Donald Trump fiton Floridën vendimtare, shpall fitoren dhe në disa shtete të tjera: Mediet po fshehin të vërtetën

4 Nëntor 2020, 09:07Bota TEMA

Presidenti Trump fiton shtetin e Floridës me 29 vota elektorale. Dy kandidatët e shihnin Floridën si shumë të rëndësishme në këtë garë dhe e kanë vizituar shumë shpesh këtë shtet gjatë fushatës.

Presidenti Trump bëri një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi fitore në zgjedhje edhe pse numërimi i votave është ende në proces.

Ai tha se “një grup njerëzish mjaft të trishtuar po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe ne nuk do të pranojmë këtë.”

Presidenti përmendi një numër shtetesh ku ai tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.

“Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë,” tha Presidenti Trump.

“Ne po përgatiteshim t’i fitonim këto zgjedhje, sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje. Prandaj synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi.

Ky është një moment i madh, është njëp mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë.”

1 komente në “Donald Trump fiton Floridën vendimtare, shpall fitoren dhe në disa shtete të tjera: Mediet po fshehin të vërtetën”

  1. demokrati says:

    Fitorja e Rrump po mbahet peng dhe bashke me te edhe demokracia amerikane. Nuk po lejohet shpallaj e fotores ne Pensilvani, Micigan dhe Georgia me arsyen se nuk jane numeruar viotat e derguara me poste. Ka nje taktike “Shqipate” numeruesit demokrat jane “lodhur” dhe jkane ndalur numerimin.Trump ka 273 vota elektorale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje