Edi Rama ka bërë homazhe sot për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Geraldina, që siç e përshkruan kryeministri ishte një mbretëreshë si në përralla.
Postimi i plotë i Ramës:
GERALDINA E SHQIPTARËVE ishte një mbretëreshë si ato në përralla, një princeshë e rënë nga qielli në një hon prej ku e nxorri matanë vetëm fundi. “En ma fin est mon commencement” – Tek fundi im është ripërtërtja ime – ishte motoja paramortore e të famshmes Mary Stuart, mbretëresha e Albanisë antike, Skocisë, e cila aq shumë do t’i shkonte si titull kujtimit të Geraldinës së Shqiptarëve.
Konteshë e lindur në splendorin perandorak të monarkisë habsburgase, me një gen të shpenguar e liridashës amerikan prej së ëmës, bukuroshja magjepsëse e dinastisë së Trëndafilit të Bardhë të Budapestit, ra në krahët e monarkut ekstravagant të Shqipërisë dhe i solli shtetit 25 vjeçar shqiptar, letrat e munguara të fisnikërisë.
Nëse fati është jeta dhe jetët janë fate, Geraldina e Shqiptarëve iu nënshtrua parashkrimit të jetës së saj si një fat nopran deri në dhimbje, duke i dhënë dinjitet edhe në honin më të thellë ku fati e flaku, misionit të saj kundrejt një populli të huaj që e birësoi si nënë, si vajzë dhe si sovrane.
Ky mision, në sytë e besimtares së devotshme që ajo ishte, nisi me bujën e madhe të një martese përrallash, u zhvillua në dekada të tëra heshtjeje si një zhgjëndërr sfilitëse prapa diellit dhe u mbyll, bashkë me sytë melankolikë të mbretëreshës së rënë nga vakti, në tokën e mohuar për së gjalli.
Geraldina e Shqiptarëve nuk qe vetëm bashkëshortja e një mbreti. Ajo ishte “Geraldina Regina”, përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të një Shqipërie të panjohur, qoftë kryekreje kur bota na shihte si një kënd plot pluhur të një perandorie të perënduar, qoftë më pas, kur për botën Shqipëria ishte bunkeri i një sekti të marrësh stalinistë dy hapa larg Perëndimit.
Geraldina ishte “Regina”, nuk e mbretëroi Shqipërinë por e la zemrën, mendjen dhe gjithë jetën e saj të mbretërohej nga Shqipëria dhe për këtë ajo meriton të kujtohet sot, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta aspak përrallore, dhe përgjithmonë si ato përrallat e fëmijërisë sonë me mbretër e me princesha, ku princesha është gjithnjë pjesa më tërheqëse e rrëfimit. #TëPAHARRUESHËM
E nxorri koken Zogisti antikomunist i terbuar !!!
O Edi Rama mbret nuk behesh dot kurre !!! Ashtu si dhe Zogolli nuk u be dot kurre…megjithe kuroren fallco qe i vuri ne koke vehtes…
Te kam menduar ndryshe vite me pare (tashme shume vite me pare), por edhe ti, ashtu si Zogu Ahmet, je ca si anadollak ne thelb, sado ta “evropianizosh” apo “oksidentalizosh” lekuren.. ?
Je nje “Kostandin” idjot që vërsulesh edhe kundër perlave të tilla shënimesh plotë dritë, kulturë e humanizëm. Edi Rama nuk ka nevojë të bëhet mbret se Shqipëria është Republikë parlamentare. Por pafytyrësia jote është se mbetesh një injorant në habitatin tënd politik, pa menduar se për personalitete të tilla të botës shqiptare ka te drejtë të shprehet kushdo, i djathtë apo i majtë, mbretëror, apo republikan, mjafton të mos ketë mendjen tënde kur bëhet fjalë për historinë e Shqipërisë. Turp!
As Enveri nuk i bente keto budalleqe.. Fakti qe martoi nje feudal, anadollak dhe anlafabet si Zogu kur te tjerat mbanin hunden me dore tregon qarte nivelin e saj.. Pastaj ato te tjerat jo e bukur, jo e fisme jane pordhe me rigon ala Rama. Shqiperise e keqja i vjen nga mediokriteti.
Po cfare imazhi i dha botes Shqiperia me Geraldinen more skizofren?!!!!! Ne 1938-en i shkeli kemba per here te pare ne Shqiperi mbasi motra e Zogut, Senija, me kerkesen e te vellait per te patur nje grua me prejardhje “gjaku mbreteror”, ju lut te vinte ne festen e Vitit te Ri 1938 dhe ku perfundoj ne martese dhe nje vit me vone, ne 1939-en, u largua nga ky vend.
Homazh i panevojshem nga kreu i qeverise per nje personazh te huaj, qe askur nuk u mireprit ne Shqiperi. Ajo vertet hyri ne historin tone, po ashtu sic hyri edhe doli. Shqiptaret sot e kjesaj dite nuk kane ndonje fare meraku per Ahmetin, jo me per te shoqen. Ti z k/minister mbaje ne zemren tende ashtu sic e deshiron, por neve fukarenjve mos na e hap barkun me keto figura te nxjerra nga sepetet e ndryshkura te historise, he me rrofsh!
Rama këtu ja ke fut pordhës kot,po ajo Gjeraqina bashkë me atë satrapin jo vetëm që lanë Shqipërinë 1 shekull mbrapa,por në fund pasi ja shiten duces ,vodhën dhe florinë e ikën,tepkes si likja,po ky s’po ikën se do akoma më i vjedh,kokë palaret,sipas tij.
Sa siperfaqesor ky njeri qe i vlereson njerezit nga pamja e jashtme e jo nga thelbi.
Sa mire do te ishte qe ajo mbretereshe te bente dicka per populllin; qofte dhe ne menyre simbolike
te tregonte se e donte Shqiperine jo vbetem si pajen e saj.
Jo te gjithe futen ne nje thes o Z. Rama. Mos e perlyej gjakun tend, gjakun e shqiptareve me nje ZHgarrandine te huaj qe as i ka rene kurre ndermend per dashurine ndaj tyre. Me te vertete ne disa momente ti nuk mbush. Perdore me shume trurin ne sencin e duhur e mos bej budallalleqe duke ulur dinjitetin.
Je nje “Kostandin” idjot që vërsulesh edhe kundër perlave të tilla shënimesh plotë dritë, kulturë e humanizëm. Edi Rama nuk ka nevojë të bëhet mbret se Shqipëria është Republikë parlamentare. Por pafytyrësia jote është se mbetesh një injorant në habitatin tënd politik, pa menduar se për personalitete të tilla të botës shqiptare ka te drejtë të shprehet kushdo, i djathtë apo i majtë, mbretëror, apo republikan, mjafton të mos ketë mendjen tënde kur bëhet fjalë për historinë e Shqipërisë. Turp!
Homazh i duhur nga nje mendje e ndritur.
Se ku do të dalësh një zot e di!
Këto elegji letrare bëjnë esull edhe Dash Shehun!
Më duket se gjithpërfshirja e ngritur në sistem nga ty fillon nga ballistët kur thurrë vargje për Mit’hat Frashërin, vazhdon me pensionistët nostalgjik kur uronë për ditlindje “baba” Nanon e del te legalistët kur mallënjgjehesh për nënën mbretneshë.
Shumë e gallavitur kjo çorbë, nuk shtyhet fare!
Deliranti i Madheshtise pandeh se me keto hartime te lyera me krem
do te fitoje votat e legalisteve!? Ne fakt, ai po humbet votat e demokrateve te vertete!
Është një betejë e gjatë,një luftë e hapur midis shqiptareve per te pranuar,apo mospranuar nje realitet i cili ekziston dhe do te ekzistojë në historinë e popullit tone.
Ndonëse kane kaluar 82-83 vjet kur Geraldina u be Mbretëresha e parë dhe e vetme e shqiptarëve.
Ishte nje moment tejet interesant,pasi nje mbret i nje vendi tejet te varfer,mbreti i nje shteti të sapoformuar,i nje vendi qe ishte ende i pastabilizuar dhe i njohur ne botë,lidhej me nje princeshe nga nje dinasti ne zemer te Europes.
A jemi ne gjendje ne sot,ta zhbëjmë ketë realitet?A jemi në gjendje ta mohojmë?Besoj qe JO!Nuk e zhbëjmë dot se kjo gje ka ndodhur realisht,me persona konkrete,Ahmet Zogu,mbret i shqiptareve dhe Geraldina,princeshe dhe mbese e Hbzburgeve qe në disa gjenerata mbreteruan pothuaj ne gjysmen e Europes.
Askush nuk i mohon bëmat e Zogut,figuren e tij me shumë hije,veprime jo te ndershme,pazaret e tij,vetshpalljen mbret i shqiptareve dhe jeten e tij aventurore me femra dhe bukuroshe prostituta vendase dhe të huaja.
Dakord,Zogu eshte nje figurë e erret me shume skandale dhe dritëhije.Është nje “Satrap”,një bej aventurier që u vetshpall mbret dhe sundoi me hu dhe litar.
Ai si nje “Frikacak”,si nje “hajdut”,vodhi thesarin dhe ia mbathi.
Dakord,po a jemi ne gjendje te gjejmë një njeri tjeter,dhe te themi :”Po,X apo Y ka qene ne krye te shtetit shqiptar nga viti 1922 deri ne prill 1939.
Dakord,le te gjejme dike tjeter,nje politikan tjeter qe paska drejtuar me mire shtetin,para se Zogu te behaj mbret.
Nuk marr persiper te bind dike tjeter te mendoje si une,por duan,nuk duan,kete realitet duhet ta pranojme,se ekziston.
Ka shume shtete ne bote,madje,Franca,Anglia Rusia dhe vende te tjera qe ua kane prere koken mbreterve diktatore,por permendoret e tyre jane ne mes te shesheve.
Realiteti i nje vendi,njerezit qe e kane drejtuar kete vend,mire,keq,me urtesi apo me dajak,ata jane dhe ne nuk jemi ne gjendje ti ndryshojme.
Beni prove dhe ndryshoni Enverin,Ramizin,Saliun,Mejdanin,Moisiun,Nishanin,TopinTosin,Ilirin,Ramen?Nuk i dryshojme dot,i duan,i urrejme,i sgajme,i lavderojme,ata mbeten ne histori.Por me nje ndryshim nga Zogu.Ai mori per grua nje pinjolle nga familja me me emer ne Europe,por dhe … nje bukuroshe si ajo.