Zgjedhjet në SHBA, skenari që paralajmërohet nga Trump: Shpall fitoren para numërimit të votave me postë

2 Nëntor 2020, 13:02Bota TEMA

Pikërisht një ditë përpara votës së 3 nëntorit dhe natës së gjatë të pritjes së rezultateve, sondazhe të çdo lloji po bombardojnë amerikën të nesërmen e natës së Halloween më të trishtuar të të gjitha kohrave.

Të dhënat e numrave të kësaj “beteje finale” – për të “pushtuar” Shtëpinë e Bardhë që mund të trondisë politikën në SHBA (me impakt edhe në gjithë botën) – gjithsesi po trazojnë e krijojnë konfuzion, por tendenca duket e qartë: Joe Biden, kandidati demokrat, ka një avantazh në nivel kombëtar, ndaj Donald Trump.

Presidenti aktual po shfaqet në rikuperim në disa shtete kyçe, që ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshëm për të arritur në 270 vota elektorale e që mund t’i prishin fitoren suprizë të 2016.

Numrat e portalit RealClearPolitics (që është një media sondazhesh) i jep Biden një avantazh kombëtar prej 7,2 pikëve (51,1% ndaj 43,9%) dhe e shikon në krye në Pennsylvania (+4), Michigan (+6,2) dhe Wisconsin (+6), tre shtetet punëtore (e dikur shtete bastion të PD) vendimtarë 4 vjet më parë që i dhanë fitoren The Donald.

Në Ohio Biden është (+0,2), Florida (+0,6), North Carolina (+1,2) e Georgia (+0,8) teknikisht barazim, ndërkohë që Iowa shenja pozitive plus është për Trump, ku kryeson me +7pikë.

Për NbcNews/Wall Street Journal në kombinimet e shteteve vendimtare Biden është përpara me 6 pikë por ka humbur 4 në krahasim me 2 javë më parë.

Në këtë shi numrash, e dhëna më interesante është një tjetër. Biden është në distancë ndërmjet 93 milionëve që kanë votuar tashmë me postë ose në qendra (61% kundër 35%), por ndërmjet atyre që do të votojnë nesër Trump ka një mazhorancë edhe më të madhe (61% me 32%).

Në fund do të fitojë kush do të arrijë të mobilizojë më shumë elektoratin e tij. Në sistemin e komplikuar amerikan, votat me postë numërohen të fundit (në Pennsylvania ka kohë deri më 6 nëntor), gjë që do ta komplikojë më shumë Election Night, ku tradicionalisht Associated Press dhe  network-ët televiziv shpallin fotuesin në shtete të veçanta në bazë të exit poll, numërimit të votave dhe prededentëve, që në një proces zgjedhor anormal si ky nën Covid 19, mund të çojnë edhe në gabime.

Sipas portalit Axios, Trump i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se do të deklarojë fitoren nëse do të ketë një të dhënë se është në krye. Ndërkaq, po arrin në rekord në shtetet e Midwest ku presidenti po mban 10 mitingje në 48 orë, i bindur se fitorja  është në duart e tij dhe duke shfrytëzuar pandeminë në interesin e tij(100 mijë infektime në 24 orët e fundit).

“Me lockdown-in e Biden do të jetoni në një shtet-burg”, ka thirrur përpara përkrahësve të tij në Michigan, në një miting ku ka cituar edhe Luciano Pavarotti-n (“Ishte një zë mahnitës, dhe mua më donte fort).

“Avantazhi i rivalit është zvogëluar në 2 pikë që ishte 15 ditë më parë. Presidenti ka mazhorancën tek ata zgjedhës që do të votojnë nesër. Po mban 10 mitingje në 48 orë”, citon Pavarotin dhe sulmon Fauci-n. Axios: Gati të deklaroi fitoren të martën

Nuk është dakord doktor Anthony Fauci, që drejton task forcën federale kundër  koronavirusit. “Biden po pretendon se virusi duhet marrë seriozisht nga këndvështirimi i shëndetit publik, Trump i shikon gjërat vetëm nga pikëpamja ekonomike”, ka thënë ai në një intervistë në Washington Post. Fjalë që nuk i kanë pëlqyer Shtëpisë së Bardhë.

“Fauci ka prishur normat, komentet e tij janë të papranueshme”, theksoi një zëdhënës. Ndërkaq, në një tubim në Florida, Trump ka bërë të ditur se do ta shkarkojë pas zgjedhjeve.

“Shkarko Fauci”-in, kanë thirrur një grup përkrahësish dhe presidenti është përgjigjur: “Nuk e kam problem fare, por më prisni pak, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve. E çmoj këshillën”.

10 komente në “Zgjedhjet në SHBA, skenari që paralajmërohet nga Trump: Shpall fitoren para numërimit të votave me postë”

  1. american16al says:

    Fauci eshte pergjegjes per kaosin si te luftohej corona virus pandemi , kjo ishte e qellimshme per te krijuar imazhin e pa aftesise se qeverise , ku demokratet i bien fyellit te prishur dhe monoton.
    Ai duhej shkarkuar qe ne fillim .

    1. Xhediku says:

      Cfare flet more injorant? Pergjegjes eshte Trapi qe thoshte se covid eshte me pak i rrezikshem se sa nje grip i zakonshem. Harrove kaq shpejt more teveqel, apo vuan nga dementia si Trapi? 240.000 te vdekur o kafshe stallash, jane nga idiotesia e Trapit qe nuk pranonte shkncetaret pir bente urdhrat ne koje te tij. Prandaj votoni Trapin ju loqet se keni trute e peshkut dhe nuk mbeni mend.

      1. Ki says:

        Ti qenke dërrasë fare,amerikani16 e ka shumë drejtë.

        1. Xhediku says:

          Te mamajes apo te gruas ke drrase more deficient? Qe te dyja une i rrafshova.

    2. sabo says:

      Mor american te shash shkencetarin Fauci tregon se ti je nje injorante dhe uroj qe ta provoshe ne kurriz se kushe eshte virusi

  2. Dauti says:

    Ky eshte kokrra e Hitlerit

  3. NYC says:

    ky do te krijoi shume probleme ne keto zgjedhje Eshte komplet i pa afte dhe nje klloun qe ste ben te qeshesh Do shpalli fitoren para se te numurohen votat me poste qe ne fund kur te humbi te thote mi vodhen zgjedhjet dhe ceshtja te shkoje ne gjykate ky ai shpreson te fitoje Nje gje eshte e qarte ky per interes te tije eshte gati te shkaterroje Ameriken

  4. Rrumpalle says:

    Mos ka marre keshilltar Salen ky edhe ne nuk dime gje?

  5. popull says:

    Sa i shkon pershendetja me grusht Trampit!

  6. Arqile says:

    Tramp eshte dopjo sale plus basha .Do iki ska cfare ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje