Me avion dhe nëndetëse, vërshojnë tonelatat e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara

28 Tetor 2020, 21:30Lifestyle TEMA

Ushtria meksikane arriti të kapte një avion privat që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën e saj dhe pasi e detyroi të ulej në një aeroport pranë kufirit me Belizen, zbuloi brenda tij rreth 1,5 tonë kokainë.

Lajmin e dha vetë presidenti i vendit, Andrés Manuel López Obrador, duke thënë se ishte arrestuar vetëm njëri prej dy personave në bord, ndërsa tjetri kishte arritur të largohej. Sasia e madhe e kokainës do të kapte një vlerë prej 72 milionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është hera e dytë brenda tri javësh që ushtria ndalon një avion të mbushur me lëndë narkotike. Më 5 tetor, një avion me kokainë me vlerë 19 milionë dollarë u përplas në Kueretaro pasi u detyrua të ulej nga ushtria. Në aksident humbën jetën dy personat që ishin brenda tij.

Në 2 shtator, një sasi rekord prej 3 mijë kilogramësh kokainë, me vlerë 142 milionë dollarë, u konfiskuan në një skaf që po lundronte pranë brigjeve të qytetit Kintana Ru.

Por droga nuk shkon vetëm me avionë drejt Shteteve të Bashkuara nga Amerika e Jugut. Autoritetet kolumbiane raportuan këtë të mërkurë se kishin ndaluar një nëndetëse “artizanale” me rreth 2 tonë kokainë në bord, që në tregun amerikan do të kapnin vlerën 60 milionë dollarë, raporton Reuters.

Brena nëndetëses u gjetën dhe u arrestuan tre persona, një kolumbian, një ekuadorian dhe një meksikan, të cilët sapo ishin nisur për udhëtimin e tyre në Oqeanin Paqësor për të dërguar kokainën nga Kolumbia në Meksikë, ose SHBA.

Kolumbia është një prej vendeve kryesore të prodhimit të kokainës, që konsumohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë. Prodhimi i saj është burim kryesor i të ardhurave për grupet e armatosura, që furnizojnë në këtë mënyrë konfliktet e brendshme të shtetit prej pesë dekadash, me një bilanc tragjik prej më shumë se 260 mijë viktimash.

5 komente në “Me avion dhe nëndetëse, vërshojnë tonelatat e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara”

  1. Bossi says:

    Ameeika vendi I droves, prostitutionit, krimit, mashtrimit, vjedhjes, korrupsionit, degjenerimit dhe shkaterrimit

  2. kasemi says:

    Droga eshte vshtire te ndalet, edhe me raketa do te skoje ne amerike, atje ku ajo kerkohet dhe paguhet. Shtetet mundohen ta mbajne nen kontroll por ajo sasi qe konsumohetdote gjendet, etem ka nje problem, me shterngmin e masave cmimi i saj rritet, asgje tjeter.

  3. Ne lüften e Vietnamit transportohej me Avionet Ushtarake per ne Amerike
    Droga kokaina ,
    Thas me kokain Brenda Arkivoleve te gjasme ushtareve te vrare.
    Ne Columbi poashtu,me Avionet t Cias ose Ministrave me nendetese po e po
    ka qen dhe eshte rruga e transporti me i preferuar.
    Pa i zhytur Trapi hunden ne miellin cudiberes,
    nuk fillon dita ?✌

  4. taso kume says:

    INXHINJERET RUSE kane 15- 20 vjete qe ndertojne mininendetese per trsportin e kokaines ne Meksike e Kolumbi.

  5. Xhediku says:

    Trapi kerkon te beje mur me Meksuken ne shifren e $25 miljard. Ha mut Trapi se e cojne me avion e si hyn ne sy muri hic. Budall Trapi e budallenj kush votin ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje