Tetë eurodeputetë nga grupi i Partive Popullore Evropiane i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku shprehen kunder qeverisë shqiptare për të miratuar Kodin Zgjedhor pa pritur një opinion të Komisionit të Venecias.
Letra:
Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.
Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.
Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.
Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.
Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.
Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.
Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.
Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.
Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.
Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.
Sinqerisht,
Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri
Pa pasur Kompleksin e te qenit i PS-se..apo PD-s..si apo Kazanit te LIs-it apo Rrapit…..Edi Rama ka per DETYRE QE TU PERGJIGJET Ketyre Zoterinje Euro-Deputet…..se te Kujte jane keta ka Pake RENDESI….lol
Ne vendimet e parlamentit nuk mund te dali persiper Venecia.
Po Grosruku ku eshte,po ai francezi Doul ose Dule,te gjithe keta jane miqt e Saliut,edhe kur ka vrare Sala keta e kane mbrojt,prandaj nuk duhen ndigjuar.
Letra higjenike e tetë eurodeputetëve është si hiri që mbulon atë të maces. S’duhet të lejojm opinione te tilla zyrtare ndaj i duhet shkruajtur Merkel që BE të shikoj punët e saja ndryshe ndjekim rrugën e Venezuelës dhe Kongos që debuan ambasadorët e BE-së.
Ashtu te lumte (shprehja e preferuar e Xhaxhi Enverit), pushka top, ashtu te do Partia, poshte imperialistet.
Hallall ta befte Zoti humorin e holle oj Kimete
Shume te indinjuar sot 8 eurodeputetet e P. Popullore Europiane.
Ku kane qene deri dje keta zoterinj, kur Berisha, Basha, Kryemadhi, Vasili & Co
nen udheheqjen dhe nxitjen e Ilir Metes, braktisen institucionet, dolen ne rruge
dhe i vune flaken Shqiperise per te rrezuar nga pushteti Ramen ?
Tri vjete zgjaten perpjekjet e te majtes per tu ulur ne tavoline per hartimin e
reformes zgjedhore duke i kerkuar opozites te jepnin versionin e tyre dhe ta miratonin
pa ndryshime nese do ta pranonin te mireqene OSBE-ODIHR.
Po kur ne si popull degjonin perdite POR……ET Bylykbashit dhe Peco Vasilit….
Per ta mbyllur “Kryeministri te vazhdoje programin e angazimeve politike ne te mire te popullit
shqiptar dhe jo qejfet e europarlamentareve te partive politike te djathta dhe te Ilir Metes
i cili kerkon te pezulloje reformen ne drejtesi sepse e di qe do veje ne burg .
Kjo eshte -nderhyrje ne punet e brendshme te shtepise……..cmut duan keta lapanhjoze te paguar? …kuvendi popullor organi me i larte!
Shqiperine e drejtojne njerezit e zgjedhur nga populli dhe jo Komisjonet e Malesise… A mund te na thone keta komisjonere se sa here eshte marre mendimi apo pyetur Komisjoni i Venecjas kur sala ishte ne pushtet?… Plehra qe duan te mbajne Shqiperine sa me mbrapa. Po paguan Sala se keshtu i shtyn vitet. 8 muaj aty 5 muaj atje…
Tete eurodeputetet duhet t’i drejtohen Kryetarit te Kuvendit te Shqipersie jo Kryeministrit.
e dy palet bejne manovra vetem qe te mos arrihet nje agrement mbi kodin zgjedhor para zgjedhjeve. U intereson te dy paleve qe te zbatohet kodi i vjeter elektoral me lista te mbyllura ne menyre qe parlamenti te ozurpohet perseri nga hajdutet dhe te korruptuarit si dhe nga kriminelet dhe oligarket. Shtytja qe i bene komisioni venecias per ne dhjetor do te thote qe ne janar te fillojn prape gerrveret nga komisioni politike ja 2 muaj dhe pastaj nuk ka me kohe per te zbatuar kete kode zgjedhor edhe sikur palet dhe kryehajduti dhe krimineli ilir meta te bjere dakord me kodin qe mund te behet, ne qofte se mund te behet. Keto jane qellime te perbashketa midis partive PD-PS-LSI, ata jane bashke, bashke vjedhin dhe bashke vrasin. Ata nuk e leshojne pushtetin. Korrupsioni i tyre eshte marramendes dhe nuk kane frike as nga ligjet as nga drejtesia e re, paraja bene ligjin dhe korrupsioni eshte marramendes. Le te thone cte duan nderkombetaret dhe populli, ata nuk e duan shqiperine ne Komunitetin Evropian. Ato kushte qe kerkohen per ne KE jane plotesisht te realizueshme por te pa deshirueshme per kete klase politike.
Go Edi go…
Pyet 100 vete dhe bej si di vete.
Keta mbeshtetes te anarshise, te japin mendje dhe urdhera ne vendin e tyre , parlamenti eshte i ligjshem dhe per te vendosur ligje eshte votuar , zot ne shqiperi jane vetem vetem vetem shqiptaret o ju homo europiane .
Po more zoterinj deputete po zgjedhjet kur do te behen apo pas nja 4 vitesh. Venecia e tha qarte, nuk merremi tani me ate punen e likes, mjaft jemi marre me ate debil. Me sa duket keto deputetet nuk e kane haberin per kete pune, duhet te jen si keto deputetet tane qe as te lexojne nuk dine e jo me te japin mend botes. Letren me siguei e ka shkruar keshilltari i likes dhe e ka derguar ne bruksel me nje dore evrosh shoqeruar.
Qe te tet keta …nuk kan ber vezen e kuqe po ne llogarit e tyre kan vajtur para nga sali krimineli dhe meta luli mona mediu ….prandaj nuk duhen degjuar ….parlamenti te vazhdojj punen …..
Sa qenkan tronditur keta? Ka folur Luli vecan me sejcilin.
Une jam i mendimit se duhet pritur dhe mendimi i strateges nderplanetare, nderkombetare, kozmike, leshelike, babaxhike te Nafije Dybekut, trularaskes me shkolle te mesme qe kakaris neper ekrane me cipin e futur ne tru nga Nafija , kembeshtrembeta, sygerdoqja, e pa shkolluara Kejdi dhembcakallja e bija e mashtruesit dhe ndertuesit hajdut te qytetareve te Fierit