Tonet janë rritur ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor.
Barack Obama sulmoi pasardhësin e tij Donald Trump duke e akuzuar atë për “paaftësi dhe dezinformim”.
Sipas ish-presidentit, manjati “gënjen çdo ditë, sillet si një xhaxha i çmendur dhe presidenca e tij është si një reality show.
Për shkak të tij, vijon Obama, reputacioni i SHBA në botë është shkatërruar dhe demokracia është në rrezik.
Obama pranon se kjo pandemi do të ishte e vështirë për tu përballuar me çdo president, por ai fajësoi Donald Trump për numrin e njerëzve që mund të kishin shmangur vdekjen.
Ish-presidenti shprehet sigurt se Joe Biden dhe Kalama Harris do të bashkëpunojnë me “njerëz seriozë, të aftë për t’u marrë me situatën”.
“Trump është i interesuar vetëm për veten e tij” – Trump, sipas ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, “është i paaftë për të marrë seriozisht detyrën dhe nuk ka treguar asnjë interes për askënd përveç vetes së tij”.
Obama gjithashtu sulmoi presidentin amerikan për mbështetjen e teorive të konspiracionit, të tilla si eliminimin e rremë të Osama bin Laden, dhe kërcënimin me burg të kundërshtarëve të tij politikë.
Llogaria e Trump në Kinë – Gjatë tubimit, Obama më pas citoi llogarinë bankare të Trump në Kinë të zbuluar nga New York Times: “A mund ta imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha një llogari sekrete në Kinë ndërsa kandidoja për Shtëpinë e Bardhë?
Paguan më shumë taksa për një vend të huaj sesa për Shtetet e Bashkuara “, denoncoi ai.
“Kam paguar më shumë taksa sesa ai kur isha 15 vjeç dhe shisja akullore”.
foli ky ievgu pr-ogrek
te denohet per cmendurofobi dhe ligjerate urrejtjeje kunder te paaafteve
Osama bin Hussein Obama, klyshi marksist qe nga nje Kenian eshte tani nje milioner nga politika…
Ky eshte presidenti me I paafte dhe I mefshte ne historine e USA, ai sponsorizohet nga ata qe duan shkaterrimin e USA dhe misioni I tij politik nuk ka mbaruar .
Fitorja e Trump ishte referendum ndaj Obames .