Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori “i mirë, por duket i parakohshëm”. I pyetur nga Zëri i Amerikës, zoti Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, shprehet se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”.
Profesor Zaganjori, sjell shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarreveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar”
“Këtë – shpjegon zoti Zaganjori – kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hages. Ajo duhet të ketë marreveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe – nënvizon Profesor Zaganjori – nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.
Zoti Zaganjori është i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre, e nëse nuk ka rrugë tjetër, ky interpretim i ndryshëm i Konventës, me marrëveshje mes palëve i paraqitet Gjykatës. Nga ana tjeter – nënvizon Zaganjori – duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit. Për këtë çështje – thekson ai – besoj se flitet qartësisht edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon zoti Zaganjori duke shtuar se “sidoqoftë, le të presim një informacion më të plotë e zyrtar nga të dy palët”.
ska faj: u mësue me spakun ky që nuk vepron sepse është para kohe!!
Le ti paraqitet gjykates materiali i vendimit te GJYKATES KUSHTETUESE.
Degjojeni këtë te korruptuarin………
Eksperti me i madh shqiptar i maredhenieve nderkombetare, nje fare Ksenofon K, ka thene qe shqiptaret nuk bejne dot marreveshje se nuk kane asnje lloje ekspertize, madje as dine fare nga e drejta e detit. Ai vete jo e jo, por edhe te tjeret sipas tij jane NUL. Prandaj edhe refuzoi te firmoste marreveshjen e pergatitur. Prandaj me mire deti ne dorte te nderkombetareve se sa te gomareve.
% per % me Dakord profesor. Jo vetem qe eshte heret por nyk dwhet fare gjygj nerkombetar gjanat jan vendose e vlose nga organi me i larte legjislativ Shqiptar .Kto jane pordhe te Rames. Greklaviret dojne me perfit.Ato i kane kopsite letrat me Hagen.Evropa dihet se gjithmone ka kene ” e drejte ” me ne…
Un nuk kuptoj çeshte ky, zagar/njori, ç’far statusi ka ne shoqeri apo qeveri. Ky me keto dalje kerkon te penetroje diku me ndonje zyre meqenese doli pa lagur nga drejtesia. Ky eshte per hekura jo per vemendje ne gazeta dhe studio televizive. Kryetar dhe kryehajdut i gjykates larte. Ky perveç fitimit monetar, ky ka rivrare njerez te shpreses per drejtesi. Shikoni ku rron, mes lluksit me hije qe i vijne pas dhe i kerkojne drejtesine qe ky jua vodhi ne kembim te vkerave monetare euro apo dollar. Ky eshte per tu lidhur, sa here del ne publik, vetem provokon ata qe ky i shkeli me kembe ne emer te drejtesise. Ne nje vend te europes ku duam te aspirojme, ky do ishte tragjedia e drejtesise te atij shteti.
@ SaKarTi vetem pak patriotizem ndershmeri (si profesor Zaganjori, Z.M.Pashaj)dhe jo bythshitr tek fqinjet dhe ceshtja Zgjidhet .Aty jane faktet.ligjet jane te shkrwar e zeze ne te bardhe.Vetem per interpretim ka nevoje avokat me pervoje (jobq i shit) dhe ceshtja zgjidhet drejt ne marrim ate ca eshte e jona.!!!!