Donald Trump: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani, ka mjaft prova për manipulimin e votave

5 Nëntor 2020, 17:50Bota TEMA

Presidenti i SHBA-së, Trump, ka njoftuar në Twitter një fitore të madhe ligjore në Pensilvani, një nga shtetet ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende.

Në dy postime të njëpasnjëshme ai thekson se të gjitha shtetet e fundit që janë pretenduar të fituara nga rivali demokrat Biden do sfidohen ligjërisht. Trump thekson se votat janë manipuluar dhe për këtë ka prova të mjaftueshme.

Fitore e madhe ligjore në Pensilvani. Të gjitha shtetet e fundit të pretenduara si të fituara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për mashtrim me votat dhe mashtrim zgjedhor të shtetit. Ka mjaft prova – thjesht shikoni mediet. NE DO FITOJMë! Amerika e para!” – shkruan Trump.

Pensilvania është një nga shtetet ku Trump ka kërkuar ndërprerjen e numërimit dhe rinumërimin e votave.

Ai i akuzon demokratët për mashtrim me votat me postë duke kërkuar që votat e mbërritura pas 3 nëntorit të mos llogariten pasi janë të paligjshme.

4 komente në “Donald Trump: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani, ka mjaft prova për manipulimin e votave”

  1. NYC says:

    Po moj bythe po aty mbaju !

  2. Trotski says:

    Ik Or Trap se u Dogje.E Viva Biden

  3. Sali Berisha says:

    Fol me Ristanin dhe Tom Ndrecen.Do ju keshillojne si te veproni.

  4. Kim été says:

    Na ka premtuar që do vizitoj Tiranën zyrtare gjatë mandatit të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje