Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Fran Prendi

3 Nëntor 2020, 18:06Kronika TEMA

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi dhe ka vendosur t’i heqë statusin e magjistratit.

Më 28 tetor 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

“Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat”, shpjegoi për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi.

Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtari Prendi e ka humbur të drejtën e ushtrimit të detyrës më datë 30 tetor. Gjithashtu, njoftohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe ën vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

2 komente në “Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Fran Prendi”

  1. Arben says:

    Ketij krimineli gjygjtar, duhet ti konfiskohet pasuria marramendese qe ka ( hotel ne dardhe, hidrocentral privat, disa shtepi, para e tjere) dhe te shkoje prapa hekurave. Ka 25 vjet qe bashkepunon me trafikantet e droges. Ky kriminel gjygjtar i ka dhene pafajsi Arben Frrokut, vellait te Mark Frrokut, qe para 4 viteve ka vrare shefin e policise ne Tirane.

  2. vlora says:

    Ketu eshte bere muti mullar Nuk besoj se ka shtet me te koruptuar se Shqiperia SHBA-te ose BE duhet te marin ne dore situaten .Mendo kush do i gjykonte te koruptuarit Ketu dhe filizat qe dalin ,dalin te thara.Neqoftese nuk denohen keta gjykates shume rende qe te mesojne te tjeret nuk do kete prokopi .Do vjedhin dhe ata qe do vijne dhe kur te ngopen do japin doreheqjen dhe futemi ne nje reth vicioz.Politikanet tane nuk e duan reformen ne drejtesi se i bie te presin degen ku jane ulur.Nuk eshte e veshtire te gjesh justifikim per tu dorehequr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje