Rama: Asgjë s’na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale

2 Nëntor 2020, 11:57Politika TEMA

Në takimin për Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor si eventi përmbyllës i Samitit të tretë, Rama tha se shoqëria digjitale është një nga sfidat më të mëdha.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se pavarësisht se procesi i digjitalizimit ka pësuar transformime, ka ende shumë punë për të bërë, duke shtuar: “Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale”.

Rama u shpreh se vendet vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë, ndërsa falënderoi edhe Gjermaninë, për mbështetjen në realizimin e këtij samiti.

“Ky Samit zhvillohet në një format ndryshe nga ajo që do të  donim. Jemi me rregullat që ndoshta nuk janë të dëshirueshme por të rëndësishme për shkak të situatës.  Është bërë e qartë se ky nuk është thjesht një Samit si gjithë të tjerë apo një evenimentin na kalendarin tonë, por pjesë e një procesi të pandalshme që përqendrohet të ndërlidhja midis qytetarëve dhe vendeve tonë.

Tani që flasim jam i sigurt se jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen.

Jemi këtu për aspektin digjital dhe nuk ka dyshim që është një aspekt kyç i rrugës për të ecur përpara. Në të gjitha fushat, përfshin një spektër të gjerë qytetarësh pavarësisht nga profesionet. Shoqëria digjitale sfida më e madhe e këtij shekulli dhe instrumenti më i jashtëzakonshme, por të ngritur një mjedis ku njerëzit që jetojnë në hapësira të ndryshme të komunikojnë.

Nga ana tjetër është edhe përballja me kërcënime, me pasoja të panjohura.  I jam mirënjohës qeverisë gjermane që ishte e gatshme ta ndihmonte këtë Samit.

Më është thënë që ka shumë gjëra që do të vijnë si rezultat i angazhimeve të ndërmarra me këtë rast , sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit, për transformimin digjital dhe tjetri për ndërlidhje të rajonit. Jam plotësisht i bindur që këto  nuk janë thjesht memorandume mirëkuptimi, por përcaktojnë shumë të ardhmen tonë të përbashkët. Bashkëpunimi digjital është pjesë  e pandashme e paketës së procesit të Berlinit.

Në kuadër të pandemisë ky bashkëpunim duket se është më i rëndësishëm dhe më jetik. Të dyja këto Samite, ky dhe ai i krerëve të qeverisë në Sofje, janë për të ndihmuar në ngushtimin e hendeqeve si edhe për të ndihmuar të rrisim standardet e BE.  

S’ka dyshim që kemi mjaft hendeqe për të plotësuar, por është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të ndikuar  individualisht sa më shumë të jetë e mundur vizionin e përbashkët.

Nuk ka qenë e lehtë, por sot kemi një kuptim dhe një dakordësi më të madhe për Shengeni-n Rajonal dhe kjo është arritje e vërtetë. Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Asgjë s’na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale”

  1. ervin qerimi says:

    Shkruhet dixhitale o kazan i Rames . Ju po te doni perdoreni ne te folur por shkrimet dhe botimet kane disa detyrime .

  2. koment says:

    Edvin je nje injorant. I thuhet nje plaku i cili shkon te marri nje sherbim ne zyrat shteterore futu me pare ne ealbania merr nje AV0 dhe hajde.Debil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje