FOTOT: Ministrja e Jashtme më e pazakontë në botë

3 Nëntor 2020, 10:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Ministrja e Jashtme më e pazakontë në botë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka zbuluar dje kabinetin e saj, ku në të bën pjesë edhe një ministre me një tatuazh Maori në fytyrë.

Nanaia Mahuta ka në mjekër një moko kauae, tatuazh tradicional femëror, që e ka bërë në vitin 2016.

Deputetja në atë kohë shpjegoi se e bëri këtë tatuazh për të nderuar paraardhësit e saj dhe për të hequr paragjykimet mbi kulturën Maori, të cilën shumë zelandezë e lidhin me krimin dhe bandat.

Ardern fitoi zgjedhjet për të marrë një mandat të dytë, duke theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj Covid-19 dhe rijetësimi i ekonomisë.

Por, zgjedhja e Nanaia Mahuta si ministre e Jashtme, u kthye në kryelajmin e mediave botërore.

Ajo konsiderohet si ministrja e Jashtme më e pazakontë në botë.

3 komente në “FOTOT: Ministrja e Jashtme më e pazakontë në botë”

  1. ardit says:

    per filma Horror

  2. Vicidoli says:

    Ku gjejne keto prandaje politika ashte kthye ne bordello njerzit e pa afte i kushtohen ketije profasioni

  3. Loku says:

    Me e mire se Mona eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje