Çfarë nuk u tha gjatë emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit, mbi karikaturat?!

5 Nëntor 2020, 10:37Blog TEMA

Nga Zhirajr Mokini*

Përballë idesë se ‘kurrë më nuk duhet të ketë vrasje për shkak të bindjeve’, nuk mungojnë asnjëherë intelektualë publikë që mbrojnë të kundërtën. Këta mbrojnë njëfarë mendimi për të cilin: kush nuk konformohet apo nënshtrohet, duhet eliminuar! Ndërsa një palë mund të vendosë në mënyrë arbitrare, kë quan të shenjtë e ç’farë është i autorizuar të bëjë, ku fyhet e ku jo, të tjerët duhet ta qepin, ndryshe të vriten !

Atentatet në Francë e Austri, prekin edhe shoqërinë shqiptare, ku influenca e këtij mendimi është e madhe dhe pak ditë më parë pamë mbetje njerëzish të kthyer nga Siria, vendi ku ideja e ndëshkimit dhe nënshtrimit u bë shtet, të rrënuar fizikisht e shpirtërisht. Të na shpjegojnë intelektualët e padjegur, ç’faj kishin njerëzit e vrarë për konfliktin mes Macron dhe Ergodan apo mbi karikaturat?! Ç’faj kishte njeriu i vrarë mes rrugës në Vjenë, që ndeshi terroristin në atë çast të fundit? Si është e justifikueshme të vrasësh i fshehur pas një arme, njerëz të pambrojtur?!

Një aspekt tjetër e bën çështjen moralisht të papranueshme. Mbrojtja e vrasjes përbën mbrojtje të vetdijshme të atyre që e materializojnë atë. Ai shtet që nxiti atentatet dhe përdor terroristë, ka një trajtë ekstremiste të theksuar, e sot kryen veprimtari genocidare kundër tre popujve, ndër të cilët përsëri ai armen, për të cilin u shpik neologjizmi « genocid » Dhe mos harrojmë që kombi shqiptar nuk pati trajtim ndryshe në 500 vjet sundim.

Një fakt i fundit për intelektualët që digjen nga nisma për mbrojtje nga persekutimet dhe fobitë. Në Ëorld Ëatch List 2020, grupi më i persekutuar në botë, janë të krishterët, 260 milionë, dhe në 31/% të rasteve, kjo ndodh në vende ekstremiste. Përqindja e të krishterëve në Lindjen e Mesme ka kaluar nga 20% në 5% në njëqindvjeçarin e fundit dhe kjo nuk është rastësi por rezultat planifikimi i atyre që i kanë zëvendësuar.

Këto fakte, bashkë me pjesmarrjen shqiptare në atentatet, kanë akoma më shumë peshë për një shoqëri ku hakmarrja është e pranuar prej shekujsh. Ç’farë do u autorizonim të bënin, fjala vjen, njerëzve të shumtë në Shqipëri që përballen me shkeljet çnjerzore dhe materiale të sistemit politik e gjygjësor, ndaj gjërave të tyre të shenjta dhe nuk gjejnë asnjë alternativë tjetër?

Si në Bibël e ashtu në Kuran, ka thirrje për veprime të dhunshme. Muhameti vetë qe një kre ushtarak. Por qytetërimi i krishterë, ka ruajtur mundësinë e interpretimit (egzegjeza) sepse njeriu është i pajisur me arsye. Kjo arsye duhet të vihet në veprim për të gjetur të vërtetën e të mirën. Kjo supremaci e arsyes kundër automatizmave farisaike të fesë, nënvizohet nga vetë Krishti, kur përballë gruas që çifutët donin të vrisnin për tradhti martesore thotë: « Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj (Gjoni 8.7)». Përballë evidencës së arsyes, të gjithë hodhën përtokë gurët. Dhe vazhdoi duke i thënë gruas të falur prej pendimit, të mos gabonte më. Në krishterizëm përgjigja ndaj padrejtësisë është drejtësia dhe korrigjimi i dëmeve të shkaktuara e jo një padrejtësi më e madhe.

Në historinë e mendimit, ideja e «Sy për sy e dhembë për dhëmbë» dhe «Mos vrit» që i përkasin të gjithave kulturave njerëzore, u zëvëndësuan në qytetërimin e krishterë nga ideja e ngritjes së njeriut mbi ç’do gjë, edhe mbi ç’do gabim të tij. Etika e krishterë është e përmbledhur nga Sh. Lluka, në kapitullin 6:31: «31 Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të donit t’ju bëjnë ata juve». Prandaj aspirojmë qytetërimin Evropian që lind nga kjo kulturë. Ideja e mosdënimit me vdekje, vjen po nga kjo kulturë, ndonëse jo perfekte. Ndihma mjeksore që atentatori në Nicë morri, vjen nga ky burim i mendimit, provë e respektit mbi gabimin.

Ontologjikisht njeriu lind i drejtuar ndaj të mirës dhe të vërtetës, por është i paaftë për ti realizuar. Liria, kufizimet dhe ndëshkueshmëria, i janë dhënë për realizimin e tyre. Në këtë kuptim ai ndodhet realisht i varur. Liria është e shenjtë, por përtej disa kufizimeve nuk e realizon më mirë njeriun, përkundrazi e prish atë dhe shoqërinë. Aq më pak e realizon vrasja. Po ashtu e drejta për të fyer e për t’u hakmarrë, nuk egzistojnë, përveçse si krijim i njeriut kundër vetes së tij. Kjo justifikon mbrojtjen nëpërmjet ligjit edhe të kufizimeve të lirisë, kur kapërcimi i tyre cënon objektivisht e jo arbirtarisht realizimin njerëzor, por pa shkelur dinjitetin njerzor. E vetmja arsye për cënimin e të drejtës madhore, atë të jetës, është mbrojtja ndaj një rreziku aktual dhe real ndaj saj, jo niveli psikologjik i fyerjes. Nga këto rrjedhon edhe uniciteti i sistemit gjygjsor perëndimor. Të gjitha këto apo dhe të tjera, nuk i dëgjuam në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit?!

*Mjek në Paris

7 komente në “Çfarë nuk u tha gjatë emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit, mbi karikaturat?!”

  1. dulla says:

    Nuk e mor vesh si e mban Topi Eni i modh Eni prostituten, eshte femer pa moral eshte baxhelle.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Te lumtë ajo dore. Kjo eshte nje logjike e shendoshe. U mundua Mirela pak, po se linte ajo kamikazja duke u cirrur me nje urrejtje te pakufijshme.

  3. Sasha says:

    Artikull interesant, veshtrim realist

  4. Muç says:

    Trajtim I pare nga nje kendveshtrim teper europjan.
    Risi ne publicistikë
    Bravo

  5. Dembabadem says:

    Qendro si mjek me mire , bej analizat e gjakut . Analizat politike lerja ndonje me te dituri .

    1. Nje qytetar says:

      E po ja , po t’i leme ty keto analiza, te cilat nuk jane politike sic thua ti ,por jane nje problem shoqeror , njerezorä, mor “dembabadem”injorant! Epo nuk ngeli idiot pa bere te “diturin” duke u fshehur pas anonimitetit ne internet !? Shkrimi i mesiperm eshte vertet sic tha nje komentues , risi ne publicistike, ndersa ti , “dembabadem”injorant , nje hiç (po hiç fare ),i jep mend nje brilanti.
      Ik e futi ndonje tas groshe e mbaji per vehte pordhet e tua!

  6. Nje qytetar says:

    E po ja , po t’i leme ty keto analiza, te cilat nuk jane politike sic thua ti ,por jane nje problem shoqeror , njerezor, mor “dembabadem”injorant! Epo nuk ngeli idiot pa bere te “diturin” duke u fshehur pas anonimitetit ne internet !? Shkrimi i mesiperm eshte vertet sic tha nje komentues , risi ne publicistike, ndersa ti , “dembabadem”injorant , nje hiç (po hiç fare ),i jep mend nje brilanti.
    Ik e futi ndonje tas groshe e mbaji per vehte pordhet e tua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje