Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale.
Gjendja ishte e tensionuar të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 vetë, shumica republikanë që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Demokratët thanë se edhe ata ishin ndaluar. Një punonjës i votimeve i tha agjencisë Reuters se republikanët “po përpiqeshin të ngadalësonin dhe të pengonin numërimin”.
Por kontestimet nuk mungojnë nga Presidenti aktual, jo vetëm Donald Trump, por edhe familja.
Këtë herë ka qenë Eric Trump, i cili akuzon se ata (demokratët) po bëjnë kërdinë në zgjedhje.
“Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend”, tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia.