Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terroristi s'ka kombësi, ai është thjeshtë një vrasës!

3 Nëntor 2020, 14:07Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Një valë “pezmi” shikoj kudo në postime në rrjet, meqë njëri nga terroristët që bënë masakrën në Vjenë qenka një shtetas austriako-maqedonas, me origjinë shqiptare nga Tetova.

Qetësohuni, nuk ka pse të na kapë ndjesia e fajit kolektiv, për të qenit shqiptar.

Një terrorist është një terrorist. Ai nuk ka as pasaportë, as kombësi, as atdhe, as fe..

Ai ka vetëm një ideologji, ideologjinë e dhunës. Ka terroristë me pasportë amerikane sa të duash, kishte në ISIS shtetas britanikë sa të duash, italianë po e po, e gjermanë gjithashtu.

E liga është e ligë. Neve na mbetet vetëm ta dënojmë dhe të bëjmë gjithëçka që kemi në dorë që ajo të mos futet mes nesh.

Të mos lejojmë që feja të shndërrohet nga mjet paqeje, në armë lufte.

Këtë po, e kemi për detyrë ta bëjmë.

17 komente në “Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terroristi s’ka kombësi, ai është thjeshtë një vrasës!”

  1. Ratio says:

    Feja eshte opium per popullin. Ai qe e ka thene ka pasur shume te drejte, po ne kohen e tij njihej vetem opiumi. Tani feja eshte opium dhe lsd, crystal e cfare te duash. Feja eshte injorance, perralle per te mbajtur urte femijet, semundje mendore dhe trashegimi e se shkuares.

  2. Durresi says:

    Si eshte e mundur ta bej nje Shqipetare kete!!!!!! E pa mundur. Nuk dua ta besoj. Shqipetaret Musliman nuk jane marre ndo nje here me akte kaq te shemtuara. Kaq te pa besa. Turp.

  3. Kapterri says:

    Unë jam agnostik dhe nuk kam asnjë ndjenjë faji si shqipëtar. Por nuk e di si ndjehen radikalët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që janë shtuar shumë.

  4. Oto says:

    Jo po ndjehuni krenare, o bole hajvani. Mentor kiki

  5. Korabi says:

    Shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise duhet te ndjehen fajtor,ata mire eshte ta heqin ate qylaf Arab nga koka,ne jemi europian,kultura dhe civilizimi yne i perkasin Europes,jo Afrikes.

  6. Brahoo says:

    Pirdh o pirdh o Mentor. U mbushen shqiptaret me ferexhe, xhami e hoxhallar ekstremist dhe vetem ky do jete perfundimi. Priti o Mentor kur te na vine tek dera e shtepise,atehere do e kuptosh fajtoret

  7. sali says:

    Ti mire e ke po problemi i nivelit kulturor te shqipareve te Maqedonise dhe Kosoves nuk shkon me shume se Hoxha i fshatit

  8. z.Kikia,
    Jam nje qytetar nga Prespa shqiptare dhe njoh shume mire mentalitetin e shqiptareve ne Maqedoni. Ata jane shume te dhene mbas fese islame dhe per banoret e besimeve te tjera si katolike dhe orthodokse kane antipati pathollogjike. Ndryshojne me shqiptaret ketu. Ne Maqedoni nuk gjen as nje rast martese shqiptar me maqedonase.Ne Maqedoni, maqedonasit ju kane bere leshime dhe ju kane dhene shume te drejta dhe me te drejte ka dale shpreja: Maqedonasit ja kane doresuar shtetin shqiptareve. Atyre jepu te drejta sa te duash perseri te pa kenaqur jane.
    Nga Maqedonia vajten me dhjetra shqiptare ne Siri.Gjithashtu shume shqiptare te Maqedonise nga njera ane hiqen si fetare te medhenj dhe nga ana tjeter bejne prapsira te medha ne Europe si vjedhje,shitje lendesh narkotike,perdhunime etj.
    Mendoj, qe ne vend te fjales tuaj mos u ndjeni fajtore, bej thirje te behemi ne unison qe ketyre njerezve qe na hiqen si fetare t’ja tregojme vendin.

    1. Genti says:

      Ke te drejte mu me ka Rene rasti te jetoja me shqiptare kosovare dhe shqipetare nga maqedonia
      Te dyja Paket ishin mysylmane dhe gjithmone uleshim e pinim caj me ta
      Por ishte nje ndryshim i madh midis tyre shqiptaret e Kosoves ishin me te civilizuar dhe me teper liberale Se ata te Maqedonise
      Ata te maqedonise jetonin akoma me zakone dhe fanatizem te shekullit 18
      Ata mund te bejne cdo gje ne emer te mysylmanizmit

  9. Emigranti says:

    ‘një ideologji, ideologjinë e dhunës’ -një ideologji fetare sido që të jetë eshtë ne krye te ketij makabriteti
    ‘që feja të shndërrohet nga mjet paqeje, në armë lufte.’ – feja nuk ka nevojë të shndërrohet ne armë lufte, në emër te saj janë kryer e vazhdojnë te kryen makabritete.
    Ftese per të gjithë lexuesit që ti rrinë larg ideologjive ektreme qoft te karakterit fetar, etnik, politik etj. Ato kanë si qëllim manipulimin e masave per arritje te interesave te tyre.
    Siç e ka thënë dhe vet Lasgushi
    ‘Nuk ka Zeus, as nuk ka zot,
    Ferr, Lugat t’imagjinuar,
    po ka popull të paditur,
    popull q’ende s’është zgjuar.’

  10. Klimax says:

    Ai mori jete njerezish te pafajshem ne emer te islamit dhe si ky tip ka shume! Ai ka pashaporte, kombesi, atdhe, fe, prinder, fis e farefis. Ideologjia e tij nuk u radikalizua ne shoqerine austriake, por pikerisht brenda kultures se identitetit te tij! Perse e perjashtoni nga ky identitet?!! Ai eshte (ishte) nje shqiptar mysliman si dhe 95% e shqipefolesve me origjine nga territoret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut, Serbise e Malit te Zi. Mbi te gjitha, keni kohe qe propagandoni kete identitet, keni kohe qe ne media shprehni frymen e urrejtjes ndaj jo myslimaneve. Cfare do mbjellesh do korresh!

  11. Diktat says:

    Ekstremisté ka gjithandej por nê sojin tênê sepse “ngjit” shumé ai jeleku i tritolit, na shkon me turinjté me cepa ! Specie né zhdukje !.

  12. Lush berbali says:

    Ky eshte vetem fillimi ,Mentor…
    Ti na thua te mos ndjehemi fajtor,por do te kete perseri shqiptare te tjere me pas.
    Si ata qe ishin ne Siri te pakten.
    Retorika e perdorur ne TV shqiptare aty te shpie.
    Ne Europe u pelqen vetem paraja,jeta.Per te tjerat eshte enderr nje Europe me çallme.

  13. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Nje shkrim shume i dobet!

  14. Erdogan says:

    Nuk eshte vetem ky apo raste te vecanta zoti Kikia dhe merni propaganden.
    Imagjinoni ju po mos te ishte Evropa se sa mijera do dergonin Hoxhallaret te shkonin ne Siri?
    Qindra Xhamija dhe Skolio turke nga turq ne Ndergjegje kush i ka hapur?
    Skiptaret duhet te kuptojne se cfare ishte Bese-lidhja e Lezhes.
    Pse Tereza qe ka tradhetuar Besen Orthodhokse te betuar ne Ilisus (sot Lezhe) dhe qe nuk ka bere as edhe nje gje per Arnautine apo Arvanine pse nderohet ne nje vend me shumice myslimane?
    Ju jini me Pirron dhe Kastriotin apo me armiqte e Tij?
    Nuk mund te jesh edhe shtetas i Vatikanit qe ka te pushtuar Magna Grecian per te cilen luftuan Pirrua dhe mijera Epirote edhe me Pirron dhe Kastriotin.
    Magna Grecia eshte Atdheu yne dhe i Kastriotit.
    Po ashtu zoti Kikia edhe per turqit myslimane te vetequajture “skiptare” nuk mund te jene edhe me Erdoganin qe mban te pushtuar Kostantinopolin edhe me Perandorin Ilyre Megas Kostantinos.
    Skiptaret jane trushpelare nga Fuqite e Medha.

  15. srtuga says:

    Mentor je be si Kimi dhe Kimite buskuqja qe derdellisin…..E vertra duhet thene ashtu si eshte per ti ikur me te keqes.
    Per Draganin:shqiptaret ne Maqedoni kane qene dhe jane me te diskriminuarit ne Europe,prandaj vine edhe keto Probleme.Te gjithe qeverite ,mediat,Institutionet…luftojne pa meshire shqiptarizmen dhe fuvorizojne islamiket.Motoja ka qene dhe eshte Sa me shume islam aq me mire per sllavomaqedonet dhe rezultati eshte i prekshem.

  16. Koha e demoneve says:

    isis esht aleat i atyre qe e luftojn fejen e Zotit. Pyetni veten se kush perfitoj prej ketyre krimeve? Muslimanet ? JO, Shqiptaret ? JO. vetem se i forcoj ata qe e urrejn fejen. isis esht vegel e mafies satanike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje