Topalli kërkon “kokën” e Bashës: Demokratët të largojnë kryetarin, pastaj rrëzojmë Ramën. E ruaj komunikimin me Berishën

3 Nëntor 2020, 19:02Politika TEMA

Prej vitit 1996 Jozefina Topalli ka përfaqësuar Partinë Demokratike në parlament, prej 28 tetorit Topalli ka vendosur të hapë një faqe të re në skenën politike shqiptare me Lëvizjen për Ndryshim.

Në një intervistë për “Vizion Plus” Topalli shpjegon se e nisi këtë lëvizje për një arsye të thjeshtë, Partia Demokratike nuk ekziston më.

“Është marrë në njëfarë mënyre peng i interesave private të dikujt edhe nuk ka pothuaj asgjë nga qëllimet nga ëndrrat, nga parimet dhe nga vlerat për të cilat ajo ka lindur.

Në këto kushte pavarësisht kësaj zhveshjeje nga ajo që ishte sublime në këtë forcë politike, demokratët janë po aty, ata ëndërrojnë po të njëjtat gjëra; duan vendin e tyre që të mos lëngojë, të shpëtojë nga situate ku është futur, por që nuk gjejnë përfaqësim dhe janë pa alternativë”, deklaroi Topalli!

Lëvizja do të jetë e qendrës së djathtë e synon të afrojë çdo kënd që nuk ndihet i përfaqësuar nga lidershipi aktual i PD. Topalli synon të përballet me 3 kryetarët e forcave kryesore në vend: Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta duke shpallur si betejë kryesore, betejën kundër korrupsionit.

“Ka një korrupsion që shkon mbi 2 miliardë dollarë për 8 vitet e fundit. Këto janë shifra të frikshme dhe që e venë vendin tonë përballë dy zgjedhjeve, ose dy mundësive; njëra është dramatike që rrezikon të na çojë në destabilizim se e keqja nuk ka fund  dhe e dyta në shansin për të ndryshuar dhe për të shkuar drejt ngjitjes.

Sigurisht që krijimi i një alternative kundër 3 kryetarëve që janë përgjegjës për gjendjen në të cilën janë sot shqiptarët dhe vendi ynë. Është një mundësi për të përfaqësuar të gjithë ata që nuk ndihen të përfaqësuar”, tha kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim!

Por tashmë që ka nisur këtë rrugëtim, Topalli nuk heziton të numërojë edhe gabimet e qeverisjes së PD deri në 2013, që janë shumë sipas saj duke nisur nga çështja e pronave, tek arsimi, administrata, por edhe shëndetësia.

“Të cilën ia kemi lënë aleatëve. Sistemi shëndetësor nuk mund t’i lihet aleatëve. Sistemi shëndetësor, pavarësisht se janë futur fonde të mëdha në sistemin e asaj periudhe, duhet ta kishim marrë si përgjegjësi nga PD, por janë të pashmangshme të tilla gabime”, deklaroi ajo.

Topalli e ruan komunikimin me ish-kryeministrin Berisha edhe pse këto ditë nuk ka folur me të.

“Jo, këto ditë jo. Pavarësisht se komunikimi është i përhershëm më ish-kryeministrin Berisha”, nënvizoi Topalli!

Beteja për 25 prillin do të bashkojë në një aleancë Topallin e ish-nënkryetarin tjetër të PD Astrit Patozi, por edhe forca te tjera.

“Në këto kushte asnjëri nuk ka luksin të përjashtojë asnjërin, të gjithë bashkë më një drejtim të ri të pakorruptuar. Vetëm një kusht, të jetë i pakorruptuar, ne jemi të gjithë bashkë dhe e kemi aq të lehtë për të larguar qeverinë e për të ndryshuar”, deklaroi ajo!

Por në këtë moment Topalli ka pasur një apel për të gjithë demokratët, të heqin Lulzim Bashen e të bashkohen për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Jemi ende në kohë për t’i bërë ftesë udhëheqjes se PD, nëse ata do të kenë përgjegjësinë, ndërgjegjen sociale dhe politike, vërtet për të larguar Edi Ramën dhe për të sjellë një ndryshim në Shqipëri nesër; ata duhet të gjejnë një drejtim të ri dhe të pakorruptuar  nëse një gjë e tillë do të ndodhë, dhe është gjëja minimale që mund të bëjmë  nëse e kanë vërtet qëllim të tyre rrëzimin e qeverisë  së sotme, ato e kanë shumë të thjeshtë, sepse brenda kësaj force politike ka njerëz me integritet, ka njerëz të edukuar që mund ta bashkonin të gjithë spektrin politik për të filluar një kapitull të ri”, deklaroi Topalli!

Sipas saj pa një lidership te korruptuar si Basha , opozita ka te gjitha mundësitë për te fituar zgjedhjet e 25 prilli.

14 komente në “Topalli kërkon “kokën” e Bashës: Demokratët të largojnë kryetarin, pastaj rrëzojmë Ramën. E ruaj komunikimin me Berishën”

  1. Korabi says:

    Luli eshte lolua i Saliut,ti ke qene kamikazja e tij,shqip,njani mut dhe tjetra kake!

  2. vicidoli says:

    Kjo done baben shpirteror shpellen e vicidolit kjo vetem thithe l….. Rames s’bashku me djalin e sheqere karaxhixhit

  3. Ja futi Lulit Jozefina (baba) .
    Me qe baba nuk i thote dot Lulit ik vete , ja thote me gojen e Jozefines dhe sa bukur , je i koruptuar , duhet te iargohesh !
    Sa per deshtimet e qeverisjes deri ne 2013 , ja faturoi aleateve , duke i konsideruar gabime qe beri PD duke ju lene atyre pra aleateve te drejtonin sektore te rendesisjem si shendtesine (Nardit) , ifrastrukturen (Metes) e tej , se vete digasteret qe ka drejtuar PD kane shkelqyer !

  4. Sa te beje hajer tradhtia nuk ec para shqiptaria says:

    Rama eshte tu dek me te be kryetare pd por te dy neser do mbeteni ne meshiren e lulit…ndoshta do te te beje deputete rilindje si kujtime gjuzi…Ndoshta nano e rama po i bejne presion sales qe ta leshoje lulin e te te vene ty se me ty ata bejne qejf e ferre ne kembe nuk u hyn.,,lulit si dibron nuk i zene bese keta e ti..,bese te pabesit nuk i jepet..,Meqe ke qane mike e olldashit e olldashi mik i zotit nano me rregull je dhe ti mike e nanos e ndodhta per kte arsy rihyn si gango ne pulitike Por ora e gjithe ju bashkr ka deke.,,30 vjet sa enveri boll Tallet pra pani…me njerezit e zakonshem…Demokracia e veryete pa hajdute tradhtare sigurimsa agjente gsngstere pordhace legene injordnte medioker do fitoje me te gjitha kostot…Rama ne largim e siper do te te jape krejt votst e rilindjes e ti mandatet ja kthenne parlament per rilindjen..,Gomone e shpuar shpetimi per rilindjen e pashpetim…

  5. PeDe-ja e Salih-ut says:

    Ehh po dihet ai muhabet kush i organizon këto gjëra.
    Dhe kush është dora që lëviz telat.
    Dmth me këtë që thotë kjo.
    Kjo deklaron se është totalisht në lojë.
    Të mos lej vota që ti humbasi LUL-i.
    Dhe kur të humbas LUL-i.
    LUL-i ikën si humbës..
    Ti marr kjo frenat, dmth përsëri Salih-u.
    (Luli viltima e rradhës, pushteti nuk ikën nga klani)
    Dhe Gopisti I NSHRAKut e ka thënë super.
    ….
    Moj PeDe në 30 vite/
    Polle nja 20 Partiçka/
    Mbarsu-Pill derisa e ndrite/
    Moj PeDe të lumtë.içka…

  6. Arber says:

    Kjo e di qe veriu per arsye historike e sistemit disproporcional elektoral prodhon max 40 deputete e jugu 100 pra veriu eshte ne meshiren e jugut per rrotacion e ndaj veriu vjen o me lufte civile o me pazar.Ne rastin me te mire me pazarin nano berisha me 2005 ku njeri kryemijister tjetri president,pazar qe ende nuk eshte mbyllur.Tani eshte radha e pazarit te ri ku jugu percakton akoma kryetarin e kryeministrin e pd!Kjo e ka mire me jugun dmth rama nano dhe keta do ja dhurojne pd e kryeministtit kesaj e keshtu ata nuk preken per hiperkorrupsionin e 8 viteve mbajne vendet e mira te punes kapin biznesin e drogen e jozefines do i lene pushtet sa te rregulloje familjarwt e ndonje mik te saj.Veriu shkon per lesh prape.Shqiperia mbetet mes dy alternativabe o kembekryq jugu ne pushtet o gjoja veriu…kaq…dhe pse gege toske jane ne popullsi te barabarte e meritojnr ndarje me dysh te pushtetit e pasurise.Te tjerat jane Brockulla!

  7. Nuri says:

    E ruanka komunikimin me Saliun, sikur vetem per kete fakt ja vlen ta injorosh dhe ta cosh per lesh sherbetoren Jozefin Berisha.

  8. George says:

    Nga sa po deklaron me gojen e saj Jozefina Topalli po futet ne lojen politike te zgjedhjeve
    me pelqimin e Agjentures serbe ne Shqiperi, duke shfrytezuar egon dhe babezine e saj)
    per te perforcuar skuadren e vet ne prefekturen e Shkodres.
    Agjentura serbe ne Shqiperi do te fuse ne rrejten e saj edhe “te pabindurit” e tjere te saj
    me premtimin e ndihmes se fshehte me vota dhe futjen e tyre ne koalicion me PD-ne.

  9. Tironci says:

    O ti sa te beje hajer teadhtia ti po thu qe rama nuk ja jep pushtetin pd pa vene jozefinen kryetare pd??po,po…true ndaj u thote malokeve me falni demokrateve hiqeni lul dibronin e vini mu krye te pd qe te ma jape ne tavoline miku i dashtun rama??? Albanistan

  10. Tironci says:

    O ti sa te beje hajer teadhtia ti po thu qe rama nuk ja jep pushtetin pd pa vene jozefinen kryetare pd??po,po…true ndaj u thote malokeve me falni demokrateve hiqeni lul dibronin e vini mu krye te pd qe te ma jape ne tavoline miku i dashtun rama??? Albanistan

  11. Tironci says:

    O ti sa te beje hajer teadhtia ti po thu qe rama nuk ja jep pushtetin pd pa vene jozefinen kryetare pd??po,po…true ndaj u thote malokeve me falni demokrateve hiqeni lul dibronin e vini mu krye te pd qe te ma jape ne tavoline miku i dashtun rama??? Albanistan

  12. Tironci says:

    O ti sa te beje hajer teadhtia ti po thu qe rama nuk ja jep pushtetin pd pa vene jozefinen kryetare pd??po,po…true ndaj u thote malokeve me falni demokrateve hiqeni lul dibronin e vini mu krye te pd qe te ma jape ne tavoline miku i dashtun rama??? Albanistan

  13. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ja ku e nxori edhe neperka koken.
    Levizja per ndryshim ?
    Ky nuk eshte ndryshim,ky eshte ndryshk-im.
    Bravo Sala,e pare nga ana teknike nje levizje par ekselence.
    Ne darke (mbas zgjedhjeve)
    Sala mbledh votat dhe percakton Kryemutin,
    vete behet Presh-ident.
    Po si ka thene populli?
    I ka bere hesapet pa hanxhine.
    Jozef,a ka shqiptar qe te beson ty ?

  14. Rroçkopani says:

    Kët me e çu te Gopisti???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje