Biden drejt presidencës, rrit epërsinë ndaj Trump në Nevada, shtetin që i siguron fitoren

5 Nëntor 2020, 19:07Bota TEMA

Joe Biden ka thelluar epërsinë ndaj presidentit Donald Trump në Nevada, shtet ky që ia siguron 6 vota elektorale dhe rrjedhimisht fitoren.

Nga 8 mijë vota që kishte më shumë në shtetin perëndimor të SHBA-së, Biden ka thelluar epërsinë në 12 mijë vota, teksa janë numëruar 76 përqind e tyre.

Votat me postë janë duke u numëruar edhe në Pennsylvania, North Carolina dhe Georgia, ku është në avantazh Trump, por që epërsia e tij është duke u tkurrur vazhdimisht.

Joe Biden në shkallë vendi është duke prirë me afër 3.5 milionë vota më shumë se  Donald Trump.

Gjithsesi gara është ende e hapur dhe Trump matematikisht është ende në lojë.

1 komente në “Biden drejt presidencës, rrit epërsinë ndaj Trump në Nevada, shtetin që i siguron fitoren”

  1. Elidon says:

    Ore keta te dy e kthyen si komuna ruzhdie. Do vej ay ambasadori jone te perveshi menget atje apo do lejoj te meperkembet USA?????? Jam sh i shqetesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje