Nga Andi Bushati
Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin të përdorin dy standarte në gjykimin e tij: edhe ti shajnë metodat edhe ti’a kopjojnë ato.
Konfikti i fundit i hapur nga Presidenti i republikës, po dëshmon pikërisht këtë paradoks. Kreu i shtetit është ngulfatur në përplasje të fortë me një media pro qeveritare si ‘Shqiptarja.com”, e cila prej ditësh ka hapur një fushatë për mënyrën se si Ilir Meta ka dhënë gjatë presidencës së tij mbi 800 nënshtetësi shqiptare.
Qëndrimi më normal që duhet të kishte mbajtur presidenca në këtë rast do të qe se sa të vërteta ishin këto akuza, sqarimi një për një i tyre, si dhe hedhja poshtë, nëse kishte fakte dhe argumente për këtë gjë. Kjo, pra mënyra se si i përdorin kompetencat njerëzit të cilëve u kemi dhënë pushtet, është shumë më e rëndësishme për publikun sesa tenderat që ka fituar Karlo Bolino, bashkëpronësitë e gruas së tij apo letrat prej militanti që i shkruan ndonjë reporter i tyre hirarkëve socialistë për ti kapur ndonjë vend pune.
Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe njëherë para njerëzve shpërfaqet dilema midis ndershmërisë së gazetarëve në ushtrimiin e misionit të tyre dhe sjelljes së politikanëve ndaj akuzave që u vijnë nga pushteti i katërt.
Në këtë dilemë përplasja nuk është bardhë e zi. Ajo nuk është një ndeshje mes ëngjëjve dhe djajve.
Gazetarët, reporterët, mediat për të cilat ata punojnë kanë shumë mëkate në mënyrën se si ata sillen ndaj misionit të tyre. Le të marrim për ilustrim vetëm një shembull. Të njëtët që masakruan Ilir Metën kur u kap me bllok në dorë, e amnistuan atë kur u bë “bashkëdrejtues i koalicionit” me Ramën dhe rifilluan akuzat po aty ku i kishin lënë, në momentin që ai u nda nga rilindja.
Pra këtu nuk kemi aspak si qëllim informimin e publikut, por vënien e shtypit në shërbim të një rryme politike.
Por, duke pranuar këto mëkate që shpesh ulërasin, duke qenë të ndërgjegjshëm për partizanizmin, korruptimin dhe devijimin nga misioni të shumë TV-ve, gazetarëve, portaleve, ka një kriter që duhet të na shërbejë për të qenë më të qartë: sa herë që togfjalëshi personalizues “kush po e thotë” tenton të mbysë pyetjen thelbësore: “çfarë po thotë”, po aq herë duhet të dyshojmë se po përpiqen të na manipulojnë.
Këtë mënyrë sjelljeje e ka ngritur në strategji Edi Rama. Prej kur ka marrë mandatin, prej kur shpiku fjalën “kazan”, ai nuk ka lënë pa ofenduar, atakuar personalisht, në përpjekje për ti asgjesuar argumentin, asnjë prej gazetarëve që është përballur në studio. Sa herë është kapur me preshë në duar, ai ka zgjedhur si taktikë të sulmojë mediat, madje nuk ka kursyer as ato me famë ndërkombëtare, të cilat më pas e kanë nxjerrë bllof. Pikërisht në emër të kësaj strategjie për të mos u prballur kurrë me dëmet që shkakton politika e tij, ai, nëdrkohë që “bleu” me favoret e pushtetit të gjitha ekranet e TV-ve të mëdha, për ato që nuk arriti ti kontrollonte dot, tentoi të rikthente në kodin penal shpifjen dhe më pas po mëton të miratojë një ligj që e kanë hedhur poshtë njërzëri disa institucione ndërkombëtare bashkë.
Falë kësaj sjellje që në thelb ka vullnetin për të grabitur pa kokëçarje, liria e fjalës në Shqipëri (e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare) ka zbritur në nivelet e qeverisjes së Berishës së parë (1992- 1996).
Prandaj nëse duan të japin shembullin si kundër modele të Ramës, kundërshtarët e tij nuk mund të përdorin të njëjtat metoda si ai, duke lënë mënjanë argumentin dhe duke u fokusuar me personin që po e bërtet atë në publik.
Ilir Meta sapo e bëri në sherrin e fundit me Karlo Bolinion dhe me Report TV, pavarësisht nga qëllimet që ata kanë në denoncimin ndaj tij. Edhe Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Herë duke etiketuar analistë dhe TV-të si shërbëtorë të qeverisë, herë duke shpallur lista mediash të padëshëruara dhe herë duke anatemuar me mjetet e veta të propagandës ish gazetarë pranë tij si të blerë nga Rama, ai ka bërë të njëjtën lojë.
Natyrisht, gjithkush e di se shpesh herë ata mund të kenë pasur të vërtetë në denoncimin publik që i kanë bërë sahanlërirësve të qeverisë. Çdokush e sheh sesi mjedisi ynë mediatik kundërbon nga klithmat e puthadorëve të pushtetit.
Por ama, në këtë rast, më e rëndësishme se nxjerja në dritë e një të vërtete është ruajtja e një parimi, është përdorimi i të njëjtës masë dhe së njëtës peshë në gjykimin e të njëjtit problem.
Dhe ajo është fare e thjeshtë : “Çdo politikan që ka një akuzë në publik, qoftë kjo me qëllime politike, qoftë e projektuar për të tërhequr vëmendjen, apo thjeshtë e gënjështërt, duhet të japë shpjegime për të dhe jo ta mbysë debatin në një sherrnajë mashtruese me artikuluesin e saj”.
Secili kundërshtar i Ramës, që e ka seriozisht denoncimin e luftës barbare që ai i ka shpallur lirisë së medias, e ka për obligim të adoptojë këtë sjellje. Në përbaltejen që i ka bërë kryeministri aktual këtij mjedisi, shembulli i tij mund të luftohet vetëm me krijimin e një anti modeli. Çdo lloj sjelljeje tjetër, çdo lloj huazimi sado i zbehtë dhe episodik i mjeteve që përdor Rama është në një farë mënyre vetëm një amnistim i strategjisë së tij. Rënia në këtë kurth vetëm sa i jep frymë shprehjes dëshpëruese: “këta janë të gjithë njësoj”.
Me beri pershtypje se si nipi i Bllokut permend gruan e Bolinos gazetaren e nderuar Malltezi. Nuk e kam degjuar Bolinon ndonjehere ti permende grate e tij te perdala. E para hajdute e Berishes qe jeton me djalin te Rolling Hills i superhajduteve. Gruaja e dyte njihet nga te gjithe si lecka e Soko Balles dhe plastika e Tiranes bankes tirana dmth. Ky gazetar i nemur nuk ka kufi me ligesine e tij dhe me perversitetin si sherbetor i Berishes dhe gojendyre.
Ti o kelysh i quan te mireqena sulmet e Metes dhe te Berishes ndaj Bolinos? nuk ka vemje me te shpifur se ty
Pra Adriatik Doci qe zbulon skandalin e Metes tend o zagar qenka militant, kurse Babalet qe na cate veshet neper studio qenkan gazetare? U shofshi o rrace e keqe qe keni zaptuar opinionin publik dhe gazetareine! Shkruajte 1 fjale per Ilir Kullen qe desh solli plehrat per te permbytur shqiperine more horr?
Ngadalë edhe you që komentoni edhe ai e di si është e vërteta por është paguar për të shkruajtur.
Kur ska drejtësi, teatër do të bëni ju
spaku të dënohet në emër të popullit
Sa i peshtire dhe i pafytyre qe je o Bushat. Ti leme keto pacavurre qe ke shkruar, na jep nje mendim per skandalin e presileshit. Mos harro, skandali eshte i provuar 100% me futbollistin. C’far duhet bere me te? Shkarkuar? Arrestuar? Pergezuar? Falenderuar? FOL ZVARRANIK!!!
Ky kelyshi nuk na tha nje llaf per ate pasaporten e afrikanit apo ate te atij qe vrau tre femije e presidenti Andi Bushatit i dha si dhurate ne emer te Monikes e Andit. kaq perciptas e kalon dobiçi sa ne as shohim as degjojme ; vetem ky lapanjozi qe i priste shurren ne dore ne Paris Saliu, i di te gjitha. Qelbesira.
Ky me muti,me bythe lepiresi,zagari i vdekjes do tu japi mend te tjereve.Ky plehra thuthuthu smori gje nga Rama prandaj perpelitet ne bajgat e Sali vdekjes.
Gazetari me i lig qe ka pare televizioni. Eshte intrigant dhe gjobaxhi.
Vertet gazetar intrigant dhe me sakte zagar gazetar!!!!!!
Adriatik Doci ka thene me sinqeritet ate qe ti e ben cdo dit te vitit me skutheri. Gruja jote punon te Rtsh dmth ty Ps ta ka degju fjalen, Adriatikut jo edhe se eshte familje socialiste ka ndihmu Ps skutha si ty. Berisha te sistemoj grune e pare dhe Rama grune e dyte. Kujton se shqiptaret nuk te njofin?