Familjet në çadra dhe pallatet e shembura nga tërmeti në Durrës, Rama: Vetëm rolin e virgjëreshës mos bëni këtu

5 Nëntor 2020, 11:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit, opozitës, lidhur me problematikën e familjeve që edhe një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, janë akoma në çadra dhe nuk kanë marrë zgjidhje për shtëpitë e shkatërruara.

Por këto raste, tha Rama, janë ato familje që nuk kanë pranuar të shkojnë në shtëpi me qira që ua paguan shteti, e të lënë tokën e tyre për shkak të punës që bëjnë në fshat.

Për këto familje theksoi kryeministri po nxitohet, ndërsa për pallatet e shembura në Durrës, tha se duhet një kohë më e gjatë për projektet inxhinierike.

“Ata që janë në cadra, që kanë dhimbje këta që u venë në cadra, ata janë në pjesën rurale, kanë qëndruar aty me dëshirën e tyre se nuk ndahen dot nga toka me të cilën jetojnë e punën me të cilën jetojnë e s’mund të bëjnë varavingo nga fshati në qyet, për ata kemi nxituar më shumë, ata po futen të parët, se shtëpitë e tyre janë më të lehta se pallatet që kërkojnë kohë.

E kuptoj mirë stresin e atyre që janë me pallate ds4 në Durrës, të cilët s’janë në rrugë, janë në shtëpi me qira e qiratë i paguan shteti, por ata duhet të kuptojnë që ndërhyrjet ne pallate do kërkojnë ndërhyrjen inxhinierike e specifike të detajuara, por janë qindra projekte të tilla që nuk bëhen sa hap e mbyll sytë.

Se kur i kanë marrë ato pallate sa kohë u është dashur nga koha që kanë bërë kontratën me ndërtuesin e deri te futja në shtëpi?”.

Rama në fjalën e tij akuzoi dhe opozitën në Kuvend, se janë “njësoj si ata”, duke e pasur fjalën për opozitën jashtë Parlamentit.

“Patjetër e unë e mirëpres cdo dalje këtu për tu distancuar nga ne dhe nga ata, por vetëm rolin e virgjëreshës jo, vetëm atë jo, dalja këtu me monologun e virgjëreshës ju lutem jo, jo se u bëmë shumë, shumë shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh të kemi akoma kaq shumë njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hëna.

Sikur s’kanë qenë këtu”, deklaroi Rama ne Kuvend!

1 komente në “Familjet në çadra dhe pallatet e shembura nga tërmeti në Durrës, Rama: Vetëm rolin e virgjëreshës mos bëni këtu”

  1. shijakasi says:

    je nje krye,,,, qesharak pret te dali pronari dhe pastaj te perfitojene ata te perhershmit TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje