Historiani serb: Pse është padrejtësi e fyerje të thuash “terrorizëm islamik”

3 Nëntor 2020, 21:55Rajoni TEMA

Historiani serb dr. sc, Milivoj Beslin, në emisionin “Jashtë kutisë” në televizionin N1, foli për trendin shqetësues të akuzimit të Islamit dhe muslimanëve për terrorizëm në botë.

I pyetur nëse gjurmët e islamofobisë mund të gjenden në një deklaratë të presidentit francez Emanuel Macron, kur ai kohët e fundit bëri thirrje për një luftë kundër “terrorizmit islamik”, Beslin u përgjigj:

“Kam dëgjuar me kujdes deklaratën e Macron. Ajo që më shqetësoi personalisht ishte përsëritja e vazhdueshme e një formulimi, i cili në thelb është shumë fyes dhe i padrejtë.

Kur ndodhi tragjedia e vrasjës së dhjetra të rinjve në Norvegji, me autor Breivik-un, ne u përqëndruam vetëm në emrin e tij, si njeriu pra që ndërmorri aktin terrorist që çoi në një tragjedi. Dhe ai nuk ishte aspak një terrorizëm i krishterë, por ishte i një individi që ka emrin dhe mbiemrin e tij dhe që quhet Anders Breivik. Por, kur diçka e tillë ndodh në Francë – ne nuk e dimë emrin e vrasësit, emrin e atij terroristi, askush nuk e thotë atë, por përsëritet se është terrorizëm islamik.

Tani, ju kujtohet hera e fundit që keni dëgjuar formulimin  “terrorizëm i krishterë”?

E pranojmë që nuk e kami dëgjuar fare. Kjo sepse i qasemi gjithmonë individualizimi i fajit; është gjithmonë individi në fjalë, jo feja, jo kolektivi. Por, padrejtësisht, ur bëhet fjalë për fenë islame, atëherë gjithmonë bëhet fjalë për shënjimin e fesë”, tha historiani Beslin.

5 komente në “Historiani serb: Pse është padrejtësi e fyerje të thuash “terrorizëm islamik””

  1. Futja kot says:

    Futja kot. Terroristi djeshem vrau ne emer te allahut, pse ofendoni profetin.. Doli ISIS dhe pranoi se vrasesi ishte ushtari tyre. Ndersa ne norvegji e kreu krimin ne emer te vet, jo te kridhtit. Jane dy gjera te ndryshme.

    1. Tonu says:

      Isis krijese e sherbimeve sekrete, mi5, cia, mosad etj

  2. Kujtim Koroni says:

    Është personi terrorrist jo feja. Nuk na mëson feja të vrasësh.

  3. Klimax says:

    Anders Breivik eshte nje terrorist me ideologji te ekstremit te djathte, nje nazist fanatik, nje hitlerian. Sulmi i tij ishte ndaj nje godine qeveritare ne Oslo duke perdorur lende shperthyese dhe me pas ne nje ishull me arme zjarri ndaj te rinjve social-demokrat te grumbulluar atje.
    Askush nuk e fshehu qe ai ishte terrorist i ekstremit te djathte dhe sigurish qe sulmi i tij ishte ndaj social-demokrateve, partise qe ishte ne pushtet. Askush nuk e fshehu qe ai ishte nje ultranacionalist, populist i djathte, islamofob, antisemitist, antifeminist, racist, etj. Askush nuk e fshehu se ai ishte mbeshtetes i kultures konservatore dhe armik i kultures marksiste, shoqerise multikulturore dhe islamit, por Breivik nuk mund te klasifikohet si “luftetar i Krishtit” apo “terrorist i krishtere” sepse nuk terrorizoi ne emer te tij.
    Terrorizmi islamik ka vetem nje ideologji, Allahun, keshtu qe nuk mund te formulohet ndryshe!

  4. shqiptari says:

    shyqyr qe ka edhe te mencur ne kete bote por qe eshte nje qenje drejt zhdukjes.Siria u shkaterrua plotesisht dhe bota e krishtere nuk eshte se ia ndjeu shume.Nje popull i tere u shperngul dhe mbeti rrugeve dhe asnje nga shtetet e zhvilluara nuk shprehu keqardhje.Tani dalin lloj-lloj bastardesh dhe komentojne brockulla sepse nuk e dine cfare eshte te jesh ne shtepine tende dhe te te vije bomba nga qielli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje