Nga Roland Qafoku
E përjashtojnë. E sulmojnë egërsisht. E anatmetojnë. Ata që nuk kanë lidhje me të djathtën e akuzojnë se është e shitur te e majta. Për të majtët, edhe pse u intereson kjo përplasje, Topalli çalon shumë për të qenë pjesë e planeve të tyre.
I thonë e ç’nuk i thonë dhe më pas po këta syresh konkludojnë se Jozefina Topalli, jo thjesht po gabon, por është armikja kryesore e PD-së.
Pikërisht nga këto pseudoargumente mund të themi se Jozefina Topalli ka të drejtë që çke me të. Ka të drejtë për atë që përfaqëson, për atë që është, për atë që ka dhënë dhe për atë që ajo beson.
Sigurisht që në karrierën e saj që çke me të ka bërë edhe gabime, të cilat mendoj që nuk e nderojnë, por ato nuk kanë qenë asnjëherë faje dhe që fakti që i ka pranuar edhe me gojën e vetë i japin shumë pikë.
Por, janë të paktën 10 arsye të forta që i japin të drejtë të vetmes grua në historinë e shtetit shqiptar që ka fituar epitetin “gruaja e fortë”.
E gjitha kjo, jo vetëm për karrierën partiake, jo vetëm se është femra e parë shqiptare që ka mbajtur një post kaq të lartë dhe kaq të rëndësishëm si kryetare kuvendi për 8 vjet por edhe pse në këtë karrierë nuk është përfolur kurrë për afera korruptive dhe abuzime me detyrën dhe mbi të gjitha se moralin e ka armën më të fortë me të cilin janë të rrallë ata që ia dalin.
1-E PËRJASHTUAN POR I THONË MOS FOL
Në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017 mungonin shumë emra të kastës së vjetër të PD por më i rëndësishmi ishte ai i Jozefina Topallit.
A e imagjinoni në një moment që pas 24 vite karrierë, sakfrificë, impenjim maksimal, një grua familjare, nënë e dy fëmijëve të vegjël që i linte në shtëpi për të bërë opozitë në vititn 1997, që kishte provuar rrezikun e jetës mes breshërisë së plumbave, që ka provuar edhe pushtetin pa abuzuar me të, ka provuar përsëri opozitën, befas një ditë, vetëm me një të fshirë gome të emrit, të gjendej në rrugë.
Sigurisht që një largim edhe mund të ndodhte dhe do ishte normal për këdo. Një largim pas 24 vitesh karrierë nuk është hata. Por Jozefina Topalli nuk u largua vetë dhe nëse kjo do ndodhte mund të ishte normale. Atë e përjashtuan. Nuk iu tha asnjë fjalë. Nuk i dhanë asnjë sqarim e justifikim.
Thjesht nuk ishte në atë listë dhe në vend të saj ishin ata që sot janë në Kuvend kampionë të injorancës dhe vendosin për fatet tona. E nëse dikë e përjashton, do presësh edhe reagimin e të përjashtuarit. Dhe Jozefina Topalli ka bërë dhe po bën atë më normalen. Ka ngritur zërin sa herë që PD dhe Lulzim Basha e kanë shkelur me të dyja këmbët.
2-LARGIMI MË I RËNDËSISHËM
Nga Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën ka patur jo pak hemoragji. Astrit Patozi, Arben Imami, Genc Ruli e shumë të tjerë të brezit të Berishës ishin ata që nuk u përfshinë në projektin e liderit të ri Lulzim Basha.
Por duhet thënë se largimi më i rëndësishëm ishte Jozefina Topalli. Dhe kjo për shumë arsye, mes të cilave ishte karriera e saj, besnikëria e treguar ndaj PD. Impenjimi dhe skarificat që ajo që kishte bërë në karrieren e vete politike.
Pavarësisht sukseseve, dhe arritjeve, çdokush mund të gjejë dicka te Arben Imami. Mund të thotë që ka bërë pirueta. Herë majtas e herë djathtas. Herë me PD e herë me PS pa përmendur vitin 1997 që vetëm një foto mbi tank mungon për t’ia gjetur kleçkën. Mund të thonë edhe për Patozin diçka që nuk u pëqlen.
Mund të thonë se nuk foli kur Berisha hoqi nga listat shumë eksponentë të vjetër të PD në listën e kandidatëve të vitit 2013 që nga Ilir Rusmali e deri te Fatos Hoxha. Por ç’mund të thonë për Jozefina Topallin.
Nuk pati kurrë një post ekzekutiv. Nuk ishte kurrë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Sigurisht edhe ajo ka qenë zbulimi, zgjedhja dhe përzgjedhja e Sali Berishës në vitin 1996 kur u bë pjesë e parlamentit për herë të parë.
Por vajza e familjes Çoba ishte një dardhë nën pemë. Me trashëgiminë e të parëve, ajo justifikoi gjithçka në PD dhe çdo gjë e arriti vetë duke justifikuar edhe zbulimin, edhe zgjedhjen por edhe përzgjedhjen. Padiskutim që në aradhën e gjatë të largimeve, Jozefina Topalli ishte dhe mbetet largimi më i rëndësishëm nga radhët e PD-së që nga viti 1990.
3-KUR PËRJASHTOHET NJË GRUA
Tingëllon disi më ndryshe largimi në një formë të tillë siç është larguar Jozefina Topalli. Në Shqipërinë tonë me një shoqëri të theksuar maskiliste është shumë e lehtë të sulmosh një grua. Është shumë e lehtë ta mundësh dhe është e lehtë ta eleminoish atë.
Pak a shumë kështu ndodhi edhe me Topallin. A mund të thotë dikush se cila grua ka arritur të bëjë dhe të arrijë në politikë ato që ka bërë Jozefina Topalli? Nëse i hedhim një sy historikut, PD ka patur femra që në momente të caktuara edhe kanë shkëlqyer. Por ky shkëlqim ka qenë për pak kohë.
Një syresh janë tretur si kripa në ujë dhe nuk kanë përballuar jetëgjatësinë në politikë. Kështu ndodhi me Rushen Golemin, një personalitet në mjekësi madje edhe në politikë, por shumë shpejt doli nga politika dhe riashtarët e tanishëm në PD nuk ia dinë as emrin.
Kështu ndodhi edhe me Rajmonda Bulkun. Aktorja e bukur u shndërrua deri lidere e një manifestimi spektakolar më 20 shkurt 1991 dhe në vitin 2009 u bë edhe deputete e PD. Por u tërhoq nga politika pa shkëlqyer shumë siç ka shkëlqyer në film duke preferuar teatrin dhe familjen.
Kështu ndodhi me Albina Karamitron, një grua me shumë potencial në politikë, por edhe ajo shumë shpejt u sfumua, doli nga politika dhe sot mund ta mbajnë mend vetëm disa gazetarë të lashtë.
Të treja gra të zonja dhe të afta me atë që treguan teksa aderuan në PD, por ama pas shumë pak vitesh zgjodhën tërheqjen për të qenë të qeta, larg luftës së ashpër mashkullore politike dhe pranë familjes.
Me Jozefina Topallin nuk ndodhi kështu. Ajo dhe vetëm ajo luftoi në çdo situatë dhe rrethanë me meshkuj përreth që e shihnin si rivale dhe për hir të vërtetës me shumicën e tyre fitoi. Prandaj largimi i politikanes Jozefina Topallit dhemb. Por më shumë dhemb largimi i një gruaje që luftoi dhe fitoi shumë beteja.
4-LARGIMI I NJË NJERIU TË NDERSHËM
“Në shtëpi kam çuar vetëm rrogën time”. Jozefina Topalli e ka përmendur disa herë këtë frazë kur ka qenë në pushtet dhe kur është larguar nga pushteti. Dhe kjo është e vërtetë. Nuk ka asnjë akuzë publike dhe zyrtare ndaj saj.
Nuk ka asnjë përfolje dhe nuk ka asnjë anatemim për përfshirje në afera korruptive. Dhe kjo ka një domethënie të madhe në një politikë shqiptare të mbarsur me të korruptuar të cilët konkurojnë më shumë për pasurinë se sa për të punuar për popullin.
Jozefina Topalli ka arritur të krijojë profilin jo thjesht të një gruaje të bukur që vishet bukur. Por të një gruaje më shumë se kaq, të ndershme dhe që e do familjen.
Një profil që është larg disa grave në kupolën e PD që nuk kanë lidhje as me ndershmërië e as me moralin e Jozefina Topallit. Epo kjo nuk është pak. Është pikërisht ajo që ka nevojë politika dhe shoqëria shqiptare.
5-E AFRUAN DUKE E LARGUAR
Përzgjedhja e emrit të Jozefina Topallit nga dega e Shkodrës në fillim u duk si një ogur i mirë. Por ç’ndodhi? Dega e vendlindjes vërtetë e propozi por a do të ishte normale që Topalli, një kundërshtare e fortë e lidershipit të PD të bënte pulën e urtë pas përzgjedhjes dhe ta quante këtë arritjen e misionit të vet?
Topalli e hodhi poshtë këtë ofertë që për të ishte më shumë se një futje në vathën e të gabuarve.
“Unë nuk mund të pranoj të bëhem deputete dhe më pas të gënjej zgjedhësit duke mbyllur gojën”, tha Topalli në një intervistë në “Hard Talk”. Pra, kjo ishte një afrim për t’i mbyllur gojën, ose e thënë me fjalët e Topallit, një afrim për ta larguar nga vetëvetja. Epo kjo nuk i shkon asaj.
6-SULME SKUTHËSH
Eh ç’të bëjnë në politikën shqiptare kur del kundër kryetarit dhe partisë. Nuk duhet ta harrojmë kurrë sulmet në front ndaj Jozefina Topallit në rrjetet sociale. Me emra të rremë dhe me mllef tipik otoman, Jozefina Topalli u sulmua egërsisht pa asnjë normë etike. Çfarë nuk shkruan për të.
Ka qenë kështu, e ka qenë ashtu. E deri te lidhje me Sigurimin. Ka të drejtë ajo dhe njerëzit e saj të thonë: o ju sulmues skuthash nxirrni një dokument dhe pastaj Topalli jo vetëm nuk duhet të vijojë këtë aksion politik por duhet të mbyll publikisht një herë e mirë gojën.
Të largohet nga politika dhe të mbajë mbi shpinë një njollë duke turpëruar të gjithë ata që e mbështetën në 24 vite në karrierën e saj. Por ama, në të kundërt, jo vetëm sulmet duhet të ndalohen, por duhet një falje e madhe publike nga ata që e kanë orkestruar këto sulme dhe një proces gjyqësor ku shpifësit të dënohen.
7-PËRFAQËSIM I NJË TRASHËGIMIE
Gjon Çoba, kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet ‘20-të dhe ‘30-të ishte gjyshi i Jozefina Çoba, Topallit. Kaq i mjaftonte Jozefina Topallit jo vetëm të krenohej por të krekosej se për të punonte historia vetë.
Shtoi kësaj edhe faktin që familja e saj nga babai dhe nëna kanë qenë tregtarë që jepnin e merrnin nga Italia dhe vende të tjera të Mesdheut. Por që për fat të keq pësuan goditje të ashpra nga regjimi komunist saqë edhe vetë ka treguar që ka patur raste që nuk kishte bukë të hante.
Ajo vetëm shumë se një here ka thënë se nuk ka menduar kurrë këtë ishte pjesë e poltikës si një mallkim që kishin marrë të parët e saj. Por dashuria e Jozefinës nuk ka qenë politika, por matematika.
E megjithatë rrethanat erdhën në atë mënyrë që Jozefina Çoba u bë pjesë e politikës duke sjellë në politikën shqiptare jo vetëm femrën kurajoze dhe me moral, por edhe një trashëgimi.
Një trashëgimi që tashmë është këputur në mes. E që fatkeqësisht ngjan me goditjen që morën të parët e saj, por në një formë të moderuar.
8-NUK I JAPIN TË DREJTË TË VIJOJË KARRIERËN
A ka të drejtë dikush t’i ndalojë Jozefina Topallit që të mos vijojë karrierën? A ka të drejtë dikush ta ndalojë të bëjë atë që do në politikë?
Sigurisht që po. Po e gjen të drejtën një takëm që thonë nuk ka të drejtë. Kjo është absurde për më tepër pas 30 vjetësh dhe kur këto zëra vijnë nga partia e parë që kërkoi liri.
Jozefina Topalli edhe mund të dështojë në këtë aksion të saj politik, por ama ajo dhe politika shqiptare fitoi një gjë të madhe.
Fitoi atë që një politikan është i lirë dhe mund të garojë dhe konkurojë si e mendon ai. Askush nuk ka ta drejtë ta anatemojë dhe ta sulmojë për këtë arsye.
9-TË LARGUARIT QË NUK I BESOJNË
Astrit Patozi po krijon partinë e vet. Mylsim Murrizi po krijon partinë e vet. Edhe Jozefina Topalli po krijon partinë e vet. Të gjithë po krijojnë partinë e vet.
Epo kjo është rrëmujë e madhe që nuk ia ka fajin Lulzim Basha. Por nuk ia ka fajin as Jozefina Topalli.
Myslim Murrizi është shprehur se do ta ftonte zonjën Topalli në partinë e vet. Por realisht Jozefina Topallit ai kostum, por edhe i të tjerëve u rri ngushtë. Ata e besojnë dhe e vlerësojnë Jozefinën, por statura dhe ambicjet e saj janë më të mëdha se të tyret.
10-BERISHA I JEP TË DREJTË, POR…
Në intervistën për emisionin “Hard Talk” Berisha e tha qartë që largimi apo mospërfshirja e Jozefina Topallit në listat e zgjedhjeve të vitit 2017 ishte gabim i zotit Basha.
Edhe me statut ajo e ka të drejtën të jetë kandidate për deputete. Por Berisha duhet thënë që nuk e ka mbështetur hapur Topallin.
Ai e takon, e mirëpret por kurrë nuk ka thënë publikisht sepse ç’po ndodh me këtë zonjë edhe nëse ai mendon se ajo e ka gabim.
Atëherë çfarë ka ndodhur mes doktorit dhe Topallit? Askush nuk di ta japë saktësisht përgjigjen e kësaj pyetje.
Por çifti politik më i konsoliduar në të djathtën shqiptare, ai njëshi dhe ajo dyshi, tashmë ndodhen më larg se kurrë më parë.
Prej vitit 2013 Topalli beson se Sali Berisha ka bërë gabimin më të madh në jetë duke mbështetur Lulzim Bashën për të qenë kryetar i PD-së. Ajo ka harxhuar të gjitha bateritë e veta për të sulmuar pikërisht atë që Berisha i ka dhënë kaq shumë besim.
Rrjedhimisht, Berisha dhe Topalli ndodhen për herë të parë, ndoshta edhe të fundit, në një mosdakordësi publike. Një përplasje që askush nuk e kupton, askush nuk i jep sqarim dhe askush nuk e thotë qartë se kush ka të drejtë dhe kush jo.
Një situatë që do ta tregojë vetëm koha. Nëse PD do fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe Basha do bëhet kryeministër, Jozefina Topalli duhet t’i kërkojë të falur dhe vetë duhet të largohet përfundimisht nga politika.
Ama nëse PD humbet zgjedhjet e 25 prillit, duhet që Lulzim Basha të largohet nga politika dhe Jozefina Topalli duhet të përgatitet të drejtojë PD. Këtë herë pak rëndësi ka, me apo pa bekimin e Berishës.
Edhe Nexhmijes nuk i bëheshin kaq eloxhe. Haleluja! Ku ka përfunduar servilizmi. Popull me kujtesë peshku!
Ka perdorur 5 here fjalen “që” ne nje fjali. Duket qe ne krye niveli i artikullit
Shkrim brilant, analize brilante!
Me mire se kaq prishet.
Qaf-ok une jam dakord me ty per disa gjera qe shtron ti ne kete analize per Z.Jozefine,por ajo duhet te jape pergjigje per cfare eshte akuzua nje per nje e tjeter fjalori i saje ka qene nje fjalor rrugaces ne politik gja qe nuk i shkon nje femre. Kjo kupjo baben shpirteror me sjelljet e saj. Kjo nese ka sense duhet te thote te verteten per baben qe i kabesua se nertsje nuk i beson kush ,ndoshta dhe Une mendoje se veprimi i saje ashte veper e vicidolit,se ndryshe ne se ju e quani intilegjente do te ishte kunder ktij boratit qe zgjodhi baba i vet shpirterore qe drejtonte partine demokratike
Si ka mundesi zoti gazetar kete dhe Saliun ba i servir si vlera, kdta te dy shkaterruan Shqiperine mor gazetar i nderuar. Apo ke jetuar ne Mars ti e nuk di cbehej ne Toke….hajde hajde…
E thashe edhe ne nje koment tjeter…..Topalli eshte karta rezerva e Berishes,jo ne kuptimin qe thote Qafoku.Eshte loja qe po ben Berisha.Ne se Basha deshton,Topalli katapultohet ne PD ,jo per te shpetuar PD por per te mbrojtur Berishen dhe familjen e tij.
Kaq e thjeshte eshte .Sepse ne se ne krye te PD del nje figure jo e promovuar nga Berisha,nje liberal modern i qendres se djathte ,askush nuk e garanton Berishen dhe familjen e tij.Qafoku,si shumica dermuese e gazetare dhe analisteve ,akoma jetojne dhe mendojne me fryme e para 90..s ,,me biografite,, Akoma nuk kane kuptuar se shoqerite moderne europiane nxjerrin te djathte nga,, proletaret ,,dhe te,, majte,,nga borgjezet.Pra nuk eshte ceshrje prejardhjeje por botekuptimi,formimi,ndjeshmerie,rrethanash,rastesie,etj.
Me pak fjalë i bashkohem komentit të @Olimpias. Nga do që të vërtitet analiza, ajo rrotullohet vetëm rreth interesave të Berishës. Nëse nuk do të ketë një zë që ta drejtojë gishtin nga ai, PD nuk do reformohet deri sa ai të ketë frymë. Ilaçi i saj do të jetë vetëm antiberishizmi, ashtu siç shpëtoi PS antienverizmi. Pse janë kaq të drojtur aktorët brenda dhe jashtë saj (të përjashtuarit), ky është problem i psikoanalizës, por diçka me hamendësim mund ta themi. Berisha si “djall” që është, ndoshta ndër vite, u ka grumbulluar bashkëpunëtorëve të vjetër të tij, afera kompromentuese instrument ky i njohur, që i bën, jo vetëm në këtë rast, të gjithë të mos e kalojnë ‘vijën e kuqe’. Saliu si një komunist i devotshëm ka përvetësuar deri në perfeksion metodat enveriste për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë, deri në ato nivele që askujt nuk mund t’i shkonte mendja. E përmenda më parë ky është një variant, por me siguri që ka dhe faktorë të tjerë që vetë protagonistët i dinë më mirë. Në rastin e Jozefinës, ai zgjodhi Bashën, se atij ia kishte më shumë besën. Koha e vërtetoi. Nga 2013, është Basha ai që nuk ka lënë të pipëtijë ndonjë zë kundër trashëgimisë së Berishës, përkundrazi ka deklaruar me krenari, se “Ne i përkasim shkollës së Tij “. Kjo është ajo që ka dashur dhe Berisha kur i dha dejure çelsat e zyrës. Dhe Topalli vështirë se do t’ia garantonte, edhe pse ajo, gjatë gjithë karierës së saj, me shkollën e tij dhe në krah të tij ka bërë karierë. Megjithatë le të shohim si do zhvillohen ngjarjet. Politika, qoftë dhe kjo shqiptare, veç shumë përkufizimeve që i atribuohen, është dhe interesante. Ndaj deri në 25 prill 2021, do rrjedhë dhe ca ujë në përroin e saj.
Te lumte zoti Qafoku.Beni nje analize shume realiste.Jozefina meriton me shume kujdes dhe respekt se Basha.Eshte figure me e paster dhe e bedueshme.Mendoj se mund te bej me shume per kete vend
Po qe ia fut kot fare ti Olipmioa e ke menduar ndonjehere?
Po c’karte rzerve flet kur kjo po i benqarte karshillek dyshes Berisha-Basha.
Po mire nuk na the gje per arrogancen e paskrupull te kesaj monstre, as per dashnorin e te bijes qe bente palle me parate e shqiptareve ne France dhe te bijen e kesaj goje buce. Po per ato xhirot ne cadren nomade te Gadafit, po per betimet deri ne vdekje karshi sali kriminelit?ahhhh paske harruar shume bema ne tregimin tend.
Me keto qe ka bere zhelesfina dhe gjithe politikanet ne keto 30 vjet,duhet te zhduken edhe nga Shqiperia vete,se ky popull budalla nuk ka fuqi ti heqe.
Asnje nuk ka sy e faqe te kerkoj karrike per privilegje
Ja fute kot
Po’ te jete populli i marre ,po’ kjo nuk merr fryme pa’ leje te Sali B,Jo ma te krijoje parti
Por eri asht 10vjet para ketyne e kupto hilen
Nen hyqmin e Dr Mortjes, Jozefina vriste e priste si ti donte kari. Me krah te tij, i dha mbeshtetje totale per te gjitha krimet per vite me rradhe….
Nashti na u be prap e persekutuar !!??
Preferoj me mire Nard Ndoken se sa e Jozin
Mandravellooooo! Jozefina me kar?! Po qe kështu mirë e ke zgjedhur Nard Nokën se ai është i gjithi prej vërteti dhe ko kënaqesh ne të.?
Ti mund te tallesh, po Jozi kishte me shume kar se shume meshkuj te tjere aty…pavaresisht se e perdorte keq, dmth vetem me urdher nga Sala…
O ti Qafok , mos e lavdro shume se po e ben me fluturu me presh ne ……….. As mos ta lavdrojme per inat te P.D se as te mos e shajme kot , por ta pershkruajme siç eshte . Ajo nuk ka asñje dallim me Sali Berishen , ajo ne shpirt eshte e keqe . Ti the qe gjate kohes saj si kryeparlamentare nuk ka bere korrupsion , po ti kete nuk e din , hajde ne Shkoder e pyet , e kujt eshte njikjo ndertese shumekateshe tek radjo shkodra , e Jozefines do te thone po keto dyqzne , te jozefines , e te Ilir Metes do ti tregojne te gjitha .Harrova me te thene , po kjo shtepi me 20 dhoma a sa ka ne qender ne pjàce , e Jozefinex do te thojne etj . Tjeter po te kalosh nga lagjet katolike ( ķeshtu pothuajse jane te ndara ne Shkoder ) , lagjet katolike e lagjet muslìmane . Po ti shikosh lagjet katolike jane me te sistemuara , te asfaltuara , pra jane dhene fonde , ndersa po te shikosh lagjet muslimane jane si ne Afganistan apo Irak dhe kedo qe te pyetesh do te thone eshte interesu Jozi duke nderhyre te kryetaret e bashkive , qe te rregullonin ata qe u thoshte ajo . Po kete tjetren a e din ti Qafok qe ajo ben pjese ne grupin e nendheshem qe ndodhet ne Shkoder qe financohet nga Beogradi per ndarje ne katolik e musliman deri ne perçarje por nuk mund te arrijne kurre ne saje te punes mire qe eshte bere para viteve 90 te qe jane feju e martu ne shumice musliman e katolike . Kaq per sot po deshe ma te tregoj ma .
Nuk e kuptoj pse ne shqipetaret merremi me fjalorin e Jozefines !! A nuk do te thote kjo qe nuk ka vend per tu kap diku tjeter ?
Fjalori i Jozefines ne Parlament eshte ceshtje etike, etik e cila duhet te pershtatet me llojin e Parlamentit. Parlament ku deputetet qellojne edhe me revole. Pra, ne nje kope ujqerish, a nuk duhet uleritur si ujk ?
Nuk e demton Shqiperine fjalori jo etik i kryetares se Parlamentit.
Eshte me mire te bejme pyetjen per Jozefinen : A ka ajo energji te mjaftueshme per ti dhene politikes sone dicka te re ? E nese po, atehere ajo duhet te mirepritet me rrespekt. E nese jo, po me rrespekt duhet te evitohet pjesmarrja e saj.
Kjo eshte nje femer e pavlere,nje monster me nje fjalor banal dhe te padenje per nje person qe aspiron ne politike dheme teper meqe eshte femer,ky popull duhe te kuptoje se si soji i saj jane fatkeqesi neqoftese riciklohen ne sferat e larta te politikes.
Elozhe dhe lavde bajate dhe boshe për Zhellefinën, artikullshkruesi flet për të sikur nuk e njohim kush është.
Ajo që përfaqësonte Kuvendin shqiptar dhe që pëlliste në dialekt, “kapeni more prej zhellesh kët bakabant (vagabond) dhe qiteni jashtë”, kur këto fjalë në ato momente duhet t’ia drejtonte padronit të saj, Saleh kuçedrës, që shante me nënë e motër një deputet kundërshtar. Por ajo shante dhe i bërtiste viktimës dhe jo xhelatit.
Ja pra, kjo është Zhellefina zhellja, një femër harbute, arrogante dhe vulgare. Ajo që kur ishte kryetare Kuvendi mbante pas vetes deri në 6 truproja me taksat tona, në kundërshtim me çdo ligj shtetëror, si mbaka 6 truproja një kryetare Kuvendi? As presidenti apo kryeministri nuk i mban aq.
Pa folur për abuzimet abuzimet e dhëndrit të saj që e e bëri ambasador me nepotizëm dhe pa asnjë kriter meritokracie.
Nuk po i hyj fare pronave të panumërta që zotëron në Shkodër, më keq se një çifligar tokash dhe që nuk i përligj fare, edhe sikur të mbledhë krejt ekonomistët e botës.
PD-ja ka nevojë të reformohet 100%, biles deri tek pastruesit, nuk mund të rikthesh në skenë xhaketat e përdorura te Saleh kasapit, përndryshe Ramën do ta kemi peshqesh deri kur të bëhet Zahoja për t’u martuar.
Shume Dakord, Lavdi Jozefina Topalllt dhe gjithe pasuesve te saj. Pyetja eshte, A KA TAKAT KJO ZONJA TE FITOJE ZGJEDHJET E TE RREZOJE EDVIN RAMEN?
Qafok shkrimi yt ka shum pasaktesi dhe te paverteta ne lidhje me “kontributet e Topalliy. Natyrisht nga ty nuk mund te presim me shume.
Kur flitet per nje zonje natyrisht duhet te jemi te kujdeseshem dhe ne asnje menyre nuk duhet ta lendojme.
Tı po e trajton si politikane. Ketu perseri me kujdes por disa gjera duhen thene. Psh vleresimiyt si e para zonje e hekırt nuk ı takon. E hekurt do te thote ta nderosh postin qe te jepet. Sa ishte kryetare Kuvendi ka drejtuar ne menyre skandaloze. E hekurta nuk tundohet pas qejfeve, shetitjeve te turpshme, me shuma marramendese e me nji batalion gardiste gjera te turpshme. E hekurt nuk eshte kur con vajzen studente jashte dhe ate copen e katunarit me detyren e “dhiplomatit” duke marre shtepi, autoveture e perfitime te tjera si diplomat. Nje zonje e hekurt nuk e con vedin deri ketu.
Nje zonje te hekurt nuk i takon ai fjalori rrugesh, si ekstremizem kriminal e nga ana tjeter nje perulesı e peshtire ndaj shefit te saj.
Nje grua e hekurt nuk vjedh, nuk shperdoron parate publike.
Nje grua e hekurt nuk i lejohej te neperkembete shtreses e ish te perndjekurve politike, ish te shpronesuafve nga komunizmi.
Nje zonje nuk asht e hekurt kur nuk ka reputacion ne qytetin e saj te lindjes, etj, etj.
Z Qafoku si nuk abuzoj me pushtetin,mos u tall me lexuesit e Temes,mjaft te kujtoj qe e mbushi kuvendin me Shkodrane,duke hequr te tjeret ne fillim,a thua Shqiperia ishte Shkodra,po kur ulerinte ne kuvend duke thene kape prej zhelesh,apo dhe keto jane harruar.
Suksese Topallit ne rrugen e re qe ka nisur.
Nuk besoj se rruga qe ka nisur Topalli shkon pertej ures se Bahçallekut.
Ke harruar stervitjen qe ka bere me MP5 ne Zall-Herr pas vrasjeve te 21 janarit…… dhe mezi po e gjej se e paskan hequr te gjitha faqet..
http://www.arkivalajmeve.com/Reparti-i-Zallherit-ministra-me-MP5.1046996643/
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me porosi te Ministrit te Mbrojtjes Arben Imami i eshte drejtuar repartit te trupave komando ne Zall-Herr bashke me trupen e shoqerimit te saj. Jozefina eshte futur me makinen e saj ne komande rreth ores 1530. Sipas porosise se ministrit komandanti i repartit kishte lene porosi tek oficeret e gatshem qe ishin ne komande qe Jozefina te lejohej te bente qitje ne poligon pa u shqetesuar nga asgje. Armet dhe municioni i perdorur ishin marre me vete nga Garda e Republikes.
Jozefina Topalli ka bere qitje ne poligon pikerisht me automatik MP5. Nga ushtaret e sherbimit eshte degjuar te thote E kam fiksim me gjujt nje here me kete lloj arme
Deklarata mund te ngjaje prej femre hokatare por ajo merr nota tragjike nese kihet parasysh qe kjo ngjarje ne poligon ka ndodhur ne date13 shkurt 2011 pra disa dite pas masakres se 21 janarit ne Bulevard dhe pas daljes se rezultateve te para te hetimit ku u mor vesh nga publiku qe mbi protestuesit e 21 janarit ishte qelluar pikerisht me automatic MP5 arme e cila ka kryer edhe vrasjet nje prej te cilave tashme e provuar. Per rreth tre ore ka bere qitje Topalli me kete lloj arme edhe me pistolete te truprojave.
Por ajo nuk eshte e vetmja. Te njejtin fiksim kane ne pergjithesi ministrat e kesaj qeverie. Ky shkrim shoqerohet me nje foto te ministrit Olldashi nxjere ne kete poligon duke bere qitje me MP5. Qe tu kursejme kohen e genjeshtrave kunder deshmive qe po botojme sot po u kujtojme qe targa ne sfond eshte TR 0132 Z Benz ne perdorim nga ministri Olldashi. Kjo eshte vetem nje nga fotot…
Olldashi duket se i ka pasion armet. Banore te rrethinave te Gramshit kane telefonuar dy muaj me pare ne Shekulli per te na dhene nje deshmi lidhur me nje incident ne nje local. Truproja e Olldashit ka hapur zjarr per qejf me armen e shtetit pas nje dreke gazmore ku ministri ishte i pranishem bashke me te tjere duke terrorizuar banoret perreth lokalit. Thjesht sepse ministri kishte ardhur ne qejf nga pija…
O qafore qafok a cfare je ti..ti qenke dick me qafore..,po e perjashtuan a u largua vete se nuk u be kryetare e Pd???A humbi fatalisht zgjedhjet me 2013 bashke me berishe e patoz???Pse nuk e shan a kritikon asnjehere ajo regjimin e rames te dashurit te saj sic tha erjon brace hapur ne parlament? Ne nuk kemi nevoje per te kthyer kohe e Enver nexhmije apo rama Jozefina ok?Veriu,Pd do qendroje me vete e me kryetar burre te pakten…nexhmijet e veriut per jugun kane mbaruar…e pame cberi dhendri Enver mbi veriun qe i vrau varferoi e talli ku nga veriu me hy ne tirane na kontrollonin pasaporten…Me parate qe ka vjedhur e ato te mikut te saj rama po blen kohe televizive tek tchannel e vizion kanalet e vllahut blush e rama me shoke..,,Le ta haje me parti Turpin…Shqiperine rama topalli nuk e kthejne dot ne biznes familjar e privat…Demokracia e vertete dhe e verteta do triumfojne dhe ne kete katund te shpifur dhe per meriten tende o qafore qe ke mbaruar shkollen per kapter!!!!
O Qafok, po si ka mundesi qe te gjithe ju gazetaret e majte tani e paskeni kuptuar qe paska qene e mier Jozi dhe meritoka me shume. Me pare nuk mund ta kuptinit juve? Yt plhehra qe per interes te ngushte te padronit tuaj Rame i lepini bythen dhe Jozit.
Qafok , po te pyes : Ti ja paske mbajtur Bishtukun Jozit ? Sa mire !
O trap shurran servil e i paafte se per kapter ke bere shkolle jo gazetari sa leke te kane paguar o dick mercenar per keto palacolleqe…mjerimi i medias je..neser do i vjellesh keto qe llap sot
O ti QAFOK …mire je nga trute apo ban vete…po te ishte kjo ZHELJA grua me seder dhe karakter kishte ike nji ore e me pare kur e drejtonte KRIMINELI…ky shkrimi jot per eshte per ne banjo LALI…nuk I harron populli kollaj BEMAT E PE -deisteve..ik bej cicin dhe kthjellohu…
Cfare flet ore kokerr gomari!!!
Kur jozefina shkonte jashte, vinte pjese te delegacionit vajzen etc dhe pala pritese vihej ne veshtiresi se sa e cilet do te ishin pjese e dlegacionit shqiptar!!!!
Po ato pronat e ushtrise nga veriu qe i ka marre, apo nuk quhen?
Po dhendrin, nje palo ,,, qe na e beri diplomat???
TI JE NJE COPE DEBIL I SHKOLLES USHTARAKE QE KE NEVERI TE TE DEGJOSH !!!
Mjere tv qe te ka e Tema qe te boton!!!
??ZHELEZINA JO !!
Te lumte zoti Qafoku.Beni nje analize shume realiste.Jozefina meriton me shume kujdes dhe respekt se Basha.Eshte figure me e paster dhe e bedueshme.Mendoj se mund te bej me shume per kete vend
Nuk ka asgje te re dhe aq me teper per t’u habitur ne qendrimet e PD ndaj zonjes Topalli. Luften kunder te djathtes tradicionale PD e ka filluar qysh ne hapat e saj te pare. Ajo i pranoi kundershtaret e regjimit komunist ne radhet e saj, vetem sa per t’u paraqitur si kundershtare e PPSH, nje parti qe e kish humbur tashme te drejten morale per te qeverisur vendin pas atij shkaterrimin total qe i beri jetes shoqerore te vendit. Por qe ne krye te PD te ishin perseri komunistet tashme te konvertuar ne demokrate, asaj i duhej pa tjeter te pranonte PERKOHESISHT individd nga klasa e shtypur ne komunizem, thjesht dhe vetem per te fituar te drejten morale per te vazhduar sundimin, duke e paraqitur pjesmarrjen e disave ne pushtet sa per ti hedhur hi syve nderkombetarve dhe po ashtu popullit. Topalli ishte e fundit ne radhen e te debuarve nga PD e perfaqesuesve real te se djathtes. Berishes, “i vjen keq” per zonjen Topalli, por ajo, sipas tij, duhet ta kuptoje, qe misioni i saj ka marre fund ne PD. PD, ashtu si PS dhe LSI jane te te njejtit krahe, por te ndare mekanikisht ne dy pjese, vetem per te ruajtur perjetsisht sundimin e bijve te nomenklatures komuniste ne Shqiperi. Them sundimin, pasi ata nuk dine te qeverisin,por thjesht te sundojne. Dhe ky eshte shkaku pse ne nuk hedhim qofte edhe nje hap drejt demokracise dhe perparimit shoqeror.
ju mendoni se partite jane si molla te helmume mendojme qe populli mendon si majtas dhe djadhtas jeni tjy mledh kokrrat e nuses te shperndar si mund ta qujni fushat per nje parti apo mbledhes varja kot si zgjedhes se paleve kryesit te vendosur ne rregulla te shperndara mendojme qe cdo zone perfaqeson nje identitet te qyteteve .