Tërmeti në Izmir, të paktën 6 jetë të humbura dhe 202 të plagosur

30 Tetor 2020, 15:29Bota TEMA
Tërmeti në Izmir, të paktën 6 jetë të humbura dhe

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri është mbytur, si dhe janë lënduar 202 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency.

“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, gjashtë qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 202 janë lënduar”, thuhet në njoftimin e AFAD.

AFAD gjithashtu njoftoi se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milionë lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.

1 komente në “Tërmeti në Izmir, të paktën 6 jetë të humbura dhe 202 të plagosur”

  1. Evolution says:

    Falju zotit Erdogan hajdari, se ti rregullon dëmet e tërmetit! Po kur lexon kuranin, që është një libër me përralla, nuk e di se cfarë i shkakton tërmetet. Bëj qef Erdogan, kur të ndjekin besimtarët trushpëlarë nga mbrapa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje