Artan Lame humb babain: Na la mes trishtimit që s'ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit

22 Tetor 2020, 16:34Sociale TEMA

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, babanë.

Lajmin e hidhur e jep vetë Lame, përmes një mesazhi prekës në ‘Facebook’, ku shkruan se “iku duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame.

5 komente në “Artan Lame humb babain: Na la mes trishtimit që s’ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit”

  1. Tajari says:

    Me shume respekt Ai t’ju kete jene uraten, por TemA mos botoni gjera te tlla, me verte populli u be merak per babane e Artanit?
    Lajm I pa nevojshem

  2. Ngushëllimet më të thella says:

    bëj dicka të ditur
    jo bëj dikë “me dije” apo dicka me dije

    kështu “ju bëj të ditur” ….

  3. Zana says:

    Ngushëllime Z.Lame për babanë tuaj.Respekte për njeriun puntorë korrekt dhe i gjendur për të ndihmuar të tjerët i qoftë dheu i lehtë.

  4. Petani says:

    Tani, ngushllime per humbjen e babait. Adili ishte burre i urte, i qeshur e me humor. E shihja rrugeve te lagjes me ate ecjen e tij te ngadalte, per shkak te moshes. Shpesh dhe pershendeteshim. U preft ne paqe!

  5. Liljana dhe Hysni Boci says:

    Ngushllime per vdekjen e babait. Kujtojme shpesh humorin dhe te qeshurit e tij. Rofshi dhe e kujtofshi. Shpirti i tij u preft ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje