3 nga 6, formula e kandidatit Biden për të vulosur fitoren

2 Nëntor 2020, 17:46Blog TEMA

Nga Edaurd Zaloshnja

Mesatrja e sondazheve të ndryshme kombëtare tregon se kandidati Biden ka një epërsi prej 7.2% ndaj
Presidentit Trump në votën popullore. (llogaritur nga RealClearPolitics: https://www.realclearpolitics.com/epolls/2020/president/us/general_election_trump_vs_biden-6247.html ).

Sidoqoftë, presidenti në SHBA nuk përcaktohet nga vota popullore, por nga 538 elektorët e

Kolegjit Elektoral (secili nga 50 shtetet përfaqësohet nga elektorë të vet, në përpjestim me banorët e
çdo shteti).

Mesatarja e sondazheve lokale të shteteve të ndryshme tregon se gara reale do të përqëndrohet në 6
shtete: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Florida, Arizona dhe North Carolina (edhe shpenzimet e
fushatave rivale janë përqendruar kryesisht në këto 6 shtete).

Kandidatit Biden i mjafton të fitojë në TË
PAKTËN 3 nga këto shtete që të sigurojë TË PAKTËN 270 elektorë në Kolegjin Elektoral me 538 elektorë.

Në të gjashta këto shtete Presidenti Trump fitoi me epërsi fare të ngushtë më 2016, por sot kryeson
kandidati Biden në të gjashta (llogaritur nga RealClearPolitics:
https://www.realclearpolitics.com/elections/trump-vs-biden-top-battleground-states/ )

Sidoqoftë, vetëm në tri nga këto shtete, epërsia e kandidatit Biden është e theksuar: në Wisconsin
+6.6%, në Michigan +5.1%, dhe në Pennsylvania +4.3%.

Këto 3 shtete mund të bëhen edhe vulosësit e mandatit presidencial të kandidatit Biden, nëse humbet në Florida, Arizona e North Carolina…

2 komente në “3 nga 6, formula e kandidatit Biden për të vulosur fitoren”

  1. Oto says:

    1. Formula e pare eshte te genjesh sa me shume.
    2. Formula e dyte eshte te besh korrupsion sa me shume dhe ta mohosh ate deri ne vdekje.
    3. Formula e trete eshte te cosh ne demonstrata te zinjte dhe t’ju thuash vidhni dhe shkaterroni sa te mundeni sepse te bardhet jane rracista por jo Bidoni se ai eshte njeri i mire qe deshiron to sjelli socializmin ne USA.

    Karin ne bythe keni per te ngrene fare e keqe qe doni te merrni pushtet me cdo forme.
    Trump 2020!!!

  2. astrit shba says:

    C eshte ky reagim oto,ti je i kulturuar!Prit te jepet rezultati nga ato qe e shpallin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje