Putin thotë se vaksina ruse është efikase ndaj Covid-19, synohet vaksinimi në masë

29 Tetor 2020, 19:35Bota TEMA

Rusia synon të nisë vaksinimin në masë të popullatës kundër Covid-19 deri në fund të vitit.

Kjo u bë e ditur nga presidenti, Valdimir Putin, i cili tha se një gjë e tillë nuk është bërë ende pasi po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve.

“Vaksina jonë funksionon në mënyrë perfekte”, tha Putin. Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në 40 mijë qytetarë.

Gjithashtu, ka nisur vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë, megjithatë shifrat janë të ulëta.

Zyrtarët rusë u detyruan të ulnin parashikimin e tyre për prodhimin e dozave të vaksinës për këtë vit, nga 30 milionë në vetëm 2 milionë.

Putin kritikoi dhe punën kërkimore të Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se përdor për bazë një virus të shimpanzeve në vend të një virusi të hasur te njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje