i kërkoi Qeverisë e Kuvendit ta rishikojë këtë vendim.

Rama tha se gjoba është për të sensibilizuar qytetarët. Ndërsa për kreun e shtetit tha se bën “karshillëqe sikur je në pyll”.

Rama: Çohet presidenti e flet për gjobën e maskat si shantazh ndaj lirive e të drejtave të njeriut, se për të që vetëm president nuk është s’ka rëndësi fare asgjë tjetër përvece si të helmojë e dëshpërojë popullin e vet në mënyrë që pastaj kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ca të mundet për atë shpk e tij të degraduar e falimentuar nga helmi e dëshpërimi.

Iimagjinoni mbretëreshën e Anglisë të dalë e të thotë që gjoba për maskën që në Britani është nga më të lartat është shantazh ndaj lirive dhe të drejtat, imagjinoni të dalë presidenti i Francës, kancelarja, presidenti i Italisë, ndërkohë që sot gjoba në Nju Jork shkon deri në 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave të vendosura dhe mos mbajtjen e maskës aty ku është e detyruar dhe vetëm kur vrapon e heq.

Si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll? Në Shqipëri 3 mijë lekë, më shumë se sa mjet disiplinimi është një shtysë për të rritur sensibilizimin se në fund të ditës edhe kjo vlen dhe të gjitha mjetet duhen përdorur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje