Shumë nga shqiptarët në Siri nuk pranojnë të kthehen dhe fshihen: Forcat e antiterrorit kanë hyrë në kamp

26 Tetor 2020, 21:20Sociale TEMA

Mbi 80 fëmijë e gra shqiptarë në kampin Al Hawl në Siri kërkojnë prej më shumë se 1 viti rikthimin pranë familjeve të tyre.

Sot ka diçka të re në lidhje me ta. 5 prej tyre janë nxjerrë nga kampi, ndërsa ajo çfarë është e çuditshme, është se një pjesë e tyre janë fshehur dhe duket se refuzojnë të largohen që aty.

Gazetari i A2, Julian Kasapi i cili ishte i pari në kampin sirian të Al Hawl dhe që krijoi kontakte me shqiptarët e strehuar aty tregon disa nga detaje nga ky operacion që ka angazhuar të gjithë shtetin shqiptar, mes të cilëve dhe kryeministrin Rama që ka udhëtuar drejt Libanit.

Sipas gazetarit Kasapi, forcat shqiptare të antiterrorit janë vendosur prej një muaji në Liban dhe prej aty kanë vendosur kontaktet me autoritetet kurde të kampit. Para 3 ditësh ata kanë mundur të hyjnë në kamp dhe tashmë 4 fëmijë dhe nëna e tyre janë nxjerrë.

“Mbetet për t’u përgëzuar operacioni, të paktën pas 1 viti kemi kontakte zyrtare me administratën e kampit nga shteti shqiptar për të bërë të mundur riatdhesimin e nënave dhe fëmijëve shqiptarë që vijojnë të mbeten në këtë kamp.

Prej 1 muaj struktura antiterror ka qenë në Liban aty ku dhe nëpërmjet kontakteve me konsullin kanë komunikuar me autoritetet kurde.

Kujtojmë edhe njëherë se autoritetet kurde nuk janë autoritet zyrtar për territorin zyrtar. Por e vetmja mënyrë për të bërë diçka për shqiptarët ka qenë komunikimi me ta. Struktura antiterror nuk ka qenë në Siri, 3 ditët e fundit ata kanë mbërritur në Kamishli.

Janë përpjekur që me ushtarët kurdë të bëjnë identifikimin e shqiptarëve. Pala shqiptare ka pasur lokacionin ku ndodheshin. Ndihmë të madhe ka dhënë Brunilda Koshollari. Të dhënat e saj i janë dërguar shtetit shqiptar”, tha Kasapi.

Mësohet se shumë shqiptarë janë fshehur kur kanë mësuar për forcat e antiterrorit që kanë hyrë në kamp pasi i frikësohen sanksioneve dhe dënimeve. Ka pasur dhe informacione të rreme për kampin ku bëhen procedurat për deportim, sikur aty vriten nënat dhe fëmijët.

“Antiterrori ka hyrë para dy ditësh në kamp dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve janë larguar nga Al Hawl. Ata kanë shkuar në kampin Roxh.

Aty janë të identifikuar. Në këtë kamp bëhen dhe të gjitha proceduar për t’u deportuar në Shqipëri. Problematikë tjetër është se administrata siriane lejon të merren vetëm fëmijët jetime, por strukturat shqiptare kanë ndërhyrë. Tashmë kemi 4 fëmijët e parë dhe nënën e tyre, mes tyre është dhe Endri Dumani.

Por kur strukturat shqiptare hynë në kamp ata nuk arritën të gjenin 5 familje. Bëhet fjalë për familjen e Emanuela Dacit, Elona Shulin, Myrvete Dibrën, Hajrie Taushanin. Evës 15 vjeçare i është thënë që në kampin Roxh po vriten motrat, torturohen gratë dhe fëmijët dhe sigurisht që ajo ka frikë”, përfundon gazetari i A2.

6 komente në “Shumë nga shqiptarët në Siri nuk pranojnë të kthehen dhe fshihen: Forcat e antiterrorit kanë hyrë në kamp”

  1. Tani says:

    Edhe Siria është më mirë se Shqipëria prandaj nuk kthehen .

  2. Katonak says:

    Po lërini azeret të rrinë aty ku janë o mortja që nuk ju ha juve

  3. Lisa në botën e çudirave says:

    Si ka mundësi që nuk duan të vijnë?
    Po ju bëjnë presion apo nuk po i lejnë ?
    Apo po i mbajnë peng për t’ju kërkuar dëmshpërblim?
    Po ju antiterori një muaj atje çfarë informacionesh mblodhët që po ju vjen kaq surprizë ??
    Diçka nuk shkon…!

  4. abc says:

    Hahahaaaa ju i quani Shqiptar dha ata kembngulin qe jemi Arab dhe duan te japin jeten per Islamin.
    U zbulua pa-fytyresia juaj dhe perallat me Autochtonus.
    Hoxhallaret neper Xhami duket se kane bere nje pune te mire, i kane hallall parat qe ju ka dhene Erdogani
    C’far kane per te thene Turkarnautat patriot per 300 €uroshat e Islamit ???
    Perse nuk degjohen “patriotat” si Xhufi, Ngjela, Kocaqi, Kapllani, Llalla, Idrizi, Spahiu, …. qe e kane ne maj te gjuhes helmin per Greqin.
    Duket qe jane mercenar besnik te Sulltanit.

  5. deda says:

    A e pytën shtetin kur ikën.jo .po tani pse kërkojnë ndihmë .ke vëllezërit e tyre myslimanë janë.

  6. Mirdite says:

    Po mos i ktheni mor lereni atje ne lufte e te pshtillen e sterpshtillen . Edhe kur te vriten ti varrosin te pshtjell . Kan hik prej paqje per luften e tjerve lerini kan qefin e vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje