Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës

28 Tetor 2020, 11:36Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë uniforme një intervistë e shkuar e Jozefina Topallit, në kohën kur ishte kryetare e kuvendit dhe nr. dy i PD. Aty, ish zonja e hekurt e demokratëve masakronte Gazmend Oketën si dikë që u katapultua në parti, e deshi atë për poste dhe iku kur i humbi ato. Topalli shtonte me përbuzje se PD është parti e idealeve dhe jo e atyre që përplasin derën duke pretenduar se nuk ka demokraci të brendëshme, vetëm pasi u ndërpritet kariera.

Kush e ndjek situatën politike të tanishme e kupton lehtë se përse u zhvarros nga arkivat kjo video, pikërisht tani që Jozefina Topalli po përgatitet të konkurojë në zgjedhje me partinë e saj.

Ajo është kuadruar në sfondin e linçimit si tradhëtare e Bashës, e paguar prej Ramës, njeriu që do ti prishë punë opozitës dhe që po i shërben pushtetit në prag të zgjedhjeve.

Intervista e tetë viteve më parë po përdoret për të yshtur luzmën e militantëve ndaj dikujt që pështyma e hedhur lart po i bie mbi fytyrë, ndaj asaj që, përderisa nuk i përmbahet parimeve të veta të dikurshme, provon se sot po bën lojën e kundërshtarit.

Kësaj kryqëzate i kanë shërbyer edhe etiketime si ato të organit zyrtar të partisë, gazetës RD, e cila njëherë e përshkruante Topallin si vrasëse me pagesë kundër opozitës dhe herën tjetër e reshtonte në faqe të parë mes kukullave të Ramës.

Intervista që po i përdoret Jozefinës si mjet për të diskredituar qëllimet e saj të tanishme, nuk i shërben aspak linçuesve të saj. Ajo përpara se të dëshmojë që “zonja e hekurt” ka shitur shpirtin, nga që po vepron ndryshe nga ç’besonte dikur, tregon se sa mendje ngushtë dhe fanatik mund të bëhet kushdo kur e kufizon lirinë dhe gjykimin e tij brenda mureve të militantizmit partiak.

Personalisht unë ndihem shumë më pranë Jozefinës së sotme, sesa Topallit të djeshëm, duke qenë gjithmonë kundër hordhive që dikur ajo i ndërsente ndaj tradhëtarëve të partisë e që tani, si trashigimtarë të denjë të së njëjtës mendësi, i janë përveshur asaj.

Këto lloj turmash ekstremiste nuk kanë as memorie, as logjikë.

Eshtë e kotë që përballë tyre të ngresh disa pyetje.

Po si është e mundur që të besoni se Topalli qenkësh shërbëtore e pushtetit, kur ajo u bë e para grua që u përball me të dhe kriminilët e tij në parlament?

Po si mund të thoni sot se ajo po i prish punë PD-së, për sa kohë nuk folët asnjë fjalë kur Basha e largoi brenda natës nga partia si një relike të pavlefshme?

Po si mund të të rezultojë tani pengesë, përçarëse, fajtore për humbjen e mundshme të së ardhmes, ajo që vlerësuat se nuk hynte më në punë?

Po si mund të imagjinoni se firmos në borderonë e Ramës, kundër Bashës, kur, pikërisht ajo, u nxor nga politika në mënyrë skandaloze dhe antidemokratike, nga pakti okuli i këtyre të dyve, që polli më pas dhe disfatën e PD-së?

Doni të besoni tek justifikimi se ajo u spastrua bashkë me Patozin, Boden, Imamin, Bregun, Rulin ngaqë ishin pjesë e mëkateve qeverisëse të së shkuarës? Bëjeni, por atherë duhet të gjeni shpjegim për prezencën e Sali Berishës.

Doni ti kërkoni koherencë dhe ti kujtoni mënyrën se si ajo është sjellë me të larguarit e dikurshëm nga PD? Askush nuk iu ndalon. Por kjo nuk i bën nder as të shkuarës dhe sidomos as të ardhmes së kësaj partie.

Doni ta kërcënoni të mos hapë gojën dhe të bindet kokëulur për padrejtësinë që iu bë, në emër të shtëpisë së përbashkët? Eshtë e drejtja juaj. Ama, ngjan pak si absurde të amnistoni fajtorin dhe të predikoni sakrificë nga viktima.

Natyrisht është e kotë të rekesh ta bësh këtë debat me ata që refuzojnë apo përtojnë të mendojnë. Por stimulimi i këtij dialogu është me vlerë për pjesën jo militante të shoqërisë.

Ajo duhet ftuar të reflektojë se e drejta dhe e vërteta absolute nuk gjendet vetëm brenda selisë së partisë. Se ai që ka vulën nuk ka me vete domosdoshmërisht edhe arsyen. Se jo gjithmonë të qenit në opozitë është simbol i moralit dhe cilido që i kundërvihet linjës së saj zyrtare është i shitur apo tradhëtar.

Pikërisht linçimi, i frymëzuar nga qendra, që po i bëhet Jozefina Topallit është një sinjal i keq i mendësisë autoritare që ekziston, jo vetëm në krahun e pushtetit, por që tenton të imponohet edhe brenda opozitës.

Në këtë kuptim, ky është një ogur i trishtë për të gjithë ne. Historia e afërt përbën paralajmërimin e asaj që mund të ndodhë nesër.

Edi Rama që është sot nuk mbiu nga qielli. Ai u farkëtua edhe gjatë kohës kur qe në opozitë.

Kur dikush e kritikonte për spastrimin që i bëri PS, atë e etiketonin si shërbëtor të Berishës. Kur dikush ngrinte zërin për shndërrimin e një partie të majtë në një grup biznesmenësh milionerë, ai fshikullohej se donte të hiqte vëmendjen nga Gërdeci dhe 21 janari. Kur dikush fliste për mos largimin pas humbjes në zgjedhje, ai shpallej si tradhëtar i zemrave socialiste.

Dhe këshu arritëm sot tek pushteti i pakufishëm i një të marri, pa fre dhe pa kontroll. Përfunduam këtu edhe për arsyen se e farkëtuam opozitarizmin si privilegj të një njeriu të vetëm dhe anatemuam këdo që predikonte një rugë të ndryshme nga e tija.

Rasti Jozefina Topallit është sinjali i paralajmërues i përsëritjes së kësaj historie fatkeqe.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast për qëllimet e saj. Askush nuk e di se sa ështe ajo e motivuar nga parimi apo nga mëria, nga dëshira për të bërë mirë apo nga instikti i hakmarrjes. Askush s’është në gjendje të thotë nëse ka peshë ti prishë punë PD-së, apo ta forcojë opozitarizmin.

Por, ama një gjë është e sigurtë, fushata për shpalljen e saj armike, as nuk i fsheh problemet e opozitës, as nuk e mbulon dot spastrimin antidemokratik të katër viteve më parë.

Për më tepër ajo prodhon efektin e kundërt.

Ajo, në rastin më të keq për PD, parathotë një fat si ai kur Topalli denigronte Oketën, ndërsa në rastin më të keq për shqiptarët, paralajmëron ardhjen e një lideri të pagabueshëm, që ka triumfuar mbi tradhëtarët.

17 komente në “Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës”

  1. ... says:

    të qoftë lincimi nonën

  2. vlora says:

    Ekishim fjalen per sjelljen e PD ndaj Jozefines,pse hyri Edi Rama?Apo Rama eshte garnitura e perditeshme ne pjaten e ketij gjobaxhiu.Ky duke e permendur ne cdo kohe vend e pavend Ramen padashje i ben nje sherbim te madh .I rit vleren me shume se ce ka

  3. Vicidoli says:

    Doli prap ky dordoleci qe trem zogje na shpifi paska qene me te vertet idiot,oZ Mero do me diskritua kete hajvan(gomare)qe i boto shkrimet e tij

  4. pjeter says:

    Po ti shofesh Bushat Andit titujt e shkrimevete tij,pse-ja e tij mbizoteron si pyetje edhe si pergjigje.Pse Bushati eshte kaq tope? eshte pyetje qe te vjen natyrale.

  5. Goni says:

    Aaa tani po sheh problemet brenda opozites. Ti qe lincon kedo qe guxon te shohe brenda kopese se opozites rreziqe edhe me te medha se brenda kopese se Rames. Ore bylmez nuk ndahen njerezit ne opozite ose pushtet, ndahen ne barbare dhe te civilizuar. Si shpjegohet qe gjithe barbaret gjejne veten te PD? e ke pyetur veten? Apo ty nuk te mjaftuan 50 vjet Bllok qe te pakten te heqesh zdromjen prej barbari se nga Kuci Vlores vjen dhe ti

  6. PD says:

    E drejte, por per sa i perket pushtetit absolut te Rames eshte shume siperfaqsore ti gjesh motivet vetem ne PS dhe oreksin e tij.
    Pushteti absolut i Rames bazohet mbi te gjitha ne tatepjeten perfundimtare te PDse berishiste qe mban peng opoziten edhe kur gjykimi masiv i shqiptareve, i aleateve dhe i historise e ka hedhur ne gropen e jashteqitjeve. Ti ofrosh shqiptareve ne shek e 21, berishizmin tribal si te vetmen alternative qeverisese, eshte e tmerrshme. Por nuk eshte vetem opozita! Edhe ” intelektualet e pavarur” alla Lubonje ose gjitholloget e tallavase sic thote populli, kane degraduar ne veglia te paguara te Shkerdhenit. 30 vjet qe mbajne peng mendimin e lire, sot Jane po aq te konsumuar, intrigante, mafjoze dhe gjobaxhi per te mbeshtetur ndryshimet historike. Rrenimi politik dhe mbyllja e ciklit te Berishes e solli qe ndryshimi te niste nga PDja, por askush nuk u ndie, perkundrazi te gjithe ju nenshtruan pareve dhe vullnetit te berishajve., qe vazhdojne te mbajne si Tok te Xanun partine me ane te nje kukulle teveqele.
    Pra Berisha per te ruajtur paprekshmerine nga krimet e tij, lulrshtrydhja e tij teveqele, gjitholloget e tallavase, mediat gjobvenese, i dhuruan me pakt pushtetin Rames. Histeria, antiRamizmi, sharjet, hakerrimet e te gjitheve ndaj Rames jane vetem teatri i duhur qe te shiten per opozitare te tij. Teater qe Rama e ushqen me prezencen e tij mediatike te perditshme “perballe” tyre.

  7. Albanistan says:

    Felliqesiren politike PD e ka kuptuar i madh e i vogel. Akoma se ka kuptuar Andush Bibilushi. Germo Andi germo. Mbase do gjesh Saliun e ngordhur ne ndonje cep. [email protected] me zile

  8. Shqiptar says:

    O bushat nese te ka ngele sadopak gje prej mbiemrit…ti e di qe ajo kerkon varrosjen e lulit si kryetar pd e meqe nuk e arriti me imamin pa din e iman do ta beje me mikun e saj rama…le ta krijoje ramaparticken e saj e tja marre pd lulit me vota ca te blera e ca tedhuruara nga rama…kur hyn pa rregulla ne pd nuk e hapi gojen kur qerohet pa rregulla llap…nuk shoh amoralitet ketu…kjo me berishen kane penguar kercenuar largish e asgjesuar cdokend qe ju bente hije…eshte tipike enveriste si gjithe tjeret per pushtet…pd ne kohen e saj kurre nuk ka qene demokratike….

  9. Patriot says:

    Bushat artikulli jote mbaron tek fjalia kur peshtyne larte nje dite do te bjere ne futyre. Josefina del nga PD Oketa hyne ne PD. Ky paradoks ne PD ka 30 vjet, prandaj PD nuk ka nje elektoral stabel.

  10. Martin says:

    ZEUSI i Trustit te “Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes” eshte zemeruar keq.
    Uroj qe Jozefina Topalli te mos pesoje fatin e Sokol Olldashit!

  11. Temali says:

    Nje korrigjim te vogel ne lidhje me ate cfare ke shkruar o nipi i H. Kapos. Rama eshte frikacak dhe potencialisht i korroptuar por ama zgjedhje nuk ka humber qe kur eshte zgjedhur ne kry te PS. Zgjedhjet parlamentare te 2011 dhe ato vendoret 2 vite me vone nuk i ka humbur. Bashkine e tiranes e moret me 12 vota me pak (kjo tregon se si e kuptoni demokracine ju komunistet bluh) andaj pse te largohej Rama? Ne te kundert, Basha i ka humbur te gjith zgjedhjet dhe madje shum thelle por nuk eshte larguar. Ik ore legen burre.

  12. E verteta e hidhur says:

    si keni nerva te lexoni kete kelysh komunisti e sigurimsi te felliqur

  13. Ilir says:

    Ky eshte analisti me racional i politikes ne Shqiperi.

  14. BUJARI JU DEGJON says:

    Te tremb lincimi i Jozefines?…
    Je dakord me Jozefinen dhe kundra Topallit?…
    Ore idiot i dobishem i Saliut,pse behesh qesharak?…
    Kur Luli largoi Jozin a shkrove dicka ne mbrojtje te saj?…
    Ike mor palaco zhduku nga gazeta e nderuar “Tema”!…
    Felliqesire ne kuptimin e vertete te fjales…

  15. Loni says:

    WTF! Po Edin pse e pernend o kelysh komunistesh…Nuk le rast kazani pa hedhur helm mbi Edin….po topet do ti rruash!

  16. iksi says:

    O Bushati , e dhjeve , e bane lamsh ket pune . Diku shan Lulin diku Jozefinen po Ramen si e fute ketu pa lidhje . Sipas argumentit qe perdore per te share Ramen kete argument e ben pozitiv per Luĺushin tend .

  17. kastro says:

    Ti Bushat,kur do,edhe i afrohesh realitetit dhe i jep hakun te drejtes! Por duhet thene,se Topalli,ka me shume xhinde,se realizem,ajo nuk ja fal Lusit,zbythjen qe i beri.Mbase ka te drejte,por ka qene gjithnje ne dakortesi me shefin e te keqes,Sale ziun,ate nuk e ka atakuar kurre.Kurse sot,me levizjen e saj,duket se po i heq nje tulle tjeter partise,pasi ajo mund te faktorizohet ne Veri,ku ka pelqyeshmeri….Ajo qe duket qarte,eshte se ajo parti,perfshi dhe Jozin dikur,eshte nje amalgaame me shumice te pagdhendurish,pasunaresh,sheikesh,kurvaresh e gjakataresh dhe si e tille duhet shkermoqur edhe ca,deri ne riformatim,pa babain shpirtetor,se pari!Ndryshe,do vazhdoje te vertitet neper shkretetire !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje