Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Pas negociatave humanitare me të gjitha palët e përfshira, katër fëmijë dhe një grua në gjendje jo të mirë shëndetësore, u evakuuan nga kampi Al-Howl dhe do të kthehen sot në Shqipëri.
Associated Press
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i tha agjencisë Associated Press në një intervistë telefonike nga Bejruti, se kthimi i këtyre pesë personave ishte kryer pas negociatave 12-mujore dhe se qeveria e tij shpresonte, gjithashtu, të siguronte riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, të mbetur në Siri në rrethana të ngjashme. Fëmijët dhe gruaja u dërguan dje në Bejrut, ku Rama darkoi me ta dhe duhet të fluturojnë drejt Tiranës të martën. “Ka qenë punë e ndërlikuar njëvjeçare”, tha Rama. “Jemi duke u përpjekur të sjellim çdo shqiptar sërish në shtëpi”, shtoi ai. Rama tha se organizatat humanitare dhe fetare, zyrtarët ushtarakë dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Bejrut, Mark Ghraib, luajtën një rol të madh në përpjekjen e riatdhesimit.
Katër fëmijë shqiptarë kanë lënë kampin Al-Howl, që pret familje të xh ih a dis tëve në Sirinë Veriore, ku më pas edhe do të riatdhesohen, sipas zëdhënëses së Gjysmëhënës së Kuqe siriane “Fëmijët u larguan nga Qamichli në Damask, pastaj nga Damasku në drejtim të kufirit libanez dhe nga Libani ata do të shkojnë në Shqipëri”, shpjegoi zëdhënësja, Rahaf Abboud.
“Operacioni u zhvillua me kërkesë të qeverisë shqiptare”, shtoi ajo. ”Një delegacion zyrtar shqiptar vizitoi të enjten e kaluar Sirinë Verilindore, ku u takua me zyrtarë kurdë”, tha Departamenti i Punëve të jashtme të Administratës gjysmautonome kurde në Facebook. Kryeministri shqiptar Edi Rama u nis drejt Bejrutit për të marrë pjesë në riatdhesimin e planifikuar për të martën. “Ne jemi në proces të riatdhesimit të katër fëmijëve shqiptarë nga kampi i ferrit Al-Howl, falë një operacioni shumë të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekjesh”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook. Administrata gjysmautonome kurde vazhdon të kërkojë riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të huaj, por vendet perëndimore po lëvizin ngadalë me dosjet.
Star Tribune
Gazeta amerikane ”Star Tribune” citon fjalët e kryeministrit Rama, i cili thotë se ”ka qenë një punë e ndërlikuar njëvjeçare”. “Ka qenë një punë e ndërlikuar e vitit,” tha Rama. Ai nuk pranoi të jepte detaje mbi negociatat, në mënyrë që të mos rre zi kon te përpjekjet për të siguruar kthimin e familjeve të luftëtarëve të tjerë shqiptarë në Siri. Ai shtoi se gruaja përdor një karrocë si rezultat i dëmtimeve dhe do të kërkojë operacion të menjëhershëm dhe të vështirë sapo të kthehet në Shqipëri. Të pesë jetonin në kampin e refugjatëve Al Hawl, në veri të Sirisë. Disa qindra burra shqiptarë u bashkuan me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera që lu fto nin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010. Shumë u v r a n ë dhe gratë dhe fëmijët e tyre ndodhen në kampet siriane.
Al Arabyia
Që para rënies në mars 2019 të të vetëshpallurit “kalifat” të ISIS-it në Siri, forcat kurde kanë menaxhuar disa kampe që strehojnë mijëra civilë në verilindje të vendit që u larguan nga luftimet, shkruan media e njohur e botës arabe Al Arabyia. Më i madhi është al-Howl, i cili gjithashtu strehon gratë e lu f të ta r ëve të huaj të ISIS dhe fëmijëve të tyre. “Ky operacion hap rrugën për një operacion të dytë për të riatdhesuar fëmijët e tjerë që ende e gjejnë veten në kampin Al Howl”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak para se të nisej për në kryeqytetin libanez. Policia shqiptare thotë se të paktën 40 fëmijë shqiptarë janë në Al Howl, përfshirë disa jetimë.
The Independent
Gazeta e njohur britanike ”The Independent” veçon kryeministrin Rama kur thotë se “së pari, jemi të përkushtuar ndaj kujdesit për fëmijët dhe gratë, që nuk përfshihen në akte te rro ri s te”. Ai shtoi se shtetasit shqiptarë që morën pjesë në l u f t i m e do të përballen me ndjekje penale, nëse a r re s to h en dhe riatdhesohen. “Jemi duke u përpjekur të sjellim çdo shqiptar sërish në shtëpi”, shtoi ai.
The Washington Post
Duke cituar kryeministrin Rama, gazeta amerikane ”The Washington Post” thotë se ”kthimi i këtyre pesë personave ishte kryer pas negociatave 12-mujore” dhe se ”qeveria e tij shpresonte, gjithashtu, të siguronte riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, të mbetur në Siri në rrethana të ngjashme”.
Fëmij të përdhunuar nga Princat Saudit.
Bota na njef si shtet Musulman, si vater Xhihadistash, trafikant drogash, prostitucjoni …
Merit te vecant kane Hoxhallaret (agjentet e Turqis se Erdoganit) qe rekrutojne debilat Shqiptar dhe si trushpelar i cojne ku ka nevoj Sulltani.
Mbani large shtetin mafjoz Turk, large nga “dhuratet” e helmatisura te Erdoganit.
Erdogan-Micotaqis, una faccia una razza. Duhej te ishte ndertuar nje shtet shqiptar per ti vene kufirin te thana Turqise e per te mbrojtur Europen, jo nje palo shtet si greqia. Thjeshte, Europa duhej te ndiqte endrren dhe vepren e Gjergj Kastriotit te madh. Po c’ti besh Rusise e kelysheve te saj!?
Jo merit kane pushtetaret e tu qe katandisen vendin di mos ma keq e njk jane te zotet per asgje pos me grabit e me shti ne fukarallek edhe ma shume popullin e ture!
Jo femije te perdhunuar nga qeveria e tyre nje here qe s’u kujdes per ta sa ishin femije ne shqiperi po i la ne duarte e sekteve fetare!
Femije te perdhunuar nga shoqeria shqiptare pastaj qe mbyll syte kur sheh varferiNe e shume femije e shume prinder kamos, qe kane si shprese te fundit fene.
Perdhunumet nga ato qe permend ti vjen ne fund te gjithe perdhunimeve ditore qe shohim ne shqiperi!! Prejfemijet e naftetareve qe s’po shohin rrogen e prindereve tek femijet e minierave pa prinder se mina i ka mbyt etj cdo dite perdhunohen femijet tek ne, po ty s’te shohin syte e s’te punon radaku me e kuptuar!
Po more km po na eshte merzitur pd me paloqen, ketyre si do tju besh?
Do ti riatdhesojme edhe ata???????. Kemi disa vite qe po punijme….
Do ti riatdhesojme edhe ata???????. Kemi disa vite qe po punijme….