Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Besim Shabani shkarkohet nga vettingu në Polici.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të Shabanit.
Besim Shabani drejtonte njësinë e sigurisë fizike të Personaliteteve të larta shtetërore, ndërsa një foto e tij me këpucët e bëra pis me pluhur bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Shkoi ashtu para trupës së vettingut jo se do të donte të thoshte dicka, por se ka shumë vite që udhëton me bicikletë për në punë, dhe makina e tij është një mjet i vitit 1992.
Ai ka një shtëpi prej 71.3 metrash katrorë në parafabrikat, që sikurse tha, e ka marrë në 2003 me 37 milionë lekë të vjetra, me 20 mijë dollar të sjella nga vëllai i tij.
Por ndërkohë, kishte edhe 1500 dollarë interesa, që nuk I kishte shkruar në formular, sepse siç tha, nuk e kishte ditur si plotësohej formulari.
Besim Shabani sipas KJV nuk ka arritur të provojë ligjerisht ndihmën e të vëllait dhe po ashtu, tha se nuk kishte qëllim të fshihte të dhënat.
Shabani në cdo pikë tjetër është vlerësuar maksimalisht, qoftë për kryerjen e detyrës, apo edhe për pastërtinë e figurës e anën profesionale.
Aaa te dhjefsha Veqingun…edhe ata qe po bejn ata..plera… te paafte te vlersojne…
Çfare jane keto justifikime foshnjarake more, si ne shkolle fillore. Zyshe nuk lam bo detyrat se nuk dija si plotesohej ushtrimi!
Cfare eshte ky funksionar analfabet qe del e deklarom pa piken e turpit se nuk dinte si plotesohej formulari. Nje drejtor i policise kombetare qe denigron keshtu gjithe aparatin policor. Po nuk dinte te merrte nje avolat qe ta ndihmomte? Nje ekonomist? Te pyste koleget e vet nuk i shkoi mendja. Apo jane te gjithe dru me pre!
E ju i jepni te drejte ketyre njerezve qe na turperojne hapur fate.
Edhe une i kam derguar para te afermve te mi. Disa here. Ia kam derguar me banke e mi ka kthyer me banke.
Im ate i mbajti per mese 20 vjet dokumentat e inventarit te fundit para se te dilte ne pension. Nderkohe qe kishte ndryshuat regjimi e s i binte njeriu mendja per to.
Ke keto parate e te vellait si i mori? Si ia nisi i vellai 20 milione? Njeherazi apo me keste? Ky ku i ruante? Poshte dyshekut? Pse nuk i depozitonte ne banke siç bejne gjithe dynjaja? Apo nuk pirdhte te respektonte ligjet se çoç i dukej vetja.
Pse duhet te na konsideroni kaq naive ne lexuesit? Kush nuk e respekton ligjin nuk ka vend ne administtaten publike. Ligji duhet respektuar i teri e jo vetem aty ku te leverdis. Se keshtu justifikojme çdo shkelje qe ndodh dhe ne nivelet me te uleta te administrates civile, ne shkolla, spitale, etj
O Star-i cfardo qe te kete bere nje banese te thjeshte ne parafabrikat dhe 1500 dollare do ti kete tjetri se aq i ka dhe jevgu me i mbaruar qe shet fara. Si i dashkan zyrtaret keta? me banim ne baraka druri qe ti quajne te ndershem? Ti aq i ndershem qenke ne punen tende? Turp per kete veting qe smerret me ata qe duhet por gjen njerez te thjeshte e i turperon per pare xhepi te pajustifikuara. Merr nje formular vetingu e shihe njehere sa qesharak qe eshte. Ke ka dashur te justifikoje e justifikon, ke ka bere ne plan ta flake e flak edhe per nje dreke te qerasur. Ne fund te fundit ky tipi me postin qe ka patur vetem rrogen ka marre, se kujt ti marre VIP-ve? Respekte!
drejtor i biri i botes por nuk di as te kerkoje ndihme per te zgarravitur nje formular.