Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular

30 Tetor 2020, 14:09Hi-Tech TEMA
Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë

Vodafone Albania është renditur në vend të 8-të në botë, për shpejtësinë e internetit në celular.  Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve  më të shpejtë në të gjithë botën.

Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar.

Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyc i krijimit të një të ardhmë të qedrueshme ekonomike për rajonin.

1 komente në “Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular”

  1. Fisniku says:

    Perdor VODAFON edhe une,por edhe kur kam gruan prane dhe provoj celularin,sekretaria me pergjigjet,se personi ka mbyllur telefonin ose mesazhi per thirrjet e pa realizuara vijne pas 3 oresh etj!
    Ja ky eshte VODAFONI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje