Fëmijët nga Siria nesër në shtëpi! Rama nga Libani: Me zemër të ngrirë deri në momentin e fundit! Presim sinjalin për të marrë dhe të tjerët

26 Tetor 2020, 19:19Sociale TEMA

I dërguari i Top Channel në Liban, gazetari Muhamed Veliu raporton se janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri, Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Muhamed Veliu tha se: Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces.

Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë.

Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes.

E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër.
Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët.

Ndërsa i pyetur për Eva Dumanin, kryeministri duke mos dashur të japë shumë informacione tha: Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.

Por çfarë ndodh më pas?

Rama: kemi një strukturë që është e organizuar nën masa sigurie, psikologë, mjekë për të bërë analizat, do shohim si do zhvillohen gjërat.

Ndërkohë i pyetur se kur do të fillojë faza e dytë e këtij procesi, me qëllim kthimin e të tjerëve në shtëpi, kreu i qeverisë u shpreh: 

Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces.

Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion.

5 komente në “Fëmijët nga Siria nesër në shtëpi! Rama nga Libani: Me zemër të ngrirë deri në momentin e fundit! Presim sinjalin për të marrë dhe të tjerët”

  1. ERTV says:

    Aman Edo se mos je t’u e prit sinjolin nga emisari special i presidentit për këtë gjë.
    Shkelqesisë së tij, zotit Ilir Kulla 0.07
    Se ai është duke e ndjekur situatën non stop në Google Earth dhe po sheh fotot e 2012.
    E di që e ke për zemër Liken… (si e keqe e domosdoshme për ty)
    Por mos e bëj këtë gjë se luhet fati i atyre fëmijëve atje…

    1. abc says:

      O Ramut te fala byrazerit Erdogan si kryetar i ISIS-it (i shteti Islamik).
      Sa luftetar te tjer Arnaut i duhen Sulltanit, per frontet e Azerbaxhanit, Libis dhe Egjeut, sepse Hoxhallaret i kane ber gati nja 200 koke Arnautesh.

  2. Rea says:

    Ok qenkan te veshur firmato keta kater femij por lind pyetja per keta mijra qindra qe lene shqiperine cdo vit Si I behet??????

    1. Erdogani kryetar i ISIS-it says:

      Ore nje gje me bene pershtypje keta “patriotat”, gazetar, analist, politikan, historian … ku ne pi..dhin e Emines jane fshehur dhe nuk degjohen.
      Ku eshte Xhufi, Ngjela, Idrizi, Spahiu, Bashkurti, … dhe mercenaret e tjere te Turqis qe te na sqarojne se c’far po i ndodh Shqipetarve.

  3. Predatori says:

    Këta janë fëmijë dhe meritojnë një jetë të mirë, por shteti nuk duhet ti lerë në duar të gabuara që ti indokrinojnë duke iu thënë që baballarët e tyre kanë qenë martirë. Ata kanë qenë disa fatkeq që u mashtruan me premtime parajsash dhe virgjëreshash dhe që u shndërruan në terroristë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje