Numërohen votat e para, kryeson Donald Trump

4 Nëntor 2020, 00:46Bota TEMA

Numërohen votat e para

12:30- Rreth 100 mijë vota në tre shtete janë numëruar deri në këto momente duke nxjerrë fitues presidentin aktual Donald Trump me 68% të votës popullore. Rezultati i deritanishëm nuk do të thotë asgjë për shkak se dhjetëramilionë vota të tjera pritet të numërohen.

23:18- Kur priten rezultatet

Rreth orës 12 me orën shqiptare pritet të mbyllen votimet në Vermont, Nju Hempshair, Indiana dhe Kentaki. Rreth orës 1 të mëngjesit me orën e Tiranës do të mbyllen votimet në Florida, Virginia, Karolina e Jugut, Xhorxhia dhe Alabama. Kutitë e fundit të votimit pritet të mbyllen në Kaliforni, Uashingon dhe Alaska rreth orës 5 të mëngjesit me orën tonë. Fituesi i zgjedhjeve mund të mësohet pak pas mbylljes së kutive të votimit në rast se rezultati do të japë një fitues të qartë, por në këto zgjedhje, rezultati mund të vonojë për ditë dhe javë, për shkak se numërimi i votave mund të jetë i kontestuar në gjykata.

23:06- Sondazhet e para: Ekonomia, pabarazia racore dhe koronavirusi janë shqetësimet kryesore të amerikanëve në lidhje me këto zgjedhje. Rreth 52% e amerikanëve mendojnë se më e rëndësishme për momentin është ndalimi i përhapjes së koronavirusit ndërsa 42% mendojnë se më e rëndësishme është rindërtimi i ekonomisë.

21:42– Një gjykatës federal e urdhëroi të martën Postën Amerikane të merrte hapa të menjëhershëme në 12 distrikte postare në kërkim të fletëvotimeve të padërguara, pasi shërbimi postar pranoi në gjykatë se rreth 300,000 fletëvotime që kishte marrë nuk ishin skanuar për dorëzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje