Nga Carlo Bollino
Pjesa më e madhe e mediave dhe gazetarëve të rreshtuar në mbështetje të ish-qeveritarëve, për të bërë të besojnë se pozicioni i tyre është “parimor” dhe jo partiak, thonë se një gazetar i lirë duhet të jetë automatikisht kundër pushtetit. Por skandali i qindra nënshtetësive të dhëna nga Presidenti i Republikës Ilir Meta duke abuzuar me ligjin që lejon dhënien e pasaportës për “merita kombëtare”, i nxorri zbuluar shumë prej tyre. Papritur, edhe pse ndodheshin përballë një pushteti tjetër, atij të Kreut të shtetit i kapur duke shkelur ligjin, gazetarët opozitarë heshtën.
Mjafton një verifikim në Google për të kuptuar se skandali i nënshtetësive është fshehur nga të paktën 90 përqind e mediave shqiptare, dhe nëse ndonjë prej tyre ka shkruar e ka bërë vetëm për t’i dhënë zë mbrojtje Presidentit. Kjo rrethanë, lehtësisht e dokumentueshme, vë në dritë jo vetëm natyrën partiake dhe selektive të pjesës më të madhe të mediave të ashtuquajtura opozitare, por tregon mbi të gjitha se si do të ishte bota e informacionit nëse ish-qeveritarët që këto media mbështesin, do të ktheheshin në pushtet. Kush ka jetuar në Shqipëri në këto 25 vitet e fundit si unë, nuk do ta ketë vështirë të kujtojë se si Partia Demokratike sillej me gazetarët dhe servilizmin që gati gjithe mediat ia dedikonin.
Një servilizëm që jo vetëm fshihte qindra skandale, por që heshti edhe përballë masakrës së 21 janarit, kur të gjithë televizionet fshehën skenën që tregonin gardën që vriste 4 protestuesit, për t’i dhënë hapsirë versionit të regjimit sipas te cilit kishin vrarë njëri-tjetrin me çadra pistoletë. Vetëm News24 (në atë kohë) theu murin e mbylljes së gojës. Edhe ndonjë gazetar “investigativ” që më pas përvetësoi në mënyrë të pamerituar kurajon e atij denoncimi, kishte në të vërtetë “harruar” në xhep pamjet dokumentuese (për t’i përdorur më pas për ndonjë shkëmbim?), duke e preferuar të kalonte kohën nëpër lokale duke pirë, në vend që të kthehej urgjentisht në redaksi për t’i transmetuar si do të duhej të kishte bërë. Nëse sot e përgjithshmja është kush ta sulmojë qeverinë i pari, në atë kohë kur Berisha dhe Basha ishin në pushtet, ishte gara se kush sulmon i fundit.
Sot opozita gëzon një mbështetje të mediave krahasueshme me mbështetjen që gëzonte Berisha kur ishte në pushtet. Nëse përjashtohen 3 apo 4 analistë, dy televizione dhe ndonjë portal që ka ende kurajon të kritikojë ish-qeveritarët, jo vetëm për aksionin e tyre politik të paaftë të sotëm, por mbi të gjitha, për fajet e të kaluarës së tyre të mbetura të pandëshkuara, pjesa dermuese e mediave të tjera janë te perfshire në fushata të vazhdueshme mediatike kundër qeverisë. Kjo, nga këndvështrimi i demokracisë është një fakt pozitiv dhe do të ishte mirë që edhe Komisioni Europian ta merrte në konsideratë në ”progres raportin për anëtarsimin’ në vend që të tregojë një liri shtypi në rrezik, që për fat (me mbi 1000 portale, dhjetëra mijëra heaters neper media sociale, 50 televizione mes të cilave 7 informative, 30 gazetat të përditshme dhe asnjë rregull) është një kërcënim që nuk ekziston.
Por heshtja masive mediatike përballë skandalit të nënshtetësive të Ilir Metës, tregon anën tjetër të medaljes: nëse mediat që denoncojnë skandalet e Ramës, heshtin përballë skandaleve të Metës, bie teorema e shtypit të lirë që lufton korrupsionin dhe misioni intelektual për të goditur kë është në pushtet. Konformizmi i përgjhitshëm i mediave në mbrojtje të gënjeshtrave të Berishës, është identik me heshtjen sot përballë skandalit të Ilir Metës. Cfarë ndodh atëherë? Shpjegimi i fenomenit është i thjeshtë: Frika!
Edi Rama, ndryshe nga fama e tij, nuk frikëson askënd dhe për këtë arsye ka gati kundër gjithë portalet. Gazetarët kur janë ende studente stërviten në fakultetin e Artan Fugës dhe Mark Markut se si të vënë përpara me fyerje kryeministrin dhe nuk ka debate televizive ku të mos jenë të paktën 2 të tretat e të ftuarve që fyejnë personalisht Edi Ramën me epitete dhe gënjeshtra të çdo lloji dhe duke i drejtuar gishtin. Skandali shpërthen vetëm atëherë kur ai guxon të vetëmbrohet. Cili dikator i vërtetë do ta lejonte? Sigurisht nuk e kanë lejuar kurrë dhe nuk e lejojnë edhe sot e kësaj dite as Lulzim Basha, as Sali Berisha.
Edi Rama ka mbajtur në marrëdhenie me shtypin një sjellje sfiduese, ndonjëherë përbuzëse e deri diku irrituese, por asnjëherë shpifese dhe kërcënuese, e mbi të gjitha asnjëherë personale. Nderkohw të kritikosh Sali Berishën, Lulzim Bashën ose çdo eksponent tjetër të Partisë Demokratike ekspozon gazetarët përballë një linçimi publik të përbërë nga epitete dhe shpifje deri edhe familjeve, kërcënime hakmarrjesh të ardhshme, veprime stolkerash e përndjekësish në mediat sociale, dhe fushata shpifjesh deleguar shpesh gazetareve te tjerë nëpërmjet aksionesh të mirëfillta bulizmi. Sa gazetarë, analistë të konsumuar apo profesionistë të rinj, janë të gatshëm të përballojnë gjithë këtë? Sa nga familjet e tyre (prindër, bashkëshortë, fëmijë apo motra e vëllezër) janë të gatshëm të ndajnë këtë rrezik? Pak, shumë pak, tashmë gati asnjë.
Në botën shumë të gjërë të “gazetarëve opozitarë” ka me siguri ndonjë që beson sinqerisht në atë që thotë, të tjerë që flasin me urrejtje personale, por shumica e kolegëve tanë e gjen më me vend t’i përshtatet “modës” së shpifjes, duke iu ofruar në mënyrë të pamenduar një maskë edhe atyre që e bëjnë për interesa personale dhe financiare. Ne fakt bulizmi mes gazetarëve po shndërrohet tashmë dhe si profesion, me gazetarë të paguar për të sulmuar gazetarë të tjerë (sjellje që në botën perëndimore dënohet nga kodi deontologjik i profesionit), ndërsa sulmet e këtyre orëve nga ana e Partisë Demokratike kundër Jozefina Topallit konfirmojnë se bulizmi politik nuk praktikohet vetëm ndaj mediave, por ndajt cilido zë kritik.
Ilir Meta, me të mbyllur ndërmarrjen e tij “Qetësi dhe Dashuri sh.p.k.”, ka vendosur të sipërmarrë të njëjtën strategji agresiviteti si formë vetëmbrojtje. Linçimi i pak gazetarëve që e kritikojnë dhe shpërblimi i atyre që heshtin, shërben të frikësojë kritikët dhe t’u mbajë gojën mbyllur të gjithë të tjerëve. Heshtja e përgjithshme mbi skandalin e nënshtetësisë tregon se bulizmi ndaj gazetarëve prodhon censurën e nevojshme. Por loja tashmë është kaq e vjetër dhe e zbuluar saqë njerëzit e kanë kuptuar dhe kjo shpjegon se përse vazhdon të rritet neveria dhe mosbesimi i opinionit publik ndaj gazetarëve, ndërsa pëlqimi ndaj kryeministrit nuk bie në sondazhe, siç fushatat e pandërprera kundër tij duan të bëjnë të mendojmë.
Në këtë mënyrë bullizmi kundër gazetarëve shërben vetëm për të vrarë besueshmërinë ndaj kategorisë sonë, e paaftë të distancohet nga metoda e shpifjes, dhe të shpëtojë qeverinë në pushtet, pra totalisht të kundërtën e asaj që bullistët shpresojnë të arrijnë.(Shqiptarja.com)
Sakte Bolino, qarte dhe ftohte. Nuk ka nevoje te na tregoje emra; mjaftojne studentet e idiotit A.Fuga dhe M.Markut; por duhet te permendte me emer – kryetarin kot te Unionit te Gazetarve – A.Cipa.
Bravo Bolino dhe komenti gjithashtu!
Ndërsa po lexoja këtë shkrim tepër profesional, në Tv shqiptare më shfaqet Marin Mema e Koloreto Cukali që po protestonin.
Përse? Thashë mos po i dilnin në krah gazetarëve që po denoncojnë veprimet kërcënuese të presidentit ndaj tyre, por jo.
Ishin në mbrojtje të protalit : jeta është qejf. Qënka mbyllur para ca kohësh dhe sot gjetën të protestonin.
Janë zhvlerësuar para syve të shumë lexuesve…gazetarë që njësoj si në fusha të tjera është bërë njësh me politikën që u jep para.
Politika e Berishës filloi duke hequr nga puna të gjithë të arsimuarit duke i degdisur nëpër botë, pastaj me kurse 6 mujore përgatiti organin e drejtësisë që i dha drejtësi vetëm hajdutëve, pastaj shkatërroi ekonominë dhe vodhi gjithë paratë që jepte Europa, shiti gjithë arsenalin e armëve dhe i futi në xhep paratë duke fshehur vjedhjen me hapjen e depove të armëve, i bleu gjithë mediat dhe i dha frymë korrupsionit në cdo fushë. Kur flasin për diktaturë tani që vetëm ERTV flet për qeverinë, të tjerët janë kundër qeverisë, c’emër ti vë unë kohës së Berishës me një TV, vetëm RTSH-ja që dilte 5 orë në satelit, 4.5 orë Berisha dhe 0.5 orë këngë kozovare.
Kthejeni filmin 30 vjet më parë e do vërtetoni këtë që them unë. Përgëzime për artikullin.
Të lumtë !
Bravo!!!!!
Respekt per c’ka shkruan dhe median tende. Shkrim analize teper e sakte. Fatkeqsi qe nuk po dalim dot nga spiralja qe e futi vendin tash 30 vjet anakroniku SB dhe. Do te duhet perseri kohe e gjate qe te ndryshoje situata me gazetarine,persa kohe qe gjallojne dhe frymezojne mostra politike ne kete vend.
Kam pershtypjen qe Bollino me vetedije, i thote pak te zbukuruara gjerat.Nuk eshte thjeshte Frika, si shpjegim I fenomenit, jo! Me gazetaret tane, edhe pse presupozohet qe jane profesioniste, do te duhej nje gjuhe me direkte, e “drunjte”. Ndoshta per etike profesionale, a per edukate personale, Bollino nuk thote qe gazetaret tane(me pak perjashtime) ne shumice jane te paskrupullt, te padinjitet e parasegjithash te pa formuar Profesionalisht.Per te mos thene me teper, KY eshte niveli i shoqerise shqiptare aktualisht. Gazetaret nuk bejne perjashtim. Po rindertohen shume shkolla, shume mire. Por edukimi si prioritet, duhet te fillohet qe ne cerdhet e kopshtet,ne menyre qe shqiptaret e rinj te behen me te mire se ne. Ajo qe jemi ne sot, eshte ajo cka u kultivua ne vitet 80-90.
Komplimenta.
Je shume i sakte si nje ore zviceriane.
Pende e ndershme dhe fjale te verteta..
TE LUMTE
Bolino shkruan bukur.
Por je i ber pis me leket e taksapaguesve shqiptar qe te jep Rama. Ke marr ne pronesi apo koncesion token prone e shqiptareve me cmim qesharak. Dhe keshtu behesh i pabesueshem. I sherben pushtetit dhe pushtit Ram.
Ne gjithe vendet e botes, edhe ne vendin tend, goditet pushteti se ai ka arken dhe mundesin qe vjedh, kurse ti je i vecant se bashku me Meron, godisni opoziten edhe pas 7 vite pushtet, sikur qeveria e ka rregulluar ekonomin per se mbari.
Jeni ne vete, po ikin shqiptaret dita dites dhe kjo per faj te padronit tend o Bolino, se ka vrar shpreasen. Shkruaj dhe per kete apo te nderpritet uji te burimi.
Shume ceket dhe pa perdorur fare Llogjiken e shendoshe ose Llogjikn e thjeshte , Zoti Jugu i Shqiperise…..
Perse ?
Z.Bolino e ka treguar jo me larg se para 3-4 Ditesh, Historine e “berjes pis” me Leket e Taksapaguesve (sigurisht ajo pjese qe i paguan, se po te pyesesh te gjithe thone “nga Taksat tona” sepse e kane shume te qarte se askush nuk do te kontrollonte te verteten, qe paguan apo jo Taksa pikerisht ai qe e thote)……sa per kuriozitet une paguaj 1/3 e Rroges sime per Taksa, kurse ime Shoqe 1/2 e Rroges ( nuk jane vetem Taksa por edhe siguracioni i shendetit, papunesise, invaliditetit etj, etj)…………..dua te them qe keto Shifra as qe mund te perceptohen ne Shqiperi……..
-Ekonomia shqipetare eshte rritur me 4,1 % ne 2019….fale Turizmit e Bujqesise (exportet) …..
-Gjeja me e mire eshte qe cdo shqipetar te pakten njehere ne Jeten e tij te kete provuar punen ne Perendim. E para per Financat e tij dhe e dyta me e rendesishmja per te vleresuar vete intesitetin e Punes sidhe experiencen e Llogjiken e se punuarit ne Perendim. Do ja sygjeroja cdo shqipetari ta bente…….asgje e keqe nuk i vjen Shqiperise neqoftese nje >Pjese e Djemve e Vajzave te saj mesojne e Punojne ne Perendim…….ndoshta eshte edhe per Punedhenesit shqipetare nje Apel per ngritjen e Rrogave te te Punesuarve, te cilet kane mundesine ne qoftese kane nje Profesion te zgjedhin Europen si alternative…….Shqiperia aty eshte….une i sherbej ekonomise se Vendit tim duke ardhur te pakten 2 Here ne Vit ne Shqiperi(tani ne Pandemi sigurisht e pamundur). Duke derguar here pas here EURO (sa kam mundesi) dhe mendoj se eshte shume mire qe ne kete Forme i ndihmoj Vendit tim…….Pensionin me 90% mendoj se do te vij ne Shqiperi….atehere ku qendron problemi me Fjaline tashme BAJATE- ” PO IKIN SHQIPETARET”……….shqipetaret per 40-Vjet ne Historine e tyre nuk e paten kete mundesi…….dhe tani ca Palo mendjelehte na tregojne se shqipetaret duhet te rrine ne Shqiperi se po mos nuk qendruan do na shkaterrohet Shqiperia e Rinia na hiku Rrugeve te Botes …………Parafytyroni qe ne 1990-asnje shqipetar te mos kishte dale per ne ITALI, Greqi ( per mendimin tim Gabimi me i madh qe bene ata qe u larguan ne drejtim te Fqinjit Jugor, pra ne Greqi / Teme tjeter), Gjermani, Franc, Belgjike, Angli e me rradhe……..Shqiperia do te kishte KAPITULLUAR….e kupton o JUGU i SHQIPERISE…..do te kishte KAPITULLUAR……….Kaq per Sot se u lodha me ju qe llogjiken e thjeshte nuk e di ku e perdorni, por kur shkruani jeni tendecioze deri ne marri……TUNG e diten e mire….
Ilyria
Mos u lodh duke iu përgjigjur këtij “jugut” se edhe ai vetë nuk i beson ato që shkruan, ia bën muuu që është salist apo pd-ist, pra nuk është fare nga jugu dhe paguhet për k..lliqet që shkruan.
Po pse Bolino nuk eshte taksapagues? Ca beni keshtu se late name. Jeni mesuar me hipokritet dhe njerezit e pandershem. Bolino merr bunkere e i ben muze keta te Pd ulerasin. Bizensmene te Pd marrin bunkere e bejne biznes djathi kerpudhash hashashi dhe te gjitheve u duket normale. Bolino merr nje kapanon per te bere redaksi e keta bertasin. Ndroqi i droges e Frangaj marrin gjithe kinostudion bashke me filma e pasuri e keta heshtin. Dhenderri merr Stadiumin partizani, frangaj stasiumin Qemal Stafa e nuk i prek njeri, Bolinoja mori nje hale qe i ziu po ua thote 1000 here qe ka respektuar dhe ju vazhdoni. E paskeni inatin keq me Bolinon atehere qe jua thote ne sy. Mjaft se sa me shume i suleni gazetarit italian aq me shume pike humbeni.
Analize e perkryer per lirine dhe pavaresine e mediave ne vend. Eshte per te vene duart ne koke , ka liri te pakufishme edhe per te shpifur dhe zero pavaresi…dhe habitesisht pozita dhe opozita jane ne pozicionet e tyre te kunderta ne raport me varesine e shtypit.Opozita dhe presidenti friksojne dhe kercenojne gazetaret !!…Vetem ne Shqiperi mund te ndodhe,fatkeqesisht!
Ppi or po , i piste eshte meta por jo sa Rama. Po i pasur e i korruptuar por i varfer kur krahazohet me Ramen . E mbi te gjitha ti , molusk pa forme i Pulies ae bashke me te ngjashmit e tu solle mafien e ndertimitvte jugut te Italise pikerisht kur Hajduti qe kemi mbi krye u be kryetar bashie. Ti qe merr toke falas e koncesion kur qindra mijra jane ne prag urije ne vendim tim . Ti qelbesire qe fjalen e lire e ke kethyer ne mall per t’u shperblyer. Edhe fizikisht je po aq i neverritshem sa ne koshience.
Ilir Meta èshtè HAJDUT , NARCO-TRAFIKANT KOKAINE dhe KRRIMINEL , qè ka VRARÈ SHQIPTARÈ dhe i ka hedhur nè Malin me GROPA , ku NUK ju hjenden edhe ESHTRAT SOT e kèsaj dite !!! Ky DITÈZI dhe SURRAT ZI HAJDUT nga Çepani èshtè NJÈ FSHATAR ZEMÈR ZI dhe NJÈ FUNDÈRRINÈ , qè pèr LEK dhe EURO QYL , èshtè gati tè bèj gjithçka !!! Por tè gjitha ZULLUMET qè ka bèrè , do ti PAGUAJ me KOKÈN e tij dhe KOKÈN e FAMILJARÈVE tè tij , shumè shumè SHPEJT . Like FEKALJA qè e SHNDÈRROI Presidencèn , si PAZARIN e RROSKOVECIT , duke ju dhènè NÈNSHTETÈSI çdo LLOJ TRAFIKANTI , VRASÈSI , TRADHTARI , HAJDUTI etj etj etj etj !! Like KOKÈBRESHKA qè fliste gjoja pèr SHPOPULLIMIN e SHQIPÈRISÈ nga SHQIPTARÈT , por qè Likja HAJDUT dhe KILLER , po e POPULLON SHQIPÈRINÈ me lloj lloj FUNDÈRRINASH dhe KRRIMINELÈSH nga INDIA , BANGLADESHI , AFGANISTANI , KURDISTANI , KIRGISTANI , GANA , SIERRA LEONE , ZIMBABWE , duke ju dhènè NÈNSHTETÉSI brenda 8 ORÈVE , sikur tè ishte TRADHTAR i UDBsè SERBE , dhe JO SHQIPTAR !! ? !! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofsh pèrjetè Like DITÈZIU , bashke me FAMILJEN tuaj tè SHTHURUR , dhe KURRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRÈ MOS e GÈZOFSH GJÈNÈ e VJEDHUR !! Edhe Edvin Rama MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFTÈ pèrjetè qè na e bèri PESHQESH pèr 5 VJET nè PRESIDENCÈ KRYHAJDUTIN dhe KILLERIN Gjakftohtè nga Çepani i Skraparit !! RESPEKTE RESPEKTE pèr CARLO BOLLINON ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖???