Heshtja e liderve të Prishtinës dhe Tiranës pas fjalimit të Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë

29 Tetor 2020, 14:49Blog TEMA

Nga Enver Robelli 

Shaip Kamberi, deputet, aktivist shumevjeçar i te drejtave te njeriut dhe dikur korrespondent i mediave te Prishtines nga Bujanoci, mbajti dje nje fjalim te mire ne Kuvendin e Republikes se Serbise ne Beograd. Fjalimi tashme ka qarkulluar ne media ne gjuhen shqipe, ata qe dine serbisht mund ta degjojne edhe ne youtube.

Fjalimi u prit me nervoze nga pushtetaret shoviniste serbe te Vuçiqit dhe Daçiqit, ndersa qarqet liberale ne Serbi e lavderuan per qartesine, retoriken, argumentet e shprehura. Natasha Kandiq shkroi: “Pas fjalimit te Shaip Kamberit po marrre fryme me lehte”. Fjalimi i Shaip Kamberit demaskoi jo vetem politikat diskriminuese serbe, por shpalosi edhe deshtimet dhe mosinteresimin shumevjeçar te qeverive te Prishtines dhe Tiranes per fatin dhe te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves.

Çuditerisht pas fjalimit te Shaip Kamberit nuk reagoi me deklarate perkrahese asnje lider institucional ne Prishtine dhe Tirane. Nuk reagoi asnje lider partiak. Ndoshta per shkak se te vertetat qe i permendi Kamberi jane te pakendshme edhe per disa lidere te Prishtines dhe Tiranes, te cilet prej vitesh propagandojne nje afrim me regjimin e Vuçiqit.

Ndoshta disa lidere te Kosoves dhe Shqiperise nuk e perkrahin Kamberin per shkak se fshehurazi adhurojne ate qe ka arritur Vuçiq ne Serbi: nje parlament pa opozite. Dhe ku shefi i vertete i opozites eshte Shaip Kamberi, i cili me fjalimin e tij dha sinjal se nuk eshte politikan kukull qe manipulohet per interesa te bajraktareve politike te Prishtines dhe Tiranes.

Fjalimi i Shaip Kamberit do te duhej qe se paku mediave te Prishtines t’u sherbeje si rast ideal per te raportuar me shume mbi gjendjen e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Nga Prishtina Bujanoci eshte rreth 70 kilometra larg. Ne Kuvedin e Serbise Shaip Kamberi foli edhe per dy milione shqiptare te Kosoves, duke permendur krimet e medha te Beogradit dhe varret masive me shqiptare madje edhe para portave te kryeqytetit serb.

11 komente në “Heshtja e liderve të Prishtinës dhe Tiranës pas fjalimit të Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë”

  1. Tirana says:

    ………kurajoz……i vendosur….per te treguar te verteten…

  2. Ideali says:

    Dhe jo vetem… Kam kaluar disa ore, nje mbremje me te. Ata shqiptare atje jane nen nje represion te eger dhe diskriminues nga mentaliteti serb i te qenit padron te Ballkanit. Te lumte Shaip. Zonat tuaja jane braktisur dhe po cpopullohen. Asgje me pak se genocid. Keta tanet dhe ata te Prishtines, jane ne gare kush te vjedhe dhe te abuzoje me shume. Jetojme svetenimin e shoqerise, i barabarte me vdekje.

  3. Visi says:

    Ishte një fjalim epik në parlamentin e Serbisë.
    Askush deri më sot nuk i ka demaskuar më mirë pushtetarët Serb në mes të Beogradit.
    Këtë e dëshmoi më së miri paaftësia e Daçiçit që ta kundërshtojë qoftë edhe një argument që solli Shaip Kamberi.
    Një BRAVO e madhe ,sadoqë dyshoj se e ka shkruar vet.

  4. Eno says:

    Po si ta kuptojmë fjalimin kur nuk botohet në shqip?!

  5. Ladi says:

    Po pse do te reagojne fqinjet se cfar flet apo demaskon nje depytet ne parlamentin e vet? – Apo jeni mesuar me politikanet greke qe fusin hundet ketu dhe ju duket nje model per tu ndjekur??!
    Kam pershtypjen se autori i shkrimit me shume provokon se sa ju qan hallin shqiptarve!!??
    Jane nje takem prozatoresh dhe analistesh shqiptare jo shqiperie qe kan shume qejf te duken sikur sa mire i kuptojne gjerat??!! – dhe po te ishin ky takem kryeministra etj do ta kishin nxjerre ne drite kete vend me inteligjencen e tyre sublime!
    Keta kane vetem nje qellim: te merzisin dhe te shqetsojne sa me shume shqiptaret dhe njekohesisht te bezdisin sa me shume politikanet europiane…

  6. ?????? says:

    Shqiptaret e Shqiperise e te kosoves e kan menden me vjedhur te poshter si njerz

  7. Shpalosësi says:

    Robelli me kritike ne qiell me prapanica ne diell,
    Kush jane lideret qe po heshtin? Nga cila kohe lideret ne Prishtine dhe ne Tirane po heshtin? Nese do t’i permendni me emra, ju e dini shume mire kush jane, do ta shpalosni fytyren dhe karakterin tuaj tinzar. Ata qe kane njohuri te mira per rrethanat ne trojet shqiptare nuk pajtohen me juve. Une jam ai qe nuk pajtohem me juve. Ju i shfytezoni fjalimet e dikujt aq sa u nevojitet juve. Pra ju jeni nje “gazetar” i kamufluar, nuk jeni as gjysem- hulumtues. Une jam i mindimit qe artikujt tuaj nuk e meritojne te botohen ne gazeten TEMA .

  8. emigranti says:

    Do ishte mire te botohej ne shqip fjalimi I zotit Kamberi.
    Sidoqofte, demaskime te tilla te politikes serbe qe ne thelb nuk ka ndryshuar nga ajo e Miloshevicit ne permbajtje jane per tu lavderuar e marre shembull nga politikanet memece te Prishtines e Tiranes.
    Eshte edhe ne kushtetute mbrojtja e te drejtave te shqiptareve jashte kufirit.
    Gjithashtu sa kohe qe Shqiperia e Kosova do te kene si orientim ne maredheniet me fqinjet parimin e te qenit faktore paqeje e stabiliteti ne rajon, pra te pranojne per hir te stabilitetit cdo kerkese te fqinjeve qe na kane grabitur nder shekuj ne do te jemi te neperkembur e pa dinjitet.
    Vetem parimi I reciprocitetit I shoqeruar me luften ndaj korrupsionit e forcimin e institucioneve do te na ktheje ne gjirin e Europes se bashku dhe jo duke ju qare Serbise per njohje qe gjithsesi per cdo leshimi qe te bejme , nuk do te realizohet ( nga pala serbe ).

  9. GY says:

    Mbas shkrimit plot fantazi kunder Trampit, Enveri po na jep ment edhe per diskutimin e Shaipi ne Kuvendin e Serbise. Ne te dy rastet Enveri tregohet ekstremist. Ketu ka shume per te thene por vetem dua te theksoj se Enveri ne te dy rastet shet “Patriotizmin” e tij shume lire per tu bere udheheqes mbarkombetar. Ne rastin e pare Enveri kritkonte Trampin se pse nuk i tregonte vendin Serbit, sipas mendjes se Enverit, ne rastin e dyte po u tregon vendin udheheqesve si ketej dhe matane kufirit, pozites dhe opozites ne Kosove dhe Shqiperi se pse nuk hapin gojen. Enveri kerkon qe mbasi te mbarojme pune me Trampin, ti kethehemi Serbise. Eshte pak te thuash qe Enveri po transformohet ne nje iluzionist. Eshte pak te thuash qe ai nuk kupton si funksionon bota. Sipas mendjes se Enverit, meqe foli Shaipi ne Kuvendin e Serbise, ne si nje trup I vetem te hidhemi ne flake. Enveri gabon sepse Shaipi ngriti problemin e drejte te diskriminimit te Shqiptareve dhe Boshnjakeve ne Serbi, por nga ana tjeter kritika me e forte e tij ishte kunder pushtetit apsolut te Vuciqit ne Serbi qe ka eliminuar opoziten ne Serbi. Pra Shaipi ka te drejte te beje opozite ne Serbi, kur ajo mungon, por ne nuk jemi opozita e Serbise. Shqiperia ka politiken e vet dhe nuk mund te kethehet ne nje vegel shtojce midis opozites dhe pozites ne Serbi. Do ishte ndryshe sikur Vuciqi te fliste per persekutimin e “serbeve” ne Shqiperi, apo per shqiptaret ne Serbi. Enveri ngateron rradhen dhe sirane. Po keshtu edhe me Trampin ngateron interest politike ne Amerike me interest tona ne Amerike. Pra Enveri i kap problemet nga bishti. Ne duhet te perfitojme nga Amerika sepse nuk kemi si e detyrojme Ameriken dhe te bashkepunojme me Serbine dhe jo te behemi shtojce e udheheqesve lokal shqiptar ne Serbi. Me keto qe thote Enveri ne do behemi brenda nates, cudia e botes ku I Pari I Vendit duhet te beje sic thote i fundit i kasabase. Kjo shpikje qe na propozon Enveri ka nje emer qe quhet RRumpalle.

  10. Vicidoli says:

    Robabaell se sa here pjerdhe dikush duhet reagua sipas teje, por mos harro se sa here kane perkrahur dikend jane leshua kinezt duke thane jana komb koqovarr a si ke ndigjua ti

  11. Nexhmi Sulaj says:

    Burre trim e guximtare pasardhes i denje i trimave shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje