Përzgjedhja e kandidatëve, Basha tallet me të përjashtuarit nga gara për deputet: Nuk është rrugë e shtruar me lule

22 Tetor 2020, 21:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD, për të dalë për votim në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur nëse procesi është i drejtë, Basha tha se pavarësisht faktit që ka ngjallur shumë diskutime, theksoi se “nuk është një rrugë e shtruar me lule, por liria e vërtetë është e vështirë për t’u menaxhuar”.

“Kur bën kryetari gabim, kur e bën anëtarësia gabim.  Unë në 2017 thash që do jetë e fundit herë që e bëj këtë dhe në të ardhmen do ta bëjë anëtarësia. Është një proces që ka ngjallur shumë diskutime. Nuk është një rrugë e shtruar me lule, por liria e vërtetë është e vështirë për t’u menaxhuar. Por është rruga e duhur për demokratizimin dhe jam i kënaqur me procesin”, tha Basha.

I pyetur nga Ilva Tare  nëse procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë i lirë apo i komanduar nga lartë, Basha është shprehur se:“Kam dëgjuar njerëzit më kritikë dhe më cinikë me Partinë Demokratike ta lavdërojnë këtë proces dhe më vjen mirë për ta sepse që prej fillimit kam qenë i bindur që ka qenë një proces i lirë.

Por më vjen mirë për ta që ta paktën në diçka kaq të hapur dhe transparente kanë lënë mënjanë cinizmin dhe mërinë dhje kanë njohur meritën PD që e bën këtë proces.”, deklaroi Basha. I cili me sa duket tallet me te gjithe te perjashtuarit nga gara per deputete me 25 prill, teksa thote se nuk eshte rruge e shtruar me lule!

2 komente në “Përzgjedhja e kandidatëve, Basha tallet me të përjashtuarit nga gara për deputet: Nuk është rrugë e shtruar me lule”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Qysh do veç në luftë Lule
    pa Klevisin, pa Flamurin
    qysh do veç në luftë Lule
    dhe pa ServinAlianji Nurin.
    .
    Nashti Lule je i humbur
    fushëbetejë dhe në letër
    pa Servin në pashaportë:
    Hunda vijon në faqen tjetër?!
    .
    Qysh do bënet ne ASTIRët
    pa Klevis Balli Kërriçin
    pse i hoqe më të mirët
    po të paktën mbaj Maliqin.

    P.S.
    Moj PëDë në tridhjet vite
    polle rreth njëzet partiçka
    mbarsu-pill gjersa e ndrite
    moj PëDë t’u thaftë .içka!

  2. sadna babul ka bidai says:

    me tjy shtru pa ftu me te ftu me shkru e me kuptu jemi si perrallor apo me shtiror ,kemi selle me ja shtru e me perjashtu ,me kall nje thesar apo nje gjandar ,me kall nje te vertet me bo nje perrallor .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje