VIDEO: Kanibalizëm mes udhëtarëve në kontejnerin që u nis nga Serbia? Ja dyshimet e autoriteteve paraguajane

26 Tetor 2020, 10:06Bota TEMA

Hetimet paraprake tregojnë se shtatë trupat që u gjetën në një kontejner që mbërriti nga Serbia në Paraguai, mund t’u përkasin emigrantëve të paligjshëm.

Patologia Rosa Romero tha për gazetën “Nasion” se ekziston mundësia që të ketë pasur raste kanibalizmi, që një nga njerëzit të “konsumojë” mish njeriu për shkak të mungesës së ushqimit, por që ajo do të jetë në gjendje ta konfirmojë këtë vetëm kur të jenë gati rezultatet e autopsisë.

Romero gjithashtu tha se trupat ishin në gjendje shpërbërjeje, gjë që çon në përfundimin se ata vdiqën shpejt pasi kontejnerët u larguan nga Serbia.

“Nuk ka të bëjë me fëmijë, ka të bëjë me njerëz të rritur”, tha Romero, duke shtuar se ajo mendonte se ishin të rritur. Trupat u gjetën midis mbetjeve të plehut artificial, kështu që nuk përjashtohet që ata të kenë vdekur nga uria ose asfiksia.

Shtatë kafka dhe mbetje njerëzore në një fazë të përparuar të kalbjes u gjetën në një nga gjashtë kontejnerët që transportonin plehra nga Serbia në Paraguai.

Një përfaqësues i ndërmarrjes që importoi plehun shpjegoi se mbetjet njerëzore u gjetën në kontejnerin e katërt që u hap dhe se ishin edhe dy të tjerë për të inspektuar.

Ngarkesa u dërgua nga Serbia në korrik dhe nuk dihet ende nëse kishte një vulë mbrojtëse përpara se të hapej në lagjen Santa Maria në kryeqytetin paraguaian, Asuncion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje