Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim online me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.
Kim e ka vënë theksin tek forcimi i gazetarisë si shtyllë e rëndësishme e demokracisë.
Teksa pasqyron këtë zhvillim, ndër të tjera ambasada shkruan:
“Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.
Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”, nënvizon Ambasada e SHBA.
Ndërsa vetë ambasadorja Kim shkruan:
“Diskutim shumë i mirë sot me gazetarë që kanë marrë pjesë në programin IVLP të Departamentit të Shtetit.
Demokracia përkufizohet nga e drejta e qytetarëve për të këmbëngulur për llogaridhënien e zyrtarëve, përgjegjësinë e gazetarëve për të bërë pyetje të vështira dhe detyrimin e zyrtarëve për t’u përgjigjur.
Nuk është aksident që liria e shtypit është garancia e parë e Kushtetutës së SHBA”.
Takimi i ambasadores amerikane në Tiranë me gazetarët shqiptarë, vjen në kohën e një sulmi të paprecedentë dhe të egër ndaj tyre, nga ana e presidentit të vendit, Ilir Meta.
Ndaj ky takim mund të konsiderohet edhe si një sinjal mbështetje për gazetarët, për të mos u impresionuar nga sulme të tilla.
(TemA)
KU KEMI GAZETARE NE ZONJA KIM.
VINI RE NE KONFERENCA SHTYPI TE LUL BASHES E ILIR FLORIRIT.SAPO NDONJE GAZETAR RRALLE, SHUME RRALLE I DREJTON NDONJE PYETJE QE NUK I VJEN PER MBARE TE DY ULERIJNE I BIEN TAVOLINES ME GRUSHT, I NDERPRESIN FJALE E NUK E LENE TA MVAROJE PYETJEN DERI NE FUND.E GAZETARET E GJORE TREMBEN.
NDERSA ME RAMEN E DINE QE NUK I ULERIN E BEJNE SI GARIPA.SHKURT JANE GAZETARE TE TREMBUR E SERVILE.
jo jo o zonja yuri kim ti duhet bjesh ne shqiperi fbi per pastrimin e shume plehrave
Nese ne Amerike Presidenti Trump tha qe CNN boton fake news, a mund ta imagjinoni se cfare botojne mediat shqiptare? Mbeshtetja duhet te behet sipas besushmerise se lajmeve qe japin dhe jo thjesht si koncept i pergjithshem. Jo te gjithe mediat duhen mbeshtetur kur ato genjejne, genjejne, dhe mashtrojne duke helmuar publikun me fake news. Ata gazetare dhe ato media qe botojne lajme jo te verteta duhet te japin llogari para drejtesise. Gazetari ideale dhe demokratike nuk ekziston. Shume gazetare, per fat te keq, botojne kundrejt nje pagese. Ka nga ata qe edhe pse e dine qe po japin nje lajm genjeshtar prape shkruajne nje artikull. Keto lloj mediash dhe botimesh duhen denuar dhe jo mbeshtetur.
Ky takim, dmth se meta eshte ne shenjester dhe ka shkuar per LESH PAZURRI.