Një pacient me COVID-19 i dha fund jetës mëngjesin e së dielës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë.
Viktima është një 52-vjeçar me inicialet P.Gj. Policia tha se ai u hodh nga lartësia e spitalit rreth orës 03:10 e së dielës.
Ai kishte rreth një javë që ishte shtruar në spital, pasi kishte hasur ndërlikime nga COVID-19.
Ky është rasti i tretë që në spitalin Shefqet Ndroqi pacientë me koronavirus vetëflijohen.
Rastet e shkuara janë shënuar në muajin gusht dhe shtator ku viktima kanë qenë të moshave 29 dhe 65 vjeç.
Njësoj si për rastet e shkuara autoritetet fajësojnë gjendjen psikologjike të pacientit dhe ndikimin që sjell COVID-19 të përkeqësimi i saj.