VIDEO/ Fjalimi i parë i Donald Trump pas votimit, shpall fitoren: Sukses i jashtëzakonshëm, të përgatitemi për një festë të madhe

4 Nëntor 2020, 08:32Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dalë në një konferencë për shtyp përpara mbështetësve të tij ku shprehu optimizmin për fitoren e zgjedhjeve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë falënderoi të gjithë popullin amerikan që doli në votime dhe që zgjodhi alternativën e tij si më të mirë.

Trump u shpreh se nuk e mendonte as vetë që do të fitonte në kaq shumë shtete.

“Falënderoj popullin amerikan që na votoi me miliona. Qytetarët kanë dalë në numra rekord. Kjo është një lëvizje e pabesueshme. Fituam në shumë shtete që nuk e mendonim, në Teksas në Ohio, në Georgia. Nuk na arrijmë dot dhe kemi fituar pastër në Karolinën e Veriut. Nëse shikoni Arizona kemi shumë vota. Po fitojmë Pensilvaninë me një numër të jashtëzakonshëm votash. Ne jemi mbi 600 mijë vota përpara këtu. Këta nuk janë as afër. Ne po fitojmë në Michighan dhe u habita. Nuk na duheshin të gjitha këto fitore”, u shpreh Trump.

1 komente në “VIDEO/ Fjalimi i parë i Donald Trump pas votimit, shpall fitoren: Sukses i jashtëzakonshëm, të përgatitemi për një festë të madhe”

  1. Santa Quaranta says:

    God bless USA!! Do çohet dollari tani!! Behuni gati!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje