Basti i madh i Ramës jashtë e brenda Shqipërisë (kryeministri i ka lënë sërish të gjithë pas, të habitur dhe me duar ne xhepa)

20 Tetor 2020, 17:43Politika TEMA

Mjaftuan vetëm pesë minuta të konferencës së shtypit të Edi Ramës me Ministrin e Jashtëm grek Dendias, që të sfumonin zhurmën dhe protestën e disa dhjetëra shqiptarëve pasardhës të Çamërisë këtë të martë gjithë diell.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord të zgjidhin dy pikat më të nxehta të marrëdhënieve të tyre të kohëve të fundit dhe të së shkuarës së shekullit të kaluar.

Edi Rama mori në Tiranë atë që kishte deklaruar pak muaj më parë edhe në Athinë: Për marrëveshjen e detit të vendosë një gjykatë ndërkombëtare.

Dhe ajo që Dendias dhe Rama deklaruan ishte se marrëveshja e shumëdiskutuar e detit që ka prodhuar “tradhëtarë” dhe “atdhetarë”, çdo muaj dhe çdo vit këtë dekadën e fundit, në të dy anët e kufirit, por më shumë në Shqipëri, do të vendoset në Hagë.

Përse në gjykatë? Ka një histori mes dy vende që nis me diskutimin e ujërave ndërkombëtare që në incidentin e Korfuzit dhe që vazhdoi për dekada.

Në 2009, qeveria shqiptare dhe ajo greke vendosën të firmosnin një marrëveshje për ndarjen e ujërave, marrëveshje që prodhoi një debat në Shqipëri dhe çoi në rrëzimin e saj nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Në 2013 dy vendet vendosën të rinisnin negociatat për detin dhe gati-gati arritën një marrëveshje tjetër, mes skepticizmit të segmenteve të politikës dhe opinionit publik në të dy anët e kufirit. Ndryshimi i qeverisë në Greqi i stopoi negociatat, ku e djathta greke erdhi në pushtet edhe me premtimin se nuk do të njihte asnjë marrëveshje tjetër jashtë kornizës së marrëveshjes së 2009-s.

Në këto kushte, kur njëra palë kishte pretendime që në Shqipëri cënonin në diskursin publik dhe politik integritetin territorial të vendit, një gjykatë ndërkombëtare, mund të jetë një zgjidhje që t’i japë juridikisht fund debatit.

Juridikisht, sepse patjetër që vendimi do të cenojë deri diku si njërën apo tjetrën palë dhe do të vazhdojë të prodhojë polemika.

Çfarë mund të ketë ndodhur që palët ranë kaq shpejt dakord për këtë? Qeveria shqiptare ndoshta ndjehet e lodhur nga një debat që ka zgjatur mbi një dekadë dhe nuk gjen zgjidhje në bisedimet mes palëve, sidomos me trysninë që ndjeshmëria e kësaj çështjeje ka marrë pas 2009-s.

Bisedimet “mur kundër murit” mund të mos kenë lënë shumë hapësirë për optimizëm se mund të gjendet edhe një zgjidhje e pranueshme, më shumë në Shqipëri se në Greqi.

Ndërsa Athina tani ndodhet përballë zjarrit me Turqinë dhe një zgjidhje me Gjykatë e problemit të ujërave me Shqipërinë do të shërbente si një precedent ndërkombëtar për problemin greko-turk që po çon buzë luftës dy vendet anëtare të NATO-s.

Për këto arsye të hamendësuara dhe të tjera që ndoshta nuk do t’i mësojmë tani herët, kjo zgjidhje mesa duket u ka shkuar përshtat të dyja palëve. A mund të hapë probleme me “vëllain” turk ky vendim i Shqipërisë? Edhe kjo mbetet për t’u parë.

Ajo që dihet është se në mes të incidenteve greko-turke në Detin Egje, Edi Rama ishte në rezidencën verore të Presidentit turk Erdogan, e dy ditë më pas për darkë në Athinë me Micotaqisin, ku foli për herë të parë për idenë e gjykatës për zgjidhjen e problemit të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nëse diskutimi për një zgjidhje për detin në një farë mënyre ishte diçka që mund të pritej, ndoshta jo në këtë dakordësi 100 përqind, ajo që nuk pritej ishte deklarata për marrëzinë 80-vjeçare, ligjin e luftës me Shqipërinë, që Greqia kashpallur prej vitit të largët 1940 dhe që këtë vit të shekullit të ri mbush 80 vjet.

Për një luftë që Greqia nuk e kishte as me Shqipërinë, por me Italinë fashiste të Duçes.Vendimi për të punuar për heqjen e ligjit të luftës është një kthesë e fortë në marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe hap skenarë të rinj, më shumë në Greqi se sa në Shqipëri.

Në Shqipëri në fakt heqja e ligjit të luftës mbyll shumë debate, polemika dhe akuza, ndërsa matanë kufirit hap një çështje që deri sot ka qenë tabu: pronat e popullsisë çame të shpërngulur me forcë dhe rikthimin e qytetarëve shqiptarë me prejardhje nga Çamëria në vendin e të parëve të tyre.

Si dhe sa do të realizohet kjo mbetet për t’u parë kur heqja e ligjit të luftës të jetë realitet. Nuk është hera e parë që flitet për ligjin e luftës me Greqinë në takimet dypalëshe të këtij niveli, por jo si këtë herë.

Një ndjesi se diçka mund të ndodhte sot, vëzhguesit dhe njohësit e gjuhës së simboleve të kryeministrit shqiptar, mund ta kishin parashikuar që nga momenti i parë i daljes së tij krah mikut grek nga Athina.

Rama është i njohur për ekstravagancën e shfaqjeve të tij publike, edhe kur nuk hap asnjë sekondë gojën. Sidomos në momente kyçe apo kritike, në takime publike me kundërshtarë brenda vendit apo ndërkombëtarë në Tiranë e jashtë kryeqytetit.

Shfaqja e tij me kollaren me shqiponjë, një tjetër gjetje e fasadës publike të kryeministrit, nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi, do të ishte marrë si provokim nga Greqia dhe si akt trimërie nga patriotët e turbo-nacionalizmit shqiptar, ku edhe Rama ka kënduar herëpashere kur ka pasur nevojë.

Por në optikën e deklaratave për kapitullin e ri të marrëdhënieve me Greqinë, dritën jeshile për “detin” dhe heqjen e ligjit të luftës sidomos, kollarja e Ramës i ka grisur një copë të madhe retorikës me flamurin e patriotizmit Metës, dhe i ka dhënë një përgjigje nacionalizmit ekstrem të një pjese të opozitës.

Me lëvizjet e fundit, Rama i ka lënë sërish të gjithë pas, të habitur dhe me duar ne xhepa. Deri tani, sepse kujdesi me Greqinë si për ligjin e luftës dhe për marrëveshjen e detit, nuk është asnjëherë i tepërt.(SI)

41 komente në “Basti i madh i Ramës jashtë e brenda Shqipërisë (kryeministri i ka lënë sërish të gjithë pas, të habitur dhe me duar ne xhepa)”

  1. SkenderbeDrangoi says:

    Artikull pa lidhje.

    Gazetare qe merren me hipoteza dhe fjale bosh a thua se Rama eshte ndonje strateg i madh nderkohe qe ka 8 vite qe deshton ne Shqiperi.

    Fjale boshe me marr nje rroge.

    Ne radh te pare te shikojme kur do hiqet ligji i luftes ne parliament,.sepse kjo ceshtje eshte diskutu qe e 2016.

    Ne radh te 2te, heqja e ketij ligji krijuan hapsiren qe ish bejleret dhe fisniket Shqiptare te marrin qindra mijra hektare toke ne Greqi si prona te tyre por nuk ka lidhje me ceshtjen came fare.

    Rama sa ceshtje came nuk hapi, as ceshtjen per minoritetin Ortodoks Shqiptar ne Follorine, Epir, Thrake nuk e hapi dhe ata i ke te asimiluar ne 15 vite dhe as ceshtjen e 200,000 Arvanitasve qe ende flasin shqip nuk e hapi.

    Te tjerat jane lloqe kavaje.

    1. Anadoll ne Tiranë says:

      Bravo, uuurraaa.
      Keshtu per te folur, qenke bilbil nga gishti, por per te bere ndonje gjë, aha, vetem gam gam bën.
      Po hë mo. Dil e merre pushtetin njehere, se keshtu mbas tastjeres te tere behen politiqenër.
      Dhe ta shikojme se çfare do kullandrisesh ti per ata arvanitasit apo ortodokset shqipfoles ne Gërqi.

      1. SkenderbeDrangoi says:

        Qe je vemje duket qarte nga nickname qe ke.

        Anadolli eshte goxha i zhvilluar sot meqe ra.fjala, dhe jo si ne kohe te Perandorise Osmane qe anadollaket shifeshin me rracizem nga fisnikeria Myslimane Shqiptare.

        Sa.per idiotsite e tjera, te siguroj qe rrogen 40,000 leke do marresh ne fund te muajit.

        Une nuk kam cfare bej se nuk jam kryeminister dhe as dal te kerkoj voten dhe me pas te genjej Shqiptaret.

        Nje gje eshte e.sigurt, Ceshtjen Came do e kisha hapur dhd nuk do kisha hapur varre te 2ta ne Bularat.

      2. Goni says:

        Pastrimi me fshesen amerikane i fashisteve greke te agimit te arte eshte nje tregues qe i paraprin permiresimit thelbesor te mardhenieve shqiptaro greke. Kush nuk e perfill kete levizje greke te shtyre me shkelma Amerikane eshte analist shqiptar.

      3. SkenderbeDrangoi says:

        Ku eshte komenti im per kete me.siper?

    2. xx says:

      SKENDERBE DRAGOI::po pse Rama do hapte ato ceshtje qe thua?.Ku ishin,ne gjyq? Ato zgjidhen me kompetente,me komisione dhe ne vendin e duhur.Saper arvanitasit 200 mije qe thua ,jane shume me teper,por nuk i takon Rames kjo sepse i takon vete arvanitasve ta ngrene me shtetin grek.Rama ka te drejte te interesohet per shqiptaret qe kane ikur pas ’90-tes e jo arvanitasve qe kane ikur qe ne kohen e Skenderbeut e me ktej.

    3. Pasha says:

      Pse nuk e beson ti o Salipin??????

    4. Ardian says:

      Po merr rrot mullini . Bejleret spo marin tokat ktu do i marin ne Greqi.Eshte e vertete qe mbi 25% e pasurive te patundshme ne Selanik kan qen me pronesi te Shqiptareve ne 1923 . Si thua ti do i keshoje greku keto???? Min jashtem grek ka nje muaj qe udheton deri ne Irak bile dhe kjo terheqje qendrimi Ndaj nesh sesht Shqiperia eshte Erdogani . Greket si tinzare qe jane dhe te pafuqishem para Turqve duan qe ti mbushin mendjen botes se kan te drejte . A thu se pjerdh Europa per brekegrusurit greke . Ka bere dy takime keshilli i min te jashtme te Europes me kerkesen e Greqise per ti vene sanksione Stambollit te dyja deshtuan . Pse thjesht ekonomi . 21 miluard te Gjermanise shitje ne tregun turk 10 miliard te Italise e di sa punetore gjerman e italian ngelen pa pune nese e zeme i bllokohen tregjet me Turqine ???atehere ??? Asgje sdo ndodhe marreveshja e detit sdo behet (ceshte kjo gjykate ?? Sa vjet duhet te marre vendim ?) ligji i luftes sdo ndryshoje dhe si gjithmon do fitoje me i forti pra Turku . Eshte ligji kapitalizmit .Sa per arme qe i kerkon Europes se di per ca armesh e ka fjalen . Ndoshta berthamore se te tjerat turku i prodhon vete e eshte goxha eksportues me bilanc me shum zero pozitiv … sistemin e fundit te raketave ja ble ruseve . I blen Kines Izraelit indirekt e atehere ca mund te jape Europa ????jane para te harxhuara kot nga qeveria greke keto misione te min. te jashtem

      1. SkenderbeDrangoi says:

        Adrian je totalisht jashte loje me komentin tend.

        Bejleret pronat nuk i marrin dot te gjitha ne Shqiperi sepse eshte bere vjdhje e madhe dhe ligji 7501.

        Ne Greqi dicka e tille nuk ka ndodhur.

        Me pjesen tjeter te komentit tend jam dakord por nuk ka lidhje ma ate qe thashe une.

    5. Hamza tradhtari says:

      O qyqar o Skenderbe dra-n-goj, i tesh qi e bane komentin per dy byrekt 30 leksha per neser, meno ca do hash pasneser tash e mbrapa….

      1. SkenderbeDrangoi says:

        Mos.me.ngaterro mua me veten tende kopil kur..ve.

        Je ti komentues i ridhjerjes, jo une.

        Une flas ne emer te kombit, jo te partise dhe rroges.

    6. L says:

      O skenderbeu dragoi dhe jo dragoni, te pakten vuri kollare me shqiponje Rama, jo si berisha me flamur te serbise.
      Helbete dhendri mire esht nga fshati gruas themi ne.
      Nejse ske per ta kuptuar ti…

  2. Neroni says:

    Gjate qeverisjes se Rames, sa here ka premtuar Greqia qe do heqe ligjin e luftes? Mos u genjeni se Greqia do pranoje te njohe ndonje te drejte cameve thjesht duke hequr ligjin e luftes.

  3. Shqiptar i Ndershëm says:

    @ (Greko-Maskarenj-Shovinist)

    @ (Pushtetar-Shqiptar-Të shitur)

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhen, jo çfare synoni ju, por te Tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, qe ju e keni treguar surratin qe ne praktike nuk doni ti zgjidhni.
    ——————————————————————————————————————-
    Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Protokollin Nderkombetar te Firences 1925.
    ——————————————————————————————————————-
    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE eshte nje çeshtje e re e shekullit XXI: qe as nuk eshte fare urgjente per Shqiperine; qe as nuk kerkon zgjidhje te shpejte dhe te gabuar; qe as nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Kontinenti; qe as nuk duhet te perdoret fare si nje nga parakushtet greke dhe perspektive shantazhi grek drejt nje Europe te Bashkuar.

  4. Nje e vertete says:

    Kush eshte ky mute?? qe Ka shkruare vllai Turk une si arber e shqiptare qe jame ? per ? nuk kame as nje lidhje me arabe e skllav ti munt te jesh nje islamik muti???? pa sa nje vler fuck you turq e sklave muti rrofte shqipri e Gjergj Kastrijotit ?? rrofte Amerika ?? rrofte evropa?? fuck you Turkey muti

  5. Zakoni vjeter says:

    Shllup, shllup, shllup.
    Ka edhe Edvini, Gjekmarkajt e tij.

  6. Do behet says:

    Hera e pare qe greqia pranon publikisht, heqjen e ligjit te luftes. Nese kjo ndodh, do jete arritje e politikes sone te jashtme. Rames, natyrisht i takon merita dhe nje BRAVO e madhe.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Do bëhet. .
      nëse kjo ndodh ..thua ti. .
      nëse halla ka koqe ( themi ne nga fshati im)
      i bie të quhet xhaxha apo jo? ?
      hmmm. .në rrugë të mbarë jemi..

  7. aq di aq bën ..... says:

    si ske pare TED BUNDY in
    që la me gisht në gojë një amerikë të tërë, me apo pa shkollë

    këta që sheh ti janë thjesht miniaturë e tij

    pjerdh BUNDY per inferiorët e tij

  8. Teuta says:

    Rama doli = ashtu si do te dale Dinamo kiev – Juventus (X)
    mbajeni mend ora 6:31 tani

    1. Ai qe nok Teuten says:

      X2 mrene e ke

  9. Teuta 2 says:

    Rama doli = ashtu si do te dale Dinamo kiev – Juventus (X)
    mbajeni mend ora 6:31 tani
    lene komentin se del shume her, te mos bezdisim

  10. lejlek says:

    Analize qe nuk do koment per mendimin tim .

  11. XheJ eN Bi says:

    SlenderbeDrangoi….
    Se je ti bylmez dhe nuk kupton një shkrim po’faj të ka gazetari ?
    Dhe më e keqja është se bëheni historian kur nuk dini akoma të shkruani dhe kuptimin e fjalëve.
    Kur nuk di kuptimin e fjalës “asimilim ” përse e përdor?

    1. SkenderbeDrangoi says:

      O kar i asfalise, une fjalen asimlim e di mire po ti o coban vlleh nuk e di.

      Asimilim eshte ajo ne te cilen bazohet greqia moderne.

      Perzierje shqiptaresh,.vllehesh, sllavesh, anadollakesh me.mbetje bizantine qe jane asimilu duke mos u lejuar te mesojne gjuhen dhe historine e tyre.

  12. Shkodrani says:

    Ky po ,ky ka një sukses të jashtëzakonshëm kur vjen puna te gjyqet në europe!i fiton tana!
    O mortja që Si merr!
    Këta vetë shqiptaret I mbysin,kur vjen puna te të huajt ulin breket

  13. BARDHYL says:

    NJE BISEDIM SHUME I FRUTESHEM QE TREGON SE RAMA GJERAT I THOTE TROCE DHE PA EKUJVOKE.E RENDESISHME ESHTE SE ASNJE BISEDIM PER DETIN APO GJYKATE E ME RADHE NUK DO KETE NE SE NUK HIQET LIGJI ABSURD I LUFTES.ME NJE VEPRIM TE TILL PATRIOTIK RAMA DO SHKOJ DHE NJE MANDAT TE KATERT,APO PARTIA SOCIALISTE .LE TE KUPTOJNE TANI CAMET SE KUSHE ESHTE PARTIA SOCIALISTE QE I KA GJERAT TE HAPURA TE PASTRA DHE NE INTERES TE POPULLIT SHQIPTARE. BARDHYL

  14. Na myten says:

    Gazetar loqe! Nuk ka pare detajin me te rendesishem te kravates: Yllin e Kuq.
    Rama po i kujton bashkebiseduesit historite e marredhenieve shqiptaro-greke ne kohen e Enverit.

  15. zhaku i pamposhtur says:

    Or gazetar elifmatrak rama është fund e krye i dështuar me politikën e jashtme dhe mos u mundo tu mbushësh mëndjen njerëzve me gomarllëqet që ke zhgarravitur. .fakti që ai kërkon ndihmë nga pala e tretë nënkupton që ai është i paaftë të japi zgjidhje.dikush duhet ti kujtoj edit se shqiptarët e kanë zgjedhur për ti dalë zot vendit dhe jo ta heqi problemin nga bytha e tij dhe t’u thotë shqiptarëve që sido që të jetë unë nuk kam faj. .’ata’ vendosën kështu. .turp për ramën ..la frontin dhe ja dha vrapit si langaraq larg problemit. .sa për ligjin e luftës ai nuk ka pse futet fare në axhendën dypalëshe pasi është një ligj absurd dhe është detyrë e Greqisë që duhej ta kish hequr me kohë kështu që mos hapni shampanja për një gjë absurde dhe të rëndomtë sepse nënkupton vizionin tuaj..edi shum bukur ishte veshur sot por po të kishte edhe ato çorapet e kuqe do të ishte njësh fare. .na la të gjithëve vërtet me duar në xhepa .. (unë ngaqë nuk kisha më nga t’ia mbaja apo ngaqë nuk gjeta difektin më të vogël nga ‘strategjia’ e edit siç kisha duart në xhepa fillova të krruaj koqet ..hmmm. .nuk e kisha menduar se edi do të na ‘hipnotizonte’ kaq keq me largpamësinë apo me ekstravagancën e tij )
    Po për atë punën e 50 mln euro që ministria e jashtme greke akordon për të mbajtur të gjunjëzuar politikën shqiptare, median shqiptare si dhe kishën ortodokse shqiptare a u prononcua edi? ?ishte një shans i artë sepse kishim edhe ministrin e jashtëm grek prezent dhe ballafaqimi do të ishte tepër interesant. Edi zgjodhi heshtjen mirëpo elektorati kërkon transparencë

  16. jamarber shtufi says:

    Rama eshte krejt i shitur,sa tek Turku,sa tek Greku e sa tek amerikani. Nuk di se kujt tia prishe. Per ligjin e luftes eshte folur nja nje qind here dhe ai mbetet po ne kembe. Kurse tia lesh detin drejtesise nderkombetasre do te thote ta shesesh me marifet. E pse ta vendose drejtesia nderkombetare,kur Gjykata jone Kushtetuese e ka vendosur nje here se i kujt eshte deti.

    1. Bureto says:

      Gjykata kushtetuse nuk përcaktoi se i kujt është deti (formulim foshnjarak) sikur deti të ishte baçia e dikujt me tapi. Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e vitut 2009 Basha-Bakojanis, e cila kishte shumë të meta, por kryesorja se, për shkak të mos dhënies për atë marrëveshje plotfuqushmëria nga Presidenti, ishte shkelur Kushtetuta, por dhe për disa teknikalitete të tjera. Por kursesi Gjykata Kushtetuese, e çdo vendi qoftë, të caktojë se kujt i takon deti !!!! Edhe tani që shkruaj komentin, habitem me atë formulim. Se kujt i takon dhe sa det i takon çdo vendi në një det të të gjithëve që lagen prej tij, është çështje e ekspertëve, që përmes ligjeve ndërkombëtare si psh Montego Bay e vitit 1982 etj, bien dakord, dhe më pas hartojnë një marrëveshje, e cila firmoset nga të dy palët dhe ratifikohet nga parlamentet reciproke, të cilët në fund i vënë vulën. Marrëveshja e 2009 nuk ndoqi këtë rrugë ndaj dhe GjK me të drejtë e rrëzoi. Sot jemi pa të ndaj duhet ribërë.

  17. Timi says:

    Rana eshte fati i Shwiperise qe na nderon me cdo te huaj. Padiskutim nuk ka asnje konkurent be Shqiperi dhe do rri edhe 3 mandate te tjera, kur Meta te jete duke u kalbur ne bug.

  18. Ed says:

    FAT I MADH PER GJITHE SHQIPETARET TROJET SHQIPERARE QE KEMI NEJE KRYEMINISTER SI EDI RAMA LARGPAMES DHE ATDHE DASHES
    JO SI FLAMA BERISHA ME SHOKE QE JU LEPININ BYTHEN GREKEVE QE JA U VININ LETREN PARA DHE JU THOSHIN FIRMOSE OSE SHPORU
    Kablogramet e FBI

  19. Nik says:

    Pallavra kur thuhet qe Rama eshte trim meqene se kishte veshur kollare me simbole kombetare! Po a eshte Rama kryeministri i Shtetit Shqiptar!? Ai nuk eshte kryeminister i Gerqise qe te mos perdore simbolet e Shtetit Shqiptar! Sa per Ligjin e Luftes me sa po duket te dyja palet duke i shkelur syrin njera tjetres po genjejne me vetedije opinionin publik se Gerqia do ta heqe ate. Thelbi i ligjit te luftes eshte bllokimi i pronave te Shqiptareve ne Greqi, perfshire pronat e qytetareve me orgjine nga Cameria. Z. Rama as qe e ze ne goje kete problem por thjeshte kerkon qe te hiqet ajo relike e vjeter sa per te ngopur me luge bosh qytetaret e vendit. Ne ate menyre Gerqia e ka “hequr” Ligjin e Luftes qe ne kohen e Enverit por ajo ishte nje genjeshter! Tash historia po perseritet, kerkohet nje genjeshter tjeter gjoja me e embel! Kur te vije Tan Preshi minister i jashtem do te jete me “mire” se ai thote qe “s’ka ligj lufte te Shqiperise me Greqine”! Per fat te keq keta jane sharlatanet dhe mashtruesit tane “shtetare” qe per karrige, pushtet dhe para shesin dhe vendin.

  20. Lazy says:

    Dihet se kush eshte plani i legenit. Mjafton te dergoje ne gjykate nderkombetare ndonje avokate cupe 20 vjecare qe te deshtoje ne gjyq. popullit i thote, se fala une detin. Gjykata ishte. Rrace e ndyre cobani.

    1. asnjeansi says:

      Kush eshte çoban , more turku i qelbur e zagar i felliqur , Rama ? Rama eshte shqiptar i kulluar dhe qytetar ne 100 breza .

      1. Lazy says:

        Kristaqi ishte coban durresi i kuluar. po edhe ti ashtu do jesh se te vjen era. ne mos qofsh, ka edhe pedera shqiptar.

      2. durrsaku says:

        Coban durresi, dhe i kuluar fare

  21. SHQIPO, EUROPIAN says:

    @ Timonier i karrocës
    MOS NA HAP BARKUN ME BATUTA PUSHTIMESH GREKE!
    PSE SI MENDON TI SE QIRJAKOS U BE ME I MIRE SE DORA?
    Greqia ka 30 vjet qe po te pushton me varreza ne trojet shqiptare.
    Greqia ka 30 vjet qe emigranteve si askund u ka nderruar emer, mbiemer, identitet.
    Greqia ka 75 vjet qe ka bere gjenocid etnik te pashembullt ndaj shqiptareve myslymane.
    Greqia ka 80 vjet qe ende ne menyre absurde mban ne fuqi zyrtarisht ligj lufte me Shqiperine.
    Greqia ka afro 200 vjet qe vazhdon ne menyre sistematike ndryshimin e qindra toponimeve shqip.
    Greqia ka afro 200 vjet qe shtyp ne menyre te pameshirshme identitetin arberor kristian arvanitas.

  22. Goni says:

    Pastrimi me fshesen amerikane i fashisteve greke te agimit te arte eshte nje tregues qe i paraprin permiresimit thelbesor te mardhenieve shqiptaro greke. Kush nuk e perfill kete levizje greke te shtyre me shkelma Amerikane eshte analist shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje