“Hë e mbajtëm fjalën?”, Rama batuta me kreun e PD në Farkë pasi i dorëzon çelësat e shtëpisë. Kryefamiljari: Çuditërisht po

22 Tetor 2020, 18:47Sociale TEMA

Me batuta është shoqëruar takimi i kryeministrit Edi Rama me familjen Qordja në Farkë. Kjo familje me katër kurora ka përfituar 4 shtëpi të ndara, që për kryeministrin Edi Rama është tregues i premtimit të mbajtur.

Rama: Hë e mbajtëm fjalën?

Kryefamiljari, kreu i PD-së në Farkë: Po çuditërisht po (të qeshura nga të gjithë)

Teksa po shikonin shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, një prej anëtarëve të familjes Qordja vlerësoi punën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por Rama nuk ia kurseu përgjigjen.

Qytetari: Erion Veliajn e ke të fortë!

Rama: Po ç’e pyet.

Kryeministri Rama u ul të bisedonte me anëtarët e kësaj familje në oborrin ende të pa përfunduar, që ua la detyrë djemve të shtëpisë. Në atë moment, kuptoi që maskën me logon e PS e kishte mbrapsht. Edhe këtu pati të qeshura.

Rama: Po pse s’the që e kam vënë PS te maska mbapsht apo kshu e do ti

Qytetari: Unë s’e dija që ishte e PS-së ajo,

Në fund ka një kërkesë. “Do vij të pi një gotë raki kur të bëhet baçja”, tha Rama.

Në natën e 26 nëntorit, familja e madhe Qordja humbi shtëpinë e vjetër ku jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që ndërtuam në truallin e tyre, ku me kopshtet e vogla përreth është krijuar një oaz fantastik nga rrënojat e 11 muajve më parë

“Duam tju falenderojmë, shumë i kënaqur dhe ne të gjithë jemi të kënaqur për punën që është arritur”, tha Çimi, kreu i PD në Farkë.

3 komente në ““Hë e mbajtëm fjalën?”, Rama batuta me kreun e PD në Farkë pasi i dorëzon çelësat e shtëpisë. Kryefamiljari: Çuditërisht po”

  1. keli says:

    Kush i djha parate per shtepine? Linda? Apo mami i Erionit?Nese jo ,pse n’a cajne k…si Eskobar me dhuratat per te varferit?!

  2. Nje mik ! says:

    Miq te rinj zer , po mos harro te vjetrit !

  3. Nikoja says:

    Bravo keli i vogel (se me te vogla e paske shkru emrin si edhe duhet te jesh )Keto shtepi u ndertuan e te tjera me nihme te zotit shpejte do behen ….po te kishin qene ato qe ty te pelqejne nuk e di a do te ishin bere as edhe gjysma e atyre qe po behen …ndihma erdhen nga shume vende mike e do zoti te gjithe te demtuarit do te kene shpine e tyre , e pde jo me te mire dhe me te madhe . Nese socialistet po punojne jepjua hakun nese jo mos harro ti votosh kunder me 25 (me gjithese jam i bindur se si doqe te jete prape Lulin e Monen e Metes do vetosh ti …desheroj qe tiu shifsh hajrin …. sepse te demtuarit e termetit po i shohin hajrin Rames me gjith vonesat e Covid …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje