Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur e hapur për një koalicion me “Lëvizjen për Ndryshim” me qëllimin për largimin e Ramës, megjithatë, Topalli e ka përjashtuar një mundësi të tillë. Kur flet për 3 kryetarët e partive që kanë marr peng vendit, Topalli fut në këtë listë edhe Kryemadhin.
“E përsëris edhe një herë, që unë jam shumë e qartë. Vendi ynë ka nevojë për t’u çliruar nga tre kryetarët dhe 25 prilli do të japë një përgjigje ndaj tre kryetarëve që mbajnë peng këtë vend”, tha Topalli për Report TV.
I pyetur nga gazetari Bes Jacaj Jozefina Topalli e ka cilësuar “Lëvizjen për Ndryshim’ si një lëvizje protestë ndaj politikës në Shqipëri, më konkretish kundër tre kryetarëve të partive të mëdha në vend, sipas së cilës kanë marrë peng të ardhmen e vendit.
“Në fakt ka diskutime të ndryshme, mund të ishte bërë më herët, shumë më herët. Unë besoj se është koha tani. Sigurisht që do të jenë shqiptarët ata që do të bëjnë vlerësimin në momentin e caktuar, në fund të prillit. Një ndër arsyet përse nuk është krijuar më parë një lëvizje politike, është sepse unë kam dashur, me të gjithë forcën e shpirtit tim, që reformat të ndodhnin brenda forcave politike.
Për sa kohë që ne vuajmë një krizë politike përveç krizave të tjera ekonomike, sociale, shëndetësore, morale, të përfaqësimit etj., por krizat që janë derivate të asaj që kriza themelore fillon nga forcat politike, unë kam dëshiruar, kam bërë ftesë, kam shkruar për nevojën dëshpëruese që kanë të gjitha forcat politike në Shqipëri, për t’u çliruar nga pengmarrja, për të rikthyer demokracinë brenda vetes, për të rikthyer debatin brenda vetes, për të kthyer kartën morale brenda vetes.
Në momentin ku ne jemi, që s’ka më kohë për të humbur, do të doja që edhe në këto momente që po flasim bashkë, të kishim drejtues politikë të rinj dhe të pakorruptuar të këtyre forcave politike. Por me sa duket, ata janë peng i shumë problemeve që kanë brenda vetes në këto kohë politike, që nuk lëvizin dhe nuk i lëshojnë karriget e tyre politike.
Dhe pikërisht, kjo lëvizje që besoj se do të kthehet edhe në një lëvizje politike, ka për qëllim ose në qenien e saj është një lëvizje proteste.
Është protestë kundër vjedhjes, është protestë kundër korrupsionit, është protestë kundër varfërisë së shqiptarëve, është protestë kundër mbylljes së vendeve të punës, është protestë kundër tradhtisë ë kryetarëve të partive që nuk kanë punuar për interesin publik, por e kanë zëvendësuar atë me interesin privat”, tha Topalli.
Ndalur te prezantimi i saj, ajo është shprehur se të rinjtë që i janë bashkuar kësaj lëvizjese kanë qenë në një presion të jashtëzakonshëm.
“Mua nuk më bëjnë përshtypje presionet, nuk kanë funksionuar as përpara 20 vitesh, kur jetonim në një Shqipëri të destabilizuar.
Sigurisht që tani pas 20 viteve ato nuk kanë asnjë efekt. Sigurisht që kisha keqardhje për të rinjtë që ishin nën një presion të jashtëzakonshëm, por ata e kanë treguar veten që kanë integritet dhe janë njerëz të lirë dhe liria është gjëja më e bukur që brezi juaj, që ka lindur pas viteve ’90, e ka pjesë të shpirtit të tij dhe të ndërgjegjes së tij.
Dhe nuk ka as kërcënim dhe as presion që t’i frikësojë apo t’i detyrojë të rrinë të heshtur e të tërhequr, në mënyrë të veçantë, në kushtet kritike të vendit tonë, kur jeta ekonomike, por edhe jeta në tërësi e çdo shqiptari dhe e çdo familjeje shqiptare është e dëmtuar në mënyrë kritike, në balancat e demokracisë dhe në balancat e ekonomisë. Unë e kam përsëritur, por dua që ta përsëris edhe sot, që një vend, ku 40% e popullsisë jeton me më pak se 45 dollarë në ditë, është një vend në buzë të greminës.
Ka vetëm dy variante dhe dy mundësi. E para, që do të ishte edhe më e keqja, se e keqja s’ka fund, që të shkojë në destabilizim. Dhe e dyta, që është e mundshme dhe që mund të bëhet, por edhe që është edhe më e thjeshta, që do të jepte një kthesë të madhe për një fillim të ri, është ajo e rrëzimit të të tre kryetarëve, të cilët mbajnë peng jetën politike të Shqipërisë.
Dhe ftesa ime dhe kjo lëvizje, që është një lëvizje proteste kundër këtyre tre kryetarëve, është një mundësi për shqiptarët që më 25 prill të votojnë kundër tre kryetarëve, të çlirohen nga pengmarrja e tyre, të çlirohen nga fakti ose nga realiteti ku ekonomia është e dominuar prej tyre, konsiderohet një ndërmarrje ekonomike e tyre dhe që jeta, bankat, mundësia, punësimet etj., të përcaktohen nga këta tre kryetarë.
Kështu që në këtë aspekt, duke qenë një lëvizje proteste, unë besoj se përcjell protestën e çdo shqiptari që ndoshta s’ka mundësinë që të ketë hapësira publike dhe hapësira mediatike, por që thotë ato që ndien në shpirt, ankthin dhe stresin e tyre për jetën dhe për fëmijët e tyre”, tha Topalli për gazetarin Jacaj.
Jozefina Topalli do të garojë për deputete në Tiranë, pasi këtu shprehet se do të bëjë betejën e saj, por duke theksuar se nuk po lufton thjesht për një vend në parlament, sepse këtë e ka pasur, por për të ndryshuar vendin.
Ku do të kandidojë Jozefina Topalli në zgjedhjet e 25 prillit?
Kjo është gjëja më e parëndësishme, por unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Dua të sqaroj një gjë, që në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti, sepse mund ta kisha siguruar edhe në variantin e mëparshëm që ju thatë. Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur.
Unë i kam arritur të gjitha këto gjëra në jetën time politike. Beteja që po bëj nuk është për veten time. Në fakt është një sakrificë që kam ndërmarrë, por e bëj në emër të të gjithë atyre me të cilët kam punuar 20 vite rresht, edhe të atyre që ndoshta nuk i kam pasur përkrah por që janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët në këtë moment që ne po flasim.
Besoj se e keni dëgjuar që me ndryshimet kushtetuese, ju jepet mundësia që të kandidoni në më shumë se një qark, si emër i parë duke qenë kryetare e kësaj force politike. Apo nuk do të jeni ju?
Me kohë do të flasim përsëri dhe do të diskutoj me ata me të cilët unë do të bashkëpunoj.
Pak muaj më parë u bë publik në të gjitha mediat një lajm se ju kishit pasur një takim me ambasadoren e SHBA-ve zonjën Juri Kim, në Tiranë. A është i vërtetë një informacion i tillë dhe nëse po, për çfarë diskutuat?
Kemi diskutuar shumë gjatë për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, për të ardhmen e vendit tonë dhe për nevojën për të pasur një vend, i cili ka nevojë për një qeveri që del nga vota e lirë, ka nevojë për një opozitë që nuk tradhton misionin e saj, ka nevojë për të luftuar korrupsionin, ka nevojë për të pasur një administratë që t’u shërbejë qytetarëve, ka nevojë për t’u dhënë shpresë të rinjve.
Ishte ambasadorja Juri Kim një nga iniciueset apo mbështetëset e para që ju të ktheheni në politikë dhe të keni forcën tuaj politike?
Jo, nuk mund ta them këtë. Nuk qëndron një gjë e tillë. Biseda ka qenë e gjerë, parimore dhe për zhvillimet, por nuk ka lidhje as me iniciativat personale, as me rastin në fjalë.
Takimin e kërkuat ju apo zonja Kim?
Mendoj se është më korrekte po të mos jap përgjigje.
Ne se Zonja Jozefine do te bente koalicion me LSI, jo vetem qe nuk do e votoja por do e perbuzja dhe do e urreja.
BUNDRRA hajdute,plehre ZHELEFINE
Kreut te Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes i duhet patjeter Shkodra…
20 vjet ne politiken tende te piste e harrove.
Po ju pse duhet te rrini !
Ti moj zonjë, s’ke gjë në vijë
Për zhelesh të nxorri PD-ja , për zhelesh do të të nxjerrë populli.??
I the Yuri Kim ndonjë gjë për bëmat e sali kërmës? Se që ja dordoleci saliut e dimë mirë.
Ruajeni fort z. Topalli , ajo vjen per here te pare ne Toke , ajo nuk e di se cka ndodhur ne vitet qe shkuan , ajo vjen nga planeti Mars , ta kemi per nder qe vjen tek ne shqiptaret dhe nuk shkon ne ndonje shtet tjeter , kjo do te thote qe shqipot jemi teper te rendesishem per njerezimin ……….thjesht kemi nje difekt ………….harojme shpejt ……..besomeni , kjo eshte teper e rezikshme ………haruam kush ishte Jozefina , Saliu , Luli Meta , Nano , 21 janarin , 97-ta , cez , deti Jon , Gerdeci , e shume e shume skandale korupsioni ………nga nje ane e kemi mire , jeta vazhdon , thjesht qe dikush prej tyre nuk jeton , eshte teper i varfer , eshte i perbuzur , i poshteruar dhe ne prepe vazhdojme votojme Topallin , vritemi per Saliun , Meten , Lulin …….nuk ka perendi ne bote te na kuptoje …….lloji i kafshes …..votoeni z.Toplli , flitet qe mund te behet Presidente e Republikes prej socialisteve ……nuk vume mend nga Meta , duam Topallin ……ske cthua shkencetaret ngrene duart lart , nuk munden te na kuptojne ………
o Lul mbiemri qe ke zgjedhur te perfaqesosh i tregon te gjitha.
Te kesh shendetin se trute iken per puke.
Amin per Jozin, por le te na beje pak histori se çfare ka bere pergjate 25 vjetve kur ka qene deputete per zonen e saj. Shkodra ka qene jo me pak se hale, si gjithe albanistani
Jozefina ve perpara pergjegjesise per Mos funksion im te shtetit ligjor tre partite qe kane dominiate politiken keto 30 vjet.
Po me cte drejte akuzon kjo grua veçanerisht PD(kryesine e saj), kur ajo vete ka qene per shume vite ne maje te piramides se PD?
Kaq budallenj i di Shqiptaret Zhelefina?
Zhelefine ti ke te drejte se te ka munguar forca e pushtetit dhe privilegjet pafund qe ai te ka siguruar ty familjarisht por me te drejten e Zotit jemi ne shqiptaret qe te varferuar dhe injoruar prej teje dhe ishbashkepunetoreve te tu te ngrihemi e t ju fshijme nga politika njehere e per gjithmone.
jozefina eshte letra higjenike
qe saleh berisha mbasi fshiu buzet e tij plot mut ?
e hodhi ne koshin e plehrave
dhe sot kur eshte fundosur deri goje ne mut, zgjat doren dhe mer
perseri nga koshi,
duke menduar ,,
un i fundosur qe i fundosur jame,
perse mos ta perdor edhe kte her te fundit zhelen ?
Po hiqet si e virgjer kjo, se kur ishte ne pushtet bashke me banden e saliut kjo cfare nuk I beri ketij populli. Nuk la motor garash, deve pa hipur ne lindjen e mesme dhe sheik pa vizituar dhe takuar me paret e popullit. Tani bene si ajo nusja e re qe sapo ka zbritur te shtepia e burrit dhe nuk ka mesuar akoma kocegun e bukes dhe qypin e kripes. I harroj kjodhendrrin e saj qe coj ne ambasaden e Frances sepse atje ishte goca me studime, apo te tjera bema qe ka bere duke abuzuar me parat e popullit. Me cfare lekesh e shkolloj kjo cupen ne France? Kur kesaj po i djek shpirti per popullin pse e lejoj kjo banden hajdute te PD qe shkaterroj gjithe ekonomine dhe pasurite e shqiperise, sepse kjo kishte rol kyc ne politike, ishte kryetare e parlamentit per kaq vite dhe drejtuese kryesore e partise ne pushtet. Ca qendrimi mbajti kjo kur sali berisha vrau 4 te pafajshem ne bulevard? Apo atehere kjo mendonte se nuk do te zbriste nga kali. Po si mund ti besoj populli kesaj kur ne partine qe po krijon kjo ka ftuar dhe ata qe nuk i ka futur basha ne listen e PD, mos kujton kjo se ata jane me te mire? Ca qendrimi mbane kjo ndaj sali berishes, eshte kjo e shkeputur prej tij dhe e denon kjo regjimin e tij politik apo eshte nje me te. Harron kjo se po erdhi ne pushtet eshte e njejte sikur te vije prape sali berisha. Kame nje sugjerim qe te gjitha partite e reja qe krijohen duhet te distancohen nga regjimi i sali berishes dhe qeverisja e tij qe ishte vetem korrupsion dhe vrasje dhe asnje zhvillim ekonomik dhe nuk punoj kurre per popullin por vetem per familjen e tij dhe klanin e hajduteve. Ka bere kerdine ne ekonomine shqiptare, shkaterroj te gjitha deget e ekonomise, pasurit natyrore, dhe pasurit kombetare publike. Ne qofte se keto parti nuk denoncojne regjimin e sali berishes ata jane nje kaste kriminale dhe hajdutesh ne sherbim te tij dhe populli te mos genjehet, prandaj nuk duhet ti votoj. Po mire bene ne jemi popull qe harrojme shpejt dhe besojme shume.
I sugjeroj z. ambasadore qe bene mire te mos i takoj kete kategori ish pushtetaresh sepse ata jane njerzit me te urryer te kombit shqiptare, te cilet e kane vjedhur dhe vrare ate.
Jozef,per aresye etike nuk po perdore fjale ofenduese,
dhe besoj se perdorimi i emrit tend ne gjinine mashkullore,
eshte ofeze e mjaftueshme.
Kush ta jepe ty te drejten morale,te flasesh ne emer te shqipütareve
te ndershem,qe duan ndryshim?
Ndryshimi vjen natyeshem nga ata qe vuajne padrejtesine,
jo nga ata qe i shkaktojne edhe sote e kesaj dite fatkeqesi shqiptareve,
dhe ti je nje nga ata.
Ti je bashkautore ne te gjitha bemat e klikes fashisto-tribale berishjane,
ti ishe pjese e trurit te kesaj klike.
Mos harxho kohe kote,se koha jote nuk kthehet me,
si i thone andej nga ne,
harro mushke Valarene,se Ali Pashane e prene.
PS:Ata dhendurret lozin akoma rrolin e ambasadoreve neper Evrope ?
Qe nga 1991-shi e deri ne 2017-en Zhelefina ishte ne krye te piramides shteterore…
Tani qe nuk e zgjodhen,po na del perseri “e persekutuar”… ?
E po “i qan zemra” per popullin qe vuan…
Dhe eshte betuar:Do i nxjerre jashte per zhelesh tre kryetaret!…
E do behet vete kryetare… ?
Gaz pac moj Zhelefine!…
Për zhelesh jasht ktë monstër politike!
She is doing as a virgin girl, because when she was in power together with the Sali Berisha’s gang, she did not do anything for the Albanian people. She left no racing motorbike and camel without riding in the Middle East and sheik without visiting and meeting with people’s money. Now she is doing like a young bride who has just come down to her husband’s house and she has not yet learned the breadcrumbs and the salt jar. She forgets her son-in-law whom she put to work at Albanian embassy in French because there was her girl with studies or other things, she did that by abusing with people’s money. With what money she educated her daughter in France? When her soul is burning for the Albanian people why she allowed corruption from the gang of PD which destroyed all the economy and assets of Albania, because she had a key role in politics, she was the speaker of parliament for so many years and the main leader of the ruling party. How many tenders she organized when she was on top of Albanian parliament for many years abusing with the Albanian people’s money? What attitude did she take when Sali Berisha killed 4 innocent people on the boulevard on January 21? Or then she thought she would not get off the horse soon. But how can the people believe this women when in the party that she is creating she has invited to be member those who have not included from Basha in the PD list and before they have important roles in government or other public positions, does not she think that they are the same category of corrupted as those in the PD party? What attitude does she take towards Sali Berisha’s regime, is she detached from him and does she condemn his political regime or is she one with him? I never heard that she has denounced the Sali Berisha’s regime. Does she think that coming to power is the same as coming again Sali Berisha? I have a suggestion to all of new parties that are created should be distanced themselves from the regime of Sali Berisha and his government which was only corrupted and criminalized regime and no economic development happen during the 30 years on his direction and politics. He never worked for Albanian people but only for his family and the thieves’ clan. He has made a lot of damages in the Albanian economy and politics, destroying all branches of the economy, natural resources, and public national properties. If these parties do not denounce the regime of Sali Berisha, they are the same criminal caste and thieves in his service and the people should not believe to them, therefore the Albanian people should not vote for them. Well done we are a people who forget quickly and believe a lot.
I suggest to the ambassador of the US, if she accept my suggestion, that she must stay away from this category of former rulers, because they are the most hated, corrupted, and criminalized people of the Albanian nation, who steal and killed it, including Lulzim Basha, Ilir Meta, and Monika Kryemadhi.
Nuk është NY Times këtu zotëri … Në tema komenton …
Ik pirfhu…je karte e djegur….
Zhozefin! Koha juaj mbaroi para 4 vjetesh.Me 25 prill mbaron edhe koha e Edi Rames.
shkruhet Kirk Douglas , djali
Xhuxepina bertiste me te madhe pak kohe me pare per nje saliviçidoli, duke thene se viçidoliviçi “tund malet!”
Si nuk e permend fare kete te menderosurin!?
Per nje vit rresht (2005) kjo xhoxi, kur shkonte ne pune (ne kolltukun e kryetares se Parlamentit), nga shtepia shkonte drejt e tek kryetar salehu ne kryeministri. Pasi mbaronin pazaret, shkonte ne zyren e ” saj”, per te vene ne jete “direktivat e shokut saleh.
Me cudit fakti se u distancua lehtesisht nga pede, pa e prekur fare idhullin, dhe tani ka nje barke “Noe”. Po lylin e bekoi salehu. Kur thua lyl, ke thanun saleh dhe kur thua saleh, ke thene lyl. Si ta kuptojme lete gje?! Mire me Ramen Monen dhe Lylin= salehu je d distancueme, po me doliviçidolin si i qendron puna e distancimit?!
Pas fitores isetorike sigurisht qe do te kete ndonje prononcim…
Duam qe Lul Basha te vazhdoje te jete ne krye te PD-se, deri sa Jozefina Topalli te cfaqet si nje horror ne skenen e politikes shqiptare.
E vetmja merite ne historine politike te Lulzim Bashes eshte guximi dhe zgjuarsia, eshte nuhatja dhe largpamesia per tá qerruar nga skena politike e Shqiperise, kete qelbesire te mykur te zgeqeve Shkodres.
Kjo arrogante dhe injorante, kjo prepotente dhe gojendyre, kjo grua si burre i keq e pati nje mundesi qe, si femer ne krye te Parlamentit shqiptar, te jepte modelin e nje figure qe edukon dhe bashkon te gjitha kahjet politike shqiptare, te ishte shembulli se si ligjvenesit duhej te silleshin dhe te bashkepunonin per interesin kombetar dhe shtetit ligjor, se si te ruanin etiken ne komunikim si edhe moralin publik, si te ruheshin nga abuzimi me pushtetin dhe perfitimn e privilegjeve te pamerituara, se si te vendosej baza ligjore efikase e demshperblimeve per ish te perndjekurit politike dhe se si shoqeria tí hapte rruge integrimit te tyre dinjitoz ne jeten e vendit’.
Perkunder te gjtha ketyre, Jozefina Topalli ne krye te parlamentit, u shndrrua ne nje monster, ne nje buce te keqe qe e ndersente Sali Berisha kunder kundershtareve te vet politike, seance pas seance.
Faleminderit Lulzim Basha qe na bere kete nder te madh per ta lene te plehrat, plehren Zhelefina.
Ishte ne pushte per shume vjet,sberi asgje per klasen qe perfaqesoi,ndaj pse duhet ta votojme prap.
Iku koha Jozefines diellini saje perendoi.Hengri piu bool .Duke len akoma te internuar ne banesat e te internuarve.Dhe vetem kjo Xhozefinen duhet ta fundos e ta lere jashte parlamenti,shruaj une kulak armik i 1945
Zhellefina, ti në mos je përgjegjëse e drejtpërdrejtë e fatkeqsive në vendin tonë, je përgjegjëse në mënyrë indirekte.
Ke qenë gjithmonë pjesë e klanit fashist Berishian, i ke shërbyer deri në neveri kryekriminelit Saleh serbit, ke abuzuar në mënyrë arrogante me pushtetin, ku mbaje nga 6 truproja nga pas (një kryetare Kuvendi me 6 truproja?).
Udhëtime luksoze të panumërta dhe të pajustifikueshme me taksat e shtetit.
Dhëndurët e tu analfabetë e injorantë i bëre me poste diplomatike (dmth i ke bërë dëm edhe imazhit të Shqipërisë).
Për të mos folur pastaj për pronat e panumërta në Shkodër, ku edhe një çifligar tokash mesjetar do të të kishte zili.
Për fjalorin tënd vulgar dhe rrugaçëror është e kotë të flas se të kemi dëgjuar të gjithë për sa kohë ishe kryetare Kuvendi.
Akoma edhe sot ka trushkulur që të quajnë “grua e hekurt”, a thua se sa më shumë vulgare, hajdute dhe servile të jesh, aq më shumë quhesh e hekurt.
Vendi jot o Zhellefina është në koshin e plehrave të historisë, vetë historia do të të kapë prej zhellesh e do të të qisë jashtë…
Me vrull të madh e ka marrë Jozi. Ndjehet e persekutuar për së dyti, njëherë nga PP dhe pastaj nga PD. Vetëm me kartelën e të persekutuarit di të luaj ajo, këtë radhë nga Luli. Kujton se e kanë harruar mileti se çfarë zhele ishte ajo në kohën e Salës. Femër që çirrej në parlament si gangsterre. Plumbin ballit, thoshte, nxirreni për zhelesh jashtë. A i shkon një femre kjo sjellje? Pa lere kur bënte edhe tenderin për parlamentin e ri, në vëndin ku është piramida, bënte si arkitekte dhe në ekstazë spjegonte detaje. Meqenëse lundronte në luks për vehten e saj fliste gjithë entuziazëm për jetën e lumtur të popullit shqiptar sa e mori pushtetin PD-ja. Po me entuziazëm e ka nisur edhe tani. T’a shikojmë, do arrij të futet edhe për vehte në parlament, apo do dalë forcë e tretë siç pretendon.