Përkrahësi “më i madh” i Biden vendos bast 1 milion paund

3 Nëntor 2020, 12:20Bota TEMA

Përkrahësi më i madh i Joe Biden, mund të jetë një qytetar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka vendosur një bast 1 milion paund, ose 1.29 milion dollarë, se Biden do të jetë presidenti i ardhshëm amerikan, në Betfair Exchange, website më i madh i basteve online në botë.

Identiteti i këtij personi ka mbetur anonim, por nëse Biden zgjidhet si kreu i Shtëpisë së Bardhë, ai do të përfitojë 1,540,000 paund.

Sipas faqes së basteve, shanset e Biden për të fituar janë 65%, ndërsa shanset e Trump janë 35%.

Basti 1 milion paund, është basti i tretë më i madh në historinë e Betfair. Në krye të listës qëndrojnë basti 1,1 milion paunde për tenisin Rafael Nadal në French Open 2010, dhe pak më shumë se 1 milion për Floyd Mayweather Jr në ndeshjen e tij 2017 kundër Conor McGregor.

Ndërkaq, basti më i madh politik i bërë ndonjëherë në Betfair Exchange ishte një bast 555,000 paund për Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

2 komente në “Përkrahësi “më i madh” i Biden vendos bast 1 milion paund”

  1. Agim Anastasi says:

    Mos ve bast do ta keshilloja qytetarin anglez. Nuk eshte çudi qe Trump te fitoi perseri, duke u nisur nga niveli politik i qytetareve ne USA. Shih se çfare thote para pak minutash nje afrikano amerikan para kameres . Biden kerkon te na bjere socializmin. Kush ta tha? Trump. Eshte gje e keqe socializmi ? Po. Po kapitalizmi i Trumpit? Por Biden eshte Marksi. Kush eshte Marksi!? Nje njeri i keq. Nuk kam çfare te theme me. Shoqeria e sotme mos ankohet. Te lexhoi me shume, qe te mos mashtrohet nga te tille mashtrues te tipit Trump.

  2. My DreamName says:

    Degjoni Gimen se nuk flet kot. Duket tip i shkolluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje