Në rajonin e Puljas në Itali janë mbyllur të gjitha shkollat. ANSA raporton se vendimi është njoftuar nga presidenti i rajonit Michele Emiliano sipas të cilit, vendimi është marrë për shkak të ‘numrave të pandemisë’.
“Na u desh të marrim këtë vendim të vështirë për ndërprerjen e aktivitetit mësimor në të gjitha shkollat. Numrat janë shumë të rëndë në shkolla. kemi konstatuar se rritja e numrit të infektimeve ka koinciduar me rihapjen e shkollave” është shprehur Emiliano.