Gerta Loku Tushaj pranoi të përbaltet për Shqipërinë. Po ti?

2 Nëntor 2020, 11:15Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Gerta Loku Tushaj këtë të diel të parë të nëntorit tha se do të futet në politikë. Kjo është një shenjë shumë e mirë për Shqipërinë. Vajza nga Mamurrasi, dikur emigrante në Itali, studente në La Sapienza, nënë e sipërmarrëse në një fermë në malësinë e Mirditës, po, do të futet në politikë. E shpalli në rrjetet sociale ashtu siç tregon natyrshëm punën e saj dhe familjen e saj në fermë, mes magjisë së natyrës, mes dhive e vështirësive që secili prej nesh i imagjinon, ajo ecën përpara me gëzim.

Urimet e ndjekëseve në Facebook ishin të shumta e të sinqerta. E urova me zemër edhe unë, pa e njohur nga afër, pa e takuar asnjëherë; më kishte bërë për vetë fjalimi i saj në Kuvend tri vite më parë ku kërkonte llogari e shpjegonte vështirësitë e një shqiptari që kishte vendosur të kthehej e të punonte në këtë vend. Më kanë frymëzuar foto, videot, lumturia e një njeriu që natyrën dhe punën e ka përzemër si shumë të tjerë.

Menduam të jepnim lajmin edhe ne, në mediat tona Shqiptarja.com dhe Report TV. Por aty, ndryshe nga FB, ku urimet ishin me emer e mbiemer, me foto e çdo gjë, komentet vinin të hidhëta, të helmëta, të këqija. Mirëserdhe në botën e përbaltjes e dashur Gerta!

Aty ku bashkëatdhetarë të partive, llogoreve, passhpine e anonimë, mendojnë të të dekurajojnë, të të heqin dëshirën për të ndërtuar e për të përmirësuar Shqipërinë tonë: Do të të thërrasin dhi, kafshë, bagëti, do të shpikin e do të të përbaltin sa më s’ka, por besoj se këtë ti e ke ditur dhe e di mirë. E megjithatë vendose ta bësh këtë hap, duke kuptuar thelbin se balta bien ë futyrë të kujt e hedh!

Kur në një shkrim më parë shkruajta se kjo dhe vetëm kjo është koha e vajzave dhe djemve të mirë, kisha pikërisht parasyve këtë: Duhet të kandidojnë! Duhet të kontribuojnë pavarësisht përbaltjes dhe kundërshtisë. Mjaft hapsirë u është lënë të keqes, të paaftës dhe parazitëve në Shqipëri!

Nuk më interesonte fare se për cilën parti do të kandidonte Gerta, për PS, PD, Jozefinën apo Mediun, Dukën e Shehun. Ajo më vonë e tha: Krah Rudina Hajdarit dhe kjo mobilizoi ta shanin e përbaltnin ata që tashmë të gjithë i njohim, edhe pse janë anonimë.

I njohim sepse kanë të njëjtën egërsi, stil ofendimesh, shpifjesh e denigrimesh me cilindo bën një zgjedhje ndryshe nga ata. Linçuan artistë e profesionistë që vendosën të japin kontributin e tyre në politikë, vetëm se nuk iu ngjitën kauzës së tyre.

Gerta Loku Tushaj e ka marrë përsipër edhe këtë sakrificë, këtë sfidë. Duhet ta bëjë çdo njeri i mirë në këtë vend, të gjejë hapsirën e të punojë për ta bërë përditë e më të mirë Shqipërinë. Balta pastaj, dihet që lahet me të parin shi dhe në baltë, dihet se kush përherë qëndron.(Shqiptarja.com)

24 komente në “Gerta Loku Tushaj pranoi të përbaltet për Shqipërinë. Po ti?”

  1. deda says:

    Në një vend që politikanët batakçinj dhe bisnesmenë batakçij që nuk njohin ZOT.ALLAH.PERËNDI por i kanë zëvendësuar me lek euro e dollar është e vështirë ose pothuaj e pamundur që ti mundësh por ZOTI ju dhëntë fuqi që ti mundini .rroft shqipëria dhe shqiptarët e ndershëm.AMIN

    1. xyz says:

      Greta ka shku me dhi n’mal

      1. xyz says:

        Cfare te beri Greta ty????

  2. I urojme gertes suksese says:

    Gerta,mund te jete kristal,por problemi eshte se sa shqiptari mer nje post,sado i paster te jete i fut duart ne qypin e mjaltit dhe menderoset….
    Shikoni moniken qe eshte koke e kembe m…po keshtu pioneret e jales…
    Te gjithe keta kane nje qellim qe ti futen politikes dhe te jetojne qyl e te bejne me miliona…
    Te mos flasim per saline e shpelles qe pioner i enverit,kur e solli i jati me mustak,u baltos sa hyri ne bllok dhe vjen era m….kok e kembe.

    1. Bureto says:

      Krahasim me Monikën!? Nuk e njohim Gertën dhe mu për këtë s’kemi pse e paragjykojmë, për kundrazi ta inkurajojmë. Koha le të na tregojë se kush do jetë nesër ajo apo shoqet e shokët e saj që do ndjekin këtë rrugë. Krahasimi me Monikën është dashakeq, cinik sepse Monika bashkë me Ilir Metën, nga që i kemi njohur qysh më hapat e para, si aspiratë kishin pasurimin me çdo mjet. Janë kleptomanë të lindur. Për Gertën s’e besoj të jetë nga ajo kategori. Ajo është më e pjekur, e mirë arsimuar, me biznes të vetin dhe besoj ka ç’të japë. Minimalisht do përcjellë për brezin e ri, eksperiencën e saj të mirë. Ndaj kurajo Greta, mos u dekurajo nga shkopinjtë që do të venë në rrota të ligjtë, ec përpara dhe do të fitosh. Suksese!

  3. Lik says:

    Suksese Gertes!
    Politika shqiptare eshte kalbur nga te korruptuar profesioniste qe vegjetojne te zhytur ne milionat e vjedhur familjeve shqiptare.Ata kane vjedhur edhe shpresen dhe besimin qe ne Shqiperi mund te jetohet normal.Dhe pjese e tyre jane edhe shume te rinj te vjeter qe jane te infektuar nga ky model politikani..
    Uroj dhe besoj qe Greta dhe shume te rinj te tjere te kene kurajon te shporrin kete shtrese te degjeneruar te klases politike.Sigurisht do jete e veshtire ,por te pakten te shpresojme.

  4. Hajdari says:

    Po qe se je ne krah te R. Hajkarit ke für dinjitetin tend!

  5. Beni says:

    Urime dhe suksese . Cilesi te tilla duhet te hyjne ne politike dhe jo , o zot edhe emrin nuk dua t’jua permend

  6. Paloka says:

    Dhi pa tru eshte kush shkon pas Rudina Hajdarit pse ca esht

  7. RUBIKU says:

    E nderuar Alba. Gerta Loku eshte nje grua e zgjuar dhe e guximeshme dhe ndoshta per keto te dyja meriton te jete pjese e parlamentit.A ma ti si gazetare duhej te kishe mesuar se fermen e dhive e administrojne dhe mbareshtrojne familjaret e Gertes. Ajo i ka vetem sa per te bere foto pasi ka disa vite qe eshte Shefe e Burimeve Njerzore prane firmes turke qe zoteron minieren e Spaçit. Kete mund ta verifikoni vete.

  8. Vicidoli says:

    Mos e bane ate pune qe ti shkosh mbrapa te nje idiote e familje ordinersh se do te pendohesh gjithe jeten ajo qe te udheheqe ty ashte pa tru e pa zhvillume ajo nuk asht kurre si tij,mos u genje i jati i saj nuk ashte vra per politike e ama e saje e perjashtuar nga drejtesia per hajdute,te lutem rri me mire me bisnesin tand mos u deskritito

  9. Tonini says:

    E falenderoj zonjen Gerte per inisiativen e mare,kam ndjekur heret nje emision per te,per punen e saj dhe sakrificen qe ben duke punuar ,me shume sell dhe pa komplekse dhe nuk dua qe te kem asnje paragjykim per te per motivet e saj per aktivizimin ne politike,po nje gje do ta keshilloja,jo per krah emrave te vecante,se asnjehere nuk mund te njehsohet me ate emer qe permend,se te ardhurat nga puna nuk mund te jene asnjehere te baraz vleshme me te ardhurat na krimi,ku ka origjinen ajo tjetra.Me respekt

  10. K says:

    Derisa eshte politikan noka dhe frroku , mund të bëhet edhe loku. Shpresojmë mos na dali edhe kjo me prona nga gjyshi në Tiranë.

  11. Pensionist says:

    @”Hajdari”
    Hajdari nuk i lan dot mekatet e te atit, mire e thua, i nderuari ”hajdari”. Une nuk e besoj, qe nje njeri i ndershem te bjere te llumin e banaliteteve dhe krimeve te ”heroit te demokracise”, qe propogandonte me thagme nivelin zero, luften kunder komunisteve (komunistin halabak e kishte kryetar partie dhe president), banalitetin ne te folurit nga foltorja e Kuvendit, trafikimin e armeve…dhe ia arriti qellimit: sot eshte ”hero” dhe pritet ridekorimi presidencial…

  12. Klimax says:

    Futja ne politike e kujtdo ne Shqiperi te vetmen qe ka vertetuar eshte se te gjithe perfitojne imunitet perballe drejtesise, pra kthehen te paprekshem. Kush prej politikaneve te Shqiperise eshte “perbaltur per Shqiperine”? A eshte cenuar dikush prej tyre per korrupsion, per pasuri te pandershme, per kriminalitet apo per shkelje te ligjeve e Kushtetutes se vendit? Te gjithe filluan nga asgje 30 vjet me pare, nga nje banese dy dhoma dhe guzhine ne ndertesat sovjeto-kineze, por per nje kohe te shkurter u kthyhen ne milionera me vila, prona pa fund, makina te shtrenjta dhe pushime ne cdo parajse te botes. Ne qoftese luksi na qenka “baltosje”, atehere me te vertete, ja vlen te “sakrifikosh” dhe aq me shume, krah “te pasterve” Rames, Berishes, Bashes, Hajdarit (junior), Metes, Kryemadhit, Mediut dhe kompani!
    Po ti, Alba, cfare pret?

  13. Nik says:

    Motra mir qè mbarove Sapienzèn me sakrifica etj etj dhe ka shumè si ju djem e vajza shqiptar nè sapienza, dhe unversitetet italiane ku janè diplomuar.Ju keni fatin e bardh se ju hapèn porta e parlamentit dhe folèt nè krahasim me bashkatdhetarèt tuaj ish studenta qè nuk mund as tè flasin dhe as tè mbledhin pesè dhi.Mè pèrloti dhe mua diskutimi juaj dhe i besoj ndershmèris tuaj por;Mund tè kryenit njè zgjidhje mè tè mènçur,si pèrshèmb meqènse vjen nga ambjenti i blegtoris tè shkoje me parti si ajo e ambjentalistave ,sepse babai i zonjushes qè keni zgjedheur ju reputacionin nuk e kishte aq tè mir,megjithatè rruga sapun.

  14. kastro says:

    Gerta nen sulme nga disa qe nuk munden as ta shqiptojne universitetin ku eshte shkolluar.Keshtu ndodh me mendjet e marrosura,o me ne o kunder nesh,I paska pelqyer vajza e Azemit,ok,nuk besoj se i eshte afruar nga simpatia per Azemin dhe aq me pak,nga profili i gjyqtares=mama te rudines,suksese!

    1. Old McDonald had a farm says:

      Ne fshatin tem njerezit ma te afte i kane cue me Dhi ne mal.Sepse dhite jane te mecme kjo vertettohet me shprehjet E din dhija ceshte tagjija,apo “filani\ja eshte p* cke dhije” prandaj jam optimist per deputeten aspirante….

  15. lilo says:

    Kjo eshte gruaja e atij moluskut te Leces qe vjedh ne toke e koncesion taksapaguesit shqiptare?Keta jane te dy:Rama bam e keta ham..

    1. bamja says:

      Jan te nerum qe nuk pelqehen nga nji amebe si puna jote. Mos ki frige se drejt zhdukjes jeni lolot e Berishs me fis e me katani. Prisni dhe pak

  16. managjeri me diplome UET je says:

    Pse jo, te provohet edhe Greta,ne kete vend vetem kto bajne hajer,i ka ece me Dhite e pse mos ti ece me Delet….

  17. sapa says:

    Edhe Teuta e Ilirise te ngrihet nga varri nuk e ben me kete vend dhe PIKE!

    1. ? says:

      PApapapapa sa mire te shkoi mendje tek Teuta 3000 vjet perpara. Qeke i mençem shume…

  18. ? says:

    Iu merziten dhite edhe ferma kesaj Gertes, tha po e provoj nje here ne politike, kushedi eshte me kollaj se i fusim djathit niseshte dhe shtojme te ardhurat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje