Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, ku ka rrëfyer jetën e saj, karrierën diplomatike dhe misionin aktual që ka në vendin tonë.
Kim u pyet nga gazetari Fevziu nëse e njihte Shqipërinë dhe nëse kishte informacion për vendin tonë përpara se të vinte si ambasadore në Tiranë.
Diplomatja amerikane u shpreh se përpara se të niste misionin diplomatik në Shqipëri, pati një takim me të gjitha ish-ambasadorët amerikanë në vendin tonë.
Blendi Fevziu: Ambasadorja Kim, shumë faleminderit që na pritët në rezidencën tuaj.
Ambasadorja Kim: Është kënaqësi t’ju kem këtu. Mirë se erdhët.
Blendi Fevziu: Keni qenë këtu që nga fillimi i Janarit, apo jo?
Ambasadorja Kim: E saktë.
Blendi Fevziu: Si është qëndrimi juaj në Shqipëri?
Ambasadorja Kim: Është i mrekullueshëm. Më i miri.
Blendi Fevziu: Çfarë doni të thoni me i mrekullueshëm?
Ambasadorja Kim: Do të thotë që Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë për një amerikan. Është kënaqësi të jem këtu.
Blendi Fevziu: Sepse është vend pro-amerikan apo…
Ambasadorja Kim: Është sepse është një vend pro-amerikan, me një histori të pasur dhe me njerëz të mrekullueshëm.
Blendi Fevziu: Po ju keni qenë më parë edhe në Turqi me mision. Turqia ka një histori si e jona, të pasur në histori, të pasur në kulturë. Pse thoni se Shqipëria është vendi më i mirë në botë?
Ambasadorja Kim: Ngaqë…
Blendi Fevziu: Apo flisni si ambasadore?
Ambasadorja Kim: Flas edhe si ambasadore edhe si person. Për mua, Shqipëria…
Blendi Fevziu: Nuk është diplomatike…
Ambasadorja Kim: Jo, jo. Jo, Shqipëria është një vend i veçantë, mendoj, shumë shumë i veçantë në botë.
Blendi Fevziu: Për shkak të diellit, të motit? Sepse të gjithë ish-ambasadorët më kanë thënë në intervista se dielli është gjëja më e mirë në Shqipëri.
Ambasadorja Kim: Po. Dielli këtu është i ndritshëm, i ngrohtë, por edhe shumë i butë. Ndryshe nga çdo vend tjetër në botë.
Blendi Fevziu: A kishit ndonjë ide për vendin tonë përpara se të vinit në Shqipëri?
Ambasadorja Kim: Pakëz. U takova me të gjithë ish-ambasadorët…
Blendi Fevziu: Përpara se të emëroheshit si ambasadore.
Ambasadorja Kim: Dija pak, por është…
Blendi Fevziu: …informacion të përgjithshëm …
Ambasadorja Kim: …po, saktë… E dini, ka shumë legjenda për Shqipërinë por nuk e njihja Shqipërinë.
Blendi Fevziu: Pastaj u takuat me ish-ambasadorët në Shqipëri? Çfarë ju thanë?
Ambasadorja Kim: Të gjithë më thanë se pasi të kesh ardhur në Shqipëri, nuk të hiqet nga zemra.
Blendi Fevziu: Është e njëjta gjë për të gjithë ata, mendoj?
Ambasadorja Kim: Të gjithë.
Blendi Fevziu: Cila ishte këshilla më e mirëqë të dhanë?
Ambasadorja Kim: Mendoj këshilla më e mirë ishte nga Ambasadori Rajerson, i cili më tha
Blendi Fevziu: Ambasadori i parëpas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin ’91…
Ambasadorja Kim: Po, më tregoi se sa i veçantë është ky vend, se vendi ka kaluar shumë, se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie shumë unike, dhe që ka shumë potencial, ndaj jam e lumtur që jam këtu.
Blendi Fevziu: Ambasadori Rajerson ka qenë këtu në një çast të pashlyeshëm, kur Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker erdhi në Shqipëri. Ishte një ditë e çmendur fare, për ne por mendoj edhe për diplomacinë amerikane.
Ambasadorja Kim: Po.
Gjatë intervistës të realizuar në rezidencën amerikane në periferi të Tiranës, ambasadorja Kim ka treguar se cila është ngjashmëria mes Shqipërisë dhe Koresë, vendi i origjinës së saj.
Blendi Fevziu: Ju keni lindur në Kore, keni lindur koreane…
Ambasadorja Kim: Po…
Blendi Fevziu:…dhe pastaj u transferuat me familjen në Guam, një territor amerikan.
Ambasadorja Kim: Po…
Blendi Fevziu: Ka ngjashmëri midis Shqipërisë dhe Koresë, keni gjetur ndonjë të tillë në Shqipëri? Janë kaq larg…
Ambasadorja Kim: Shumë larg… Koreanët dhe shqiptarët nuk veshin këpucë brenda në shtëpi, ndaj ndihem sikur kemi diçka shumë domethënëse të përbashkët.
Blendi Fevziu: Shumë interesante.
Ambasadorja Kim: Familja ka rëndësi, tradita ka rëndësi, nga vjen ka rëndësi. Marrëdhëniet janë me rëndësi.
Blendi Fevziu: Në ç’moshë u larguat nga Koreja për në Guam?
Ambasadorja Kim: Ika kur isha 3 vjeç por kthehesha çdo verë për të shkuar tek gjyshërit dhe të afërmit.
Blendi Fevziu: Si ishte jeta e një vajze në Guam, një ishull shumë i largët nga kudo.
Ambasadorja Kim: Po, mendoj për cilindo …
Blendi Fevziu: Jam i sigurt, shumica e shqiptarëve nuk e dinë ku bie Guam. Edhe për ne, është në mes të vëmendjes prej historisë midis Kim Jong Un dhe amerikanëve dhe raketave.
Ambasadorja Kim: Është në mes të asgjësë. Është në mes të Paqësorit por mendoj edhe që është në mes të botës.
Blendi Fevziu: Po, qendra e botës është aty ku jetojnë njerëzit.
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Si u larguat nga Guami për në SHBA? Si e filluat diplomacinë?
Ambasadorja Kim: Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.
Blendi Fevziu: Në Angli.
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Për sa kohë?
Ambasadorja Kim: Për vetëm një vit.
Blendi Fevziu: Një vit. Dhe pastaj filluat diplomacinë?
Ambasadorja Kim: Pastaj u ktheva dhe po kërkoja punë.
Blendi Fevziu: Ishte rastësi apo e donit diplomacinë?
Ambasadorja Kim: Jo, koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.
Blendi Fevziu: Donit të hynit në shërbimin publik.
Ambasadorja Kim: Po, patjetër.
Blendi Fevziu: Është me rëndësi, i vështirë …
Ambasadorja Kim: Po…
Blendi Fevziu:…dhe është detyrë.
Ambasadorja Kim: Po. Isha duke parë vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova – duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo fazë dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat.
Bravo znj.Kim …mire se erdhe ne cirkun shqiptar..”zoteria “qe po flisni, eshte nje nga majmunet e cirkut (pa dashur te nenvlehtesoj majmunin)…argetim i mbare…….
Sa fillon të flasë Ambasadorja, ndërhyn Fevzo!
I çuditshëm, s’të lë të flasësh.
Nuk eshte cudi qe Fevziu te kete marre siguri nga Ambasadorja Kim,
qe miku i ngushte i Ambasadorit Rajerson, Sali Berisha, te mos preket nga Reforma e Drejtesise!?
Para se te vija ne Shqiperi, me thane qe eshte plot me Fevzinj te Saliut.
Me shume folur ky trapi yne se e intervistuara. S’morem vesh pse i pelqen Shqiperia, cfare keshille i dha Rajersoni, si e kaloi femijerine dhe ku filloi pune si diplomate. Ajo vetem sa konfirm nderhyrjet e ketij dellit qe mban veten per gazetar.
Si ?!
Nuk te dhane ndonje porosi per “burrin e shtetit ,, dhe “yllin ne ngjitje,, ?! ?!
Gazetar idiot që të ndërpret fjalën cdo dy sekonda.
E pyet Fevziu dhe nuk e le te pergjigjet deri ne fund, ia merr fjalen nga goja!
Z.Kim!Ndihemi me fat edhe ne qe me ne fund dikush ne Amerike u kujtua dhe per ne.Ju nga sondazhet e mediave e dini tanime cila eshte pritshmeria primare e gati 98 perqind te Shqiptarve,pra cojeni deri ne fund Punen e nisur.Ju garantoj qe ne jemi nje komb me zemer te madhe dhe mund edhe ti kishim falur heren e pare hajdutet tane te nderuar-po ja qe durimi na u sos qe vitet e para te 90′.Ata sbene gje tjeter pervec se te rripnin-pra erdhi ora.Duke ju uruar te vazhdoni te jeni e drejteperdrejt si deri tani ju falenderoj besoj edhe ne emer te shumices dermuese te Shqiptarve te ndershem.PUNE TE MBARE!
Z, kim, ky qe ju mer ne interviste eshte nje nga oligarket me te pasur nga kryekoka te krimit te veshur me pushtet. Ky kok zbathi akoma punon per ata qe populli i ka denuar me vdekje. Ky eshte nje idhtar i se vertetes, ku te bardhen e ben te zeze, vetem e vetem per te kthyer ate kohen e djegieve te te gazetave dhe rrahjeve dhe te vrareve gazetare. Ky e ka nostalgji ate kohe sepse u pasurua me ate lloj regjimi. Per kete kokzbathur, babai i tij shpirteror eshte berisha, njeriu qe u ushqye dhe u pasurua me gjak njeriu. Ky, fevzi, hyn tek njerezit felliqur te ksaj shoqerie, ku aksioner ne pasuri te luajteshme e te pa luajteshme krah per krah me berishen dhe hajduter te tjer. Ky duhet te jete ne listat e SPAK si njeri me pasuri maramendese te vena ne menyre korruptive, duke bere emisione ne favor te atyre qe rropen kete popull. Kurre ndonje here nuk eshte bere emision nga ky kokzbathuri per njerez te zhdukur si Remzi Hoxha, kure nuk i drejton dot pyetje berishes per vrasje, edhe nese do ti beje ndonje pietje te vogel, do mare me pare aprovimin e tije, sepse ai eshte qe e pasuroi kete fytyre te poshter. Keto jane mediat tona, ku punojne per ata qe jua zene koken me para si ketij faqeziu dhe disave pseudo analiste te vetshpallur, nje status qe meret nga kushdo qe ja ka qefi. Presim qe drejtesi te filloje dhe tek mediat.
Znj. Kim nuk duket e deshpruar prej faktit se si gazetari edhe pyetjet edhe pergjigjet i jep vete. Simbas tradites, edhe une do jap nje pyetje/pergjigje:
Pse ka vendosus tani gazetari te intervistoje ne nje spekter personal ambasadoren Kim kur ajo ka kaq kohe ne detyre?
Sepse deri tani ambasadorja kish refuzuar te ulej ne ndonje preher por tashme duket qarte se “e kan rregulluar muhabetin”.