Vrasja e të pafeve, krimi presidencial dhe tentativa për t'i prerë kokën "Doçit të Doçëve"

29 Tetor 2020, 16:40Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Mu bë sikur sapo e pashë tek zbriste nga shkallët e zyrave të Presidentit, dhe hyri mes nesh duke kërkuar ‘djallin’. Hodhi anash palën e flamurit që kishte shpalosur presidenti në një tentativë për të sulmuar heretikët, u nxeh dhe thërriti se ‘do të vras’ atë që ‘fyen fenë time’. Mund ta drejtojë gishtin te ti, te unë, te kushdo… të gjithë merremi me zotat- herë për mirë e herë për keq… E njoh si piktor karikaturash, si rektor të Institutit të Arteve, si pjesë të politikës sa herë politika kërkon përforcime në Dibër a në Tiranë. Ka qenë edhe në procesionet e diktuarës ku ‘zoti njeri’ kishte tentuar t’i priste kokën’. Dje, zoti Kapexhiu bëri aktin e procesorit kundër jetës së të tjerëve, kundër ‘heretikëve’.

Pa zbardhur akoma dita, pas asaj mbrëmjeje trishtuese kur vetë Michael Servetus nisi të vërtitet në varrin ku e kishin hedhur që në vitin 1553, një lajm për vrasje ‘heretikësh u përhap drithërueshëm në gjithë botën: Në kishën Notre- Dame të Nicës në Francë, dikush që zbriti po nga disa shkallë triumfale brenda katedrales, nxori thikën dhe vrau tre vetë, mes tyre edhe rojtarin e kishës. Gruas së vetme që i pa syri, i preu qafën, e kapi për flokësh dhe ia hodhi kokën e përgjakur mbi trupa të të vdekurve. Para dy javësh mësuesit francez Samuel Paty, i njëjti tip duke thërritur të njëjtën parullë ‘Allahu Akbar’, i preu kokën dhe ua hodhi qenve. Profesori i vrarë jepte lëndën e histori-gjeografisë në liceun e “Bois d’Aulne” në Conflans-Saint-Honorine.

Po cili ishte ai, i pari që i prenë kokën, Michael Servetus? Jo, nuk iu tha shpirti për dënim kaq të lehtë sa t’i prisnin kokën…, John Calvin e dogji në turrën e druve. Edhe ai kishte bërë të njëjtin mëkat, por jo kundër myslimanëve. Mëkati ishte kundër Trinisë së Shenjtë, dhe ata e dogjën. A nuk është njësoj? Që atëherë, heretiku digjet ‘me pëlqimin e zotit’, dhe zoti që atëherë ka marrë forma e pamje dhe emra të shumtë: Herë Krisht, herë Muhamet, herë Enver, herë Hitler, herë Leviathan, herë president, herë Allah Ekbar… Në turmën para presidencës sonë ka mundësi që një ditë të ketë më shumë viktima, sepse në këtë vend ku jetojmë ne, të pafetë (ateistët) janë në shumicë.

Pardje kanë qenë duke i prerë kokën një djali të ri, gazetar. Mbiemri i tij është Doçi, dhe prandaj presidenti i vendit e quajti ‘DoçDoçi, ose dyfish Doç’, gjë që është sinjal i koduar. Gazetari ka zbuluar një krim presidencial, ose edhe pse aq i ri e në një vend të vogël si vendi ynë, ka zbuluar një Ëatergate amerikan që dërgoi presidentin nga Shtëpia e Bardhë- në një shtëpi të zakonshme. Presidenti këtu nuk është si amerikan, është si Leviatian; ky e kërcënoi gazetarin nga rrënja e tij familjare. Në malet e vendit tonë, nga vijnë si gazetari edhe presidenti, ‘heretikët’ dënohen fillimisht me djegien e shtëpisë dhe fshirjen e mbiemrit, me prerjen e pemëve dhe dëbimin…Këtë kod përcolli presidenti.

Të gjitha ndodhën në dy ditë, ngjeshur me ne…

Dje në Tiranë u mbajt edhe Forumi rajonal kushtuar Antisemitizmit. Vetë Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, zbarkoi në Tiranë pikërisht për shkak të këtij Forumi. Rreziku i shfarosjes së hebrenjve ( ose heretikëve) tani është më i lartë se në vitet e Luftës së Dytë, kur në Shqipëri u strehuan më shumë se 2500 hebrenj, mes të cilëve edhe Albert Enshtein. Rreziku më i madh vjen nga dy anë: E para se këtu kanë rënë kodet ( kodi i mikëpritjes dhe i modelit të burrit të odave). Hebrenjtë mund të vriten ose kërcënohen nga vetë njerëz të shtetit me qëllim që t’i bëjnë karshillëk Amerikës. Në shtet po identifikohen disa ‘burra’ si anti- Amerikanë; gjë që dëshmon se janë edhe antiSemitistë.

A nuk kemi mes nesh plot njerëz që mendojnë se lufta- më në fund- është e justifikushme?! A nuk i fryjnë përditë instinktit për konflikt, a nuk i mbajnë gati grupet paramilitare (o këtu o në Kosovë) për terror politik rreth parlamentit apo diku tjetër, a nuk flitet përditë për eliminime fizike brenda politikës që nga periudha pas Luftës së Dytë e deri më sot? Atëherë ja ku është edhe frymëzimi i hapët për të ‘vrarë secilin që fye fenë time’. Herezia nuk është ndonjë gjë e largët prej nesh: Mjafton që tjetri të të quajë ‘heretik’, dhe pas kësaj të të vrasë. Njësoj si sëmundja e lebrozës. Këta i mbeten besnik idesë së persekucionit në mesjetë, ku çdo heretik vritet e duhet vrarë me pëlqimin e Frymës së Shenjtë.

Nuk tha gjë më shumë as piktori i karikaturave as vrasësi me thikë në katedralen e Nicës, as vetë Shën Agustimi. Puna më e keqe është se këta po ngulitin idenë se ‘kushdo që ndëshkohet nga kisha, duhet të dënohet nga shteti’. Kisha në këtë rast ka emrin e inatçorit apo banditit që ka hyrë në shtet e bën si Shën Agustin.

24 komente në “Vrasja e të pafeve, krimi presidencial dhe tentativa për t’i prerë kokën “Doçit të Doçëve””

  1. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER FRROK ÇUPI !! BRILANT dhe FANTASTIK si pèrherè i madhi FRROK ÇUPI i NDERUAR !! ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖???

  2. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER FRROK ÇUPI !! BRILANT dhe FANTASTIK si pèrherè i madhi FRROK ÇUPI i NDERUAR !! ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??? RESPEKTE pafund pèr PENÈN e ARTÈ té FRROKUT

  3. Liu Cakut says:

    Inteligjent Frrok Çupi. Raca Shqiptare sipërore. Kafexhiu do jet mbetje mongole.

  4. Bujar kapexhiu i isisit says:

    Tani e ka radhen bujar islamik kapexhiu,te pres koka sic ka prere salikimiku i 97tes….
    Ky komb po radikalizohet nga mbeturinat qe na la turqia jo pa qellim..
    Europa duhet ta izoloj kete rajon islamik qe furnizon isisin

  5. Ameriqiu says:

    Te na rroje Amerika (partia) dhe shoku president (me shokun enver), kshu thote frroku. O frrok, je shume i hallakat i lodh dukesh shume . E thoshe qysh ne fillim qe inatin e ke me presidentin ilir qeni, dhe mos numuro kokat e preme se fillimisht te takon te numurosh mijera femije qe vriten e ngelen sakartepe vendet muslimane nga bombardimet franceze me aleatet pa asnje kuptim. Prandaj o frrok dhe ti nje mut muti je. Ne shqipri kemi tolerance fetare kurse ti e muş muti futni fitilat si te zgjuar qe jeni. Lereni rahat popullin se ka 100 halle.

  6. Thanks, që shkruan . says:

    Bravo Frrok !

    1. Mesuesi says:

      Për hir të së vërtetës, një korrektim të vogël në shkrimin e zotit Çupi, padyshim perfekt! Albert Ainshtajni as që ka kaluar në Shqipëri, pa le të jetë strehuar apo mbrojtur nga ndonjë familje shqiptari. Është folur për ta paisur atë me një pashaportë nga Mbretëria Shqiptare, por nuk di si i shkoi më vonë filli asaj nisme. Ainshtajni shkoi në Amerikë.

      1. ppa says:

        O mesues, qe qenke kaq skrupoloz; rendesi ka fakti qe ai nuk u persekutua, por kerkoi ndihme dhe u ndihmua.

  7. Qwert says:

    Hahaha, merziten e rebelohet tjetri. Sepse shkrimi ka brenda figuracione e referenca. Me qe ai nuk i do, nis e shan. Por pak art sikur nuk i ben keq shkrimit. Disa qeshin e shijojne jeten. Disa nxijne e marrin jete. Ceshtje kulture.

  8. Ilirida says:

    Çka [email protected] ka Makroni me muslimanët,çka
    janë duke i bërë Makronit dhe Ch.Hebdo-së? A keni
    parë ndonji gazetë e vendeve muslimane të botoje
    karikatura të të shejtëve krishterë? Nga etika njerzo-
    re dhe respekti ndaj feve edhe në emër të lirisë se
    fjalës nuk duhet tallur të shejnjtit e cilës do fe.
    Qëllimi i Makronit(por me sjellje micron) është
    që të iritojë muslimanët në botë,sidomos kryetarin e
    turqisë Erdogan për të mobilizuar europën kundër
    turqisë që ti ndihmojë neogrekëve.I vetmuar Mak-
    ronit nuk ja mba b..tha se i hasë sharra në gozhdë.
    Edhe pak vjen 2023 dhe marëveshja e Lozanës
    duhet rediskutuar prandaj këto lijra luhen.
    P.S.Mendoj se B.Kapexhiu e ka thënë që të tër-
    heqë vëmendjen e opinionit të jetë pak në qendër të
    vëmendjes.VET NUK KURAJON TË PRESË KOKËN E
    NJË PULE PËR DREKË E JO MĒ KOKË NJERIU.

    1. Emigranti says:

      Parafoles darkord qe Makroni ka qellime politike po ashtu si dhe Erdogani, por mos me merr mua shembuj gazete te vendeve muslimane ku edhe liria e shtypit nuk eshte e garantuar, e jo me dengla te tjera. Ne vendet muslimane qe thua ti as te gjallet (presidente a kryeministra qofshin e me rradhe) nuk guxon te karikaturosh e te perqeshesh se shkon ne burg per te mos thene me keq. Kshuqe per ta thene troç fare, cfare m*t lirije kane keto vende qe po na i merr si shembuj? Kush eshte me perpara per ty Danimarka apo Arabia Saudite? Ti mos i perket asaj rrymes se mendimit ku thuhet se mbreti, udheheqsi nuk kritikohet se “i madhi” e di me mir dhe sben asnjehere gabim. Po jo i tille, nuk ke ndonje ndryshim me perkrahesit e Enverit ne shqiperi se dhe ata si ideologji fetare e jetonin Enverin.
      Mundohu te kuptosh njeher i dashur qe “shenjteria” e dikujt eshte subjektive dhe ndryshon nga kultura ne kulture, nga vendi ne vend, nuk eshte toka, uji, ajri, dielli apo nje element kimik. Njerezit duhet te respektojne patjeter njeri tjetrin si individ ne rradhe te pare por edhe identitetin e tij, ama nga ana tjeter kjo s’do te thot censure apo frike per te kritikuar dogmat fetare. Europa nuk do ishte kjo qe eshte sot po te mos i kishin dale kunder Vatikanit te gjithe ata qe paten kurajo madje lane dhe jeten nje pjese. Nuk mund te perdoresh vellon e “te shenjtes” per te hedhur poshte cdo lloj mendimi ndryshe apo satire per sa kohe nuk kalohet ne dhune. Bota nga perplasja e ideve ka krijuar moralin dhe ligjet qe ke sot. Nuk jane pjelle e absolutes.
      Eshte njesoj si te kesh nje person qe e do shume dhe do ti thuash nje fjale per dicka qe ti mendon se ai/ajo e ka gabim por per ”respektin” siç e konceptoni ju, eshte me mire heshtja. Une jam qe idete le te hidhen ne diskutim, cilado qofshin ato. Perparimi vjen si rrjedhoje. Kush thote, kjo qe te them une eshte ”hyjnore” dhe do besh sic them une, eshte njesoj si diktatori qe i thote popullit, une jam mbreti diell e do beni sic them une. Cdo njeri e vendos vet ne fund, çfare i duket me e drejte.

      1. Skender Beu says:

        Ke shkruajtur aq gjate po aq futja pordhes qe mesa kuptojme po na flet si nga danimarka, ku burri martohet me burre, o piiikaaaaa kultures. Kur ske dije eshte me mire mos flasesh. Vetem nje shembull po te sjell? Mendon se ka me shume kulture e civilizim ato vende qe ke pare ti me shume se Turqia? Mos diskutoni naivitete.

        1. Emigranti says:

          O ti qe ben sikur lexon, une flas per lirine e medias dhe lirine e shtypit. Sa gazetare jane burgosur ne Turqi? Sa ne Danimarke? A i ke pare sa librari, muze, shkolla me te gjitha kushtet dhe ne zonat rurale ka ne vendet Skandinave? O moj Shqypni e mjera Shqypni , meritojme skamjen dhe mjerimin kur kemi kisha e xhamia ne çdo fshat dhe shkollave ju pikon çatia.
          Ti o shok eshte njesoj si te flasësh ne rusisht me nje qe kupton vetem kinezçe. Unë them liria e shtypit dhe mendimit, ti thua martohet burri me burrë ne Danimarke. Ksaj i thonë fshati digjet, k*rva krihet.
          A medet nuk ecen para ky vend. Nuk mendon me i kriju mundesi femijës, me i kriju kushte qe neser te jet i punësum, po shikon si ato plakat neper dritare se kush i bie b*thës.

  9. taso kume says:

    SHqiptari e ka trasheguar ne shekuj bashkejetesen fetare,gje qe FRANCA nuk e ka dhe se ne SHQIPTARET u dhame te kuptonin ne SHANC ELIZE ,KU TRE perfaqesuse te tre feve ne SHQIPERI PARAKALUAN SI NJE TRUP I VETEM ne rastin e masakres qe bene fondamentalistet islamik,dhe ketu eshte çelsi se gazetaret e SHARLI EDOS i fusin te gjithe ne nje these si moderatoret dhe fondamentalistet , dhe me duket sa jane te ndergjegjshem per karikaturat qe bejne se sot punojne ne ilegalitet ,duke maskuar redaksine si nje istitucjon tjeter,gazetaret dhe MAKRONI QE THOTE LIRI E SHTYPIT DHE E FJALES DUKE SHARE fene e te tjereve sikur niveli kulturor i botes eshte njesoj si FRANCA. “KAFSHA” nuk kupton po i shave zoti te vret se ate nivel ka .

  10. Sheethead says:

    Francezet jetojne ne vendin e tyre, sipas kultures dhe ligjeve te tyre. Shkolla francese eshte laike. Nese nxenesi mysliman se duron dot laicizmin, te mos shkoj ne ato shkolle. Po jo te vras tjetrin. Nuk e ka fajin franca po myslimanizmi qe i edukon besimtaret me ndjenjen e dhunes.

    1. Anila says:

      Shume mire e ke, te mos shkoje ne France apo Europe po te shkoje atje ku ka vene e tij dhe ndjehet rehat.

  11. vade retro s* fare e keqe says:

    Sallate fjalesh ,pa lidhje Frrok si paske pij ilacet. Ky jeti here mire here keq here “shejtor” here djallzor por gjithmone lepires profesionist….

  12. Dull tropoja says:

    U nisem per xhenet
    Mbaruam ne xhehnem
    Shqiperi moj kucke
    C’na bere verhem
    Dum baben

  13. Dash says:

    Je ne rregull Frrok Cupi, per ata qe kane veshe te degjojne… Jam dakort me “emigranti”,, dikush me lart thote qe Turqia paska me kulture se Franca,… ne kete pike kot qe diskutojme atehere

  14. Liu Cakut says:

    Turqia po merret shume me Diasporen e sak she te vendeve te tjera ,kerkon ta riedukoje me idete e velllezerve myslimane. Ne france mund te kritikosh gene hindu, judaizmin e krishterimin por jo islamizmin.
    Shoqeria eshte bërë me e mire nga blasfemite ne thonjza, , duke pranuar kritikat.
    Pse islamizmin nuk pranoj si gjithe te tjeret te shikoje veten edhe our e kritikojne apo e karikaturojne?
    Pra ti me kritikon,une te vras. Kjo eshte parulla e Bujar koqes. Jezusi I madh ka thene fali o Zot se s dine c bejne.

    Po bujari duhet kallxu ne prokurori sepse bike ndesha me kushtetuten e vendit.

  15. O kaprixhi says:

    Turqia po merret shume me Diasporen e sak she te vendeve te tjera ,kerkon ta riedukoje me idete e velllezerve myslimane. Ne france mund te kritikosh gene hindu, judaizmin e krishterimin por jo islamizmin.
    Shoqeria eshte bërë me e mire nga blasfemite ne thonjza, , duke pranuar kritikat.
    Pse islamizmi nuk pranon si gjithe te tjeret te shikoje veten edhe kur e kritikojne apo e karikaturojne?
    Pra ti me kritikon,une te vras. Kjo eshte parulla e Bujar koqes. Jezusi I madh ka thene fali o Zot se s dine c bejne.

    Po bujari duhet kallxu ne prokurori sepse bie ndesha me kushtetuten e vendit. Ai kujton se eshte ne Turqi.Kapxhi = roje te dera

  16. dhembeli says:

    Kapexhiut (karikaturist) i doli kallai dhe tani nuk ka kallajxhi ta kallaise.
    Frroku e vuri ne dukje, dmth. i vuri nje prozhektor per t’a ndricuar,… nga brenda .
    Te lumte mendja Frrok Cupi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje